Blushi nuk heq dorë, flet për opozitarizëm dhe bën thirrje për protesta: Të protestosh në Turqi nuk është e lehtë, po vështirësohet edhe në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe pse forca politike e zgjedhur më 25 qershor nga populli nuk është dekretuar ende për katër vitet e ardhshme, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi
bën thirrje për protesta si i pa kënaqur.

Pas humbjes në zgjedhje, Blushi përmes një mesazhi më faqen e tij të Facebook, heq një paralele me situatën në Turqi ku flet për marshimin e lirisë.

Më tutje ai ka ironizuar PD-në, ndërsa shton se opozita këtu është bërë digë që mbron qeverinë nga populli i vet.

MESAZHI I BLUSHIT

MARSHIMI I LIRISË
Ky është Marshimi i Drejtësisë që po mbahet ne Turqi, ku qindra mijëra njerëz janë duke marshuar me ditë drejt Stambollit, për të protestuar kundër kufizimit të lirive dhe të drejtave të tyre.

Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet.

Megjithatë edhe nëse nuk përfundon. Marshimi i Lirisë do arrijë një ditë në Turqi. Sikur të isha turk sot do isha duke ecur. Si shqiptar shpresoj të mos ndalojnë. Liria nuk ka kufij dhe as fe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Blushi nuk heq dorë, flet për opozitarizëm dhe bën thirrje për protesta: Të protestosh në Turqi nuk është e lehtë, po vështirësohet edhe në Shqipëri”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    hahahaha,po ata jane una facia una rraza……………..turq,pis miliet!

  2. Refugjati says:

    Mashtrues dhe hajdut që nuk të ka thënë asnjë puna e mbarë, akoma si një kancer i keq që do vetëm të përfitosh diçka për vete dhe asnjëherë për popullin, me gjithë ata që të qëndrojnë pranë jeni farzë e keqe

  3. Malsori says:

    o Blush!Mos na ca trapin o karierist dhe zemer zi i pa pare.Je si limon i shtrydhur,nuk te pj.erdh njeri tani.Hengre qyl tek PS-ja.Tani harro mushk Valaren se Ali Pashan e prene .U fshi nga politika Blushi bashke me Jozin.Ju tani jeni ne kazanin e lugatit Sali.Te fala nga Malsori-BostonM

  4. Rrok cubi says:

    Po ku je mor udheheqesi i madh,shpresa e shqiptarve,po pse na i shkove votat kot,po pse na mashtrove,po ku i ke votat qe na premtovee bejme ne pa ty,te lutem shume ,mos e ler rrugeve pa shprese,po dil rrugeve dhe merr ate qe nuk te dhane,se dicka do te japin,te pakten nder tre,do marresh ate me te gjatin,provo prape,mos u dekurajo.

Lini një Përgjigje te Rrok cubi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *