Blushi nuk heq dorë, flet për opozitarizëm dhe bën thirrje për protesta: Të protestosh në Turqi nuk është e lehtë, po vështirësohet edhe në Shqipëri

Edhe pse forca politike e zgjedhur më 25 qershor nga populli nuk është dekretuar ende për katër vitet e ardhshme, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi
bën thirrje për protesta si i pa kënaqur.

Pas humbjes në zgjedhje, Blushi përmes një mesazhi më faqen e tij të Facebook, heq një paralele me situatën në Turqi ku flet për marshimin e lirisë.

Më tutje ai ka ironizuar PD-në, ndërsa shton se opozita këtu është bërë digë që mbron qeverinë nga populli i vet.

MESAZHI I BLUSHIT

MARSHIMI I LIRISË
Ky është Marshimi i Drejtësisë që po mbahet ne Turqi, ku qindra mijëra njerëz janë duke marshuar me ditë drejt Stambollit, për të protestuar kundër kufizimit të lirive dhe të drejtave të tyre.

Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet.

Megjithatë edhe nëse nuk përfundon. Marshimi i Lirisë do arrijë një ditë në Turqi. Sikur të isha turk sot do isha duke ecur. Si shqiptar shpresoj të mos ndalojnë. Liria nuk ka kufij dhe as fe.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...