Deputeti i LSI-së thirrje qytetarëve: Ngrihuni ndaj oligarkëve. Përgjigjet Pendavinji: LSI të përmbahet

9 Korrik 2017, 16:55Politika TEMA

Vijion në distancë debati mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Deputeti i LSI-së, Ylli Shehu kërkon trajtim me dinjitet të qytetarëve, duke thënë se oligarkët po keqqeverisin duke vështirësuar edhe pushimet e shqiptarëve.

Ndërkohë, deputeti socialist i Korçës, Ilir Pendavinji thotë se LSI duhet të vetëpërmbahet në akuza, sepse është bashkëpërgjegjëse për qeverisjen.

Ai apelon që deputetët e LSI-së, sidomos ata më të rinjtë në moshë, duhet të bëjnë politikë të pastër dhe jo baltosëse.

Ylli Shehu

Si qytetarë, si taksapagues, si turistë, meritojmë dinjitet në çdo ditë tonën.
Meritojmë rrugë të çliruara për të shkuar në destinacion. Meritojmë trafik të kontrolluar nga Policia për të mos na ardhur dita e pushimit në majë të hundës.

Meritojmë ambient të pastër kudo ku jetojmë dhe jo tejmbytje nga mbeturinat nëpër plazhe.
Meritojmë roje bregdetare në çdo plazh që të moshuarit dhe fëmijët të mos na shuhen në bregdet.
Meritojmë qendra shëndetësore të lëvizshme aty ku turistët janë përqëndruar.

Meritojmë një kontroll cilësor të atyre çfarë na shesin në dyqane e restorante, që të mos helmohemi.
Ne meritojmë një Shqipëri që na do gjatë 12 muajve të vitit! Ndaj duhet tu kujtojmë oligarkëve të pushtetit se e kanë për detyre të na e bëjnë këtë atdhe të jetueshëm.

Kërkoni të drejtat tuaja. Denonconi problemet që hasni edhe gjatë ditës suaj të pushimit!

Ilir Pendavinji

Ne socialistët, nuk e kemi për zakon të fshihemi pas gishtit, aq më pak pas atyre që sot drejtojnë gishtit tregues kundër nesh, pa kuptuar se katër të tjerët drejtohen kundër vetë atyre.

Jo, jo! Ne mbajmë përgjegjësitë tona për gjithçka nuk kemi bërë mirë, sikundërse nuk i heqim asnjë presje gjithçkaje kemi bërë.

Opozitarët e nesërm, që sot vijojnë e qeverisin duke u mbajtur fort pas copës së tepsisë, duhet të presin pak përpara se të kacafyten drejt socialistëve.

Ne i dëgjuam shqiptarët, dhe po i dëgjojmë përsëri. Sepse me votën e tyre, ne i zëvendësuam partitë e copëtimit të pushtetit me qytetarët. Ne do të bashkëqeverisim me njerëzit, jo me partitë e interesave.

Ajo që pres në shtator, dhe me sinqeritet e uroj, është një aktivitet parlamentar, ku asnjë palë të mos baltosë tjetrën, por ku të gjithë së bashku të bëjmë një debat të shëndetshëm për t’i qeverisur shqiptarët më mirë.

Opozita nuk duhet ta bëjë për turp parlamentin, aq më pak të rinjtë e këtij parlamenti, duhet të jenë të përmbajtur, me etikë dhe më elitarë se ata të gardës së vjetër.

6 komente në “Deputeti i LSI-së thirrje qytetarëve: Ngrihuni ndaj oligarkëve. Përgjigjet Pendavinji: LSI të përmbahet”

  1. Robi says:

    Po ky me emrin Ylli Shehu, ç’pune ka me shqiperine, le te merret me Avganistanin, duket qe eshte shtetas avgan.

    1. Grigor says:

      Ha ha ha. Rob zoti kenke, kishte me thanë njaj shkodrani i mençëm
      Por, që të vijmë tek ky trapi. Filluan servilet e LSI te bejne gare kush t’i bjere ne sy çiftit Kokëmadhi.
      Por mire more njerez! Si nuk mesuan keta debilat??!!
      O ka share Sali Katunaro-kinezi Partine Socialiste, o nuk e ka share njeri. Kush e degjoi? Askush? Domethene nuk fitohen vota duke share Partine Socialiste. Por debili mbetet debil, pavaresisht nga perkatesia pertiake.

  2. ILIRET says:

    Sa u ngritem dhe ja shkerdhyem kurven qe ja njeh tan Shqipnia Ylli Shehyt…..

  3. Eemer says:

    Ky shpellari i parruar nga Kukesi, pse shkruan statuse per trafikun neper zonat turistike, ndotjen e plazheve dhe rojet bregdetare?! Ik re Stella shkruaj per malet, lumenjte dhe ju o pyje te gjelberuar!

  4. kaqi i zi says:

    e ki lafin kunder bllokut te haraqit nga video e priftit apo je qorru ne kok nga zhegu

  5. hori says:

    Po ke Te drejte o ish kanditat per deputet I lesh e lise prandaj dolet force e pare se ministrin e transporteve per 8 vjet e kishit ju si ne kualicionin me pd dhe me PS Edmond Haxhinasto dhe ministrin e drejtesise Naço – dhe Manjani ne dime me shume se ty buze qumesht ne nuk na I ngre dot pranfaj thote populli Ai mençuri shko bej shuren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje