Idrizi vazhdon “betejën” për mandatin në Tiranë, nxjerr dosjen: Kemi fakte, kam fituar

Mandati i Tiranës është i PDIU-së kemi të gjitha provat e patjetërsueshme. Kemi pamjet filmike të procesit të numërimit nga KQZ.”

Kështu shprehet kreu i PDIU Shpëtim Idrizi i cili deklaron i bindur se e ka fituar mandatin në kryeqytet në zgjedhjet e 25 qershorit dhe se vullneti i shqiptarëve ndodhet në kutitë e votimit.

Ai akuzon se në Qendrat e Numërimit ku PDIU nuk kishte komisionerë janë tjetërsuar votat dhe për këtë ka fakte, të cilat ndodhen në dorë të KQZ.

“Aty ku nuk kemi pasur numërues votat nuk janë pasqyruar. Rastet janë evidente dhe kemi vendosur ti bëjmë publike në KQZ.

Numri i votave që janë tjetërsuar e kalon numrin 37 të votave që na duhen. Kam evidentuar dosjen me të gjitha votat që janë tjetërsuar dhe që nesër do ia vendosim në dispozicion KQZ.

Në shumë procesverbale ka mos përputhje të votave në disfavor të PDIU duke rritur artificialisht pragun prej 3%.

Do i shkojmë deri në fund për të vendosur drejtësinë për mandatin. Iu bëj thirrje; kujdes kushdo që e ka ndërmend që të luajë me votën e shqiptarëve” u shpreh Idrizi përmes një deklarate për shtyp.

Kërkersa e PDIU-së do të shqyrtohet neser ne KQZ. Në Tiranë PS mori 18 mandate, 11 PD dhe 5 LSI, por PDIU ka ankimuar në KQZ për parregullsi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...