Bilanci marramendës/ Deputetët nuk kursehen, 412 milionë lekë të vjetra vetëm për fluturime

Kuvendi i Shqipërisë harxhon 412 milionë lekë të vjetër vetëm për biletat e avionëve për deputetët. Në një raport financiar të Kuvendit, të cilin e ka siguruar REPORT TV, nxjerr në pah një tjetër detaj interesant.

Kuvendi, jo vetëm që do të harxhojë 412 milionë lekë për bileta, por këto para do t’i marrin vetëm tre agjenci udhëtimi, të paracaktuara, me marrëveshje.

Biletat, Raporti: Marrëveshja deri në 2019, s’tregohen agjencitë

Edhe pse raporti nuk tregon se kush janë këto tre agjenci dhe si janë përzgjedhur, ajo që thuhet, është se kjo marrëveshje e nënshkruar, nuk është vetëm për vitin 2017, por tre vjeçare, deri në vitin 2019.

Kryetari i ri i Kuvendit, dhe administrata e tij do të gjenden përpara këtij fakti të kryer që do të kushtëzojë financat dhe punën e tij për tre vite.

Fondin e marrin vetëm 3 agjenci udhëtimi

“Në Kuvendin e Shqipërisë specifike është udhëtimi jashtë shteti për shkak të aktiviteteve të shumta ndërparlamentare të delegacioneve të përhershme në organizatat Ndërkombëtare, të grupeve të miqësisë, udhëtimeve zyrtare, pjesëmarrja në Sesionet e KiE-së, etj.

Për këtë është nënshkruar marrëveshja kuadër për  blerjen e biletave me tre operatorë. Kjo marrëveshje është për një fond prej 41.2 milion e shtrirë dhe në vitet 2018 dhe 2019. Për vitin 2017 janë planifikuar 33.2 milion, ndërsa si 4 mujor janë shpenzuar rreth 5 milion lekë.

Shpërndarja e aktiviteteve nuk është e njëtrajtshme gjatë muajve të vitit, nuk mund të bëjmë krahasime me një plan katër- mujor, dhe duhet të theksojmë se viti 2017 është viti i një bojkoti nga opozita për gati tre muaj në këtë  katër- mujor si dhe  vit elektoral”-thuhet në raport.

Kuvendi tender 105 mln lekë për autovetura

Në të njëjtin dokument, thuhet edhe se Kuvendi është duke tenderuar blerje automjeti, me vlerë 105 milionë lekë të vjetër.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Bilanci marramendës/ Deputetët nuk kursehen, 412 milionë lekë të vjetra vetëm për fluturime”

  1. capi dhia says:

    Po per pederasti dhe pedofili sa eshte shuma e konsumuar nga Kuvendi = Haleja e Kombit.

  2. CMENDURIA E POLITIKES SHQIPTARE !
    PU-PU-PU-PU C’I PUNOJN ATIJ POPULLI KTA POLITIKANET ME FUNDERINA
    TE PLANET-IT
    MESIGURI QE NUK I JUSTIFIKOJNE DOT SI FLUTURIME PUNE
    SEPSE KUSH DO T’I PRES POLITIKANET HALABAKE TE KSAJ BOTE ?!
    SHETISIN ME GRATE E FA;MILJET OSE PSE JO SEKRETARET E TYRE DASHNORET
    JO PAK VIZITOJNE EDHE CAZINO-T E BORDELLOT E BOTES
    DHE CMENDURIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE BEHET PERFEKTE

    S’KAN FAJE – KUSH DO T’I KERKOJ LLOGARI ? NE ATE VEND TE KORRUPTUAR
    NE CDO QELIZE TE TIJ SHEJTANET E GJITHE INSTITUCIONEVE HEDHIN VALLE
    E POPULLI I DUARTROKET KUR I SHEF SI ATA PASUROHEN ME VILA MAKINA LLUKSOZE
    DHE I JAPIN NOJ BUZEQESHJE LOKALEVE SHQIPKAREVE
    QE NGA PROKURORIA E DERI KE GJYKATESI ME 8 -KLLASE E DIPLOME PLEPI
    JANE PJES E AHENGUT -PRA KUSH DO KUJDESET PER ATE SHTET -ATE POPULL KUR TE GJITHE
    NE HESHTJE LEJOJNE KTE MASKARADE -PER AQ KOHE SA SHIKOJNE QE KY POPULL
    MJAFTOHET ME ATE QE MERR AKOMA FRYM – DHE I BASHKOHET AHENGEVE TE POLITIKES
    PER NOJ GOT RAKI E BIRRE -PER KAUZAT E POLITIKES -POR ASNJIHER TE BASHKOHEN
    E PROTESTOJNE PARA INSTITUCIONEVE TE KTIJ SHTETI – PERSE FEMIJET E TYRE S’KANE
    PARE TE SHKOJNE NE SHKOLLE ;TE VIZITOHEN SI NJEREZ NE SPITALET SHQIPTARE
    TE KEN E GEZOJN JETEN SI GJITHE MOSHATARET E VET NE BOTEN QE NA RRETHON
    CMENDURI KE EMRIN SHQIPERI !
    BOTA KA SHTETE 100-Miljoneshe E I AFRON GJITHCKA PER TE JETUAR NORMAL POPULLIT TE VET
    NDERKOH QE SHQIPERIA KA VETEM 3 MILJON POPULL QE PER 27-VJET DO DUHEJ TE GJITHE
    TE JETONIN TE PAKTEN NE NIVELET ME TE ULTA EUROPIANE
    KUR DIHET SE ATIJ VENDI S’I MUNGON ASGJE MBI TOKE E NENTOKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *