Blushi nuk dorëzohet: Ja si mu vodhën 18 vota në Tiranë

10 Korrik 2017, 15:46Politika TEMA
Blushi nuk dorëzohet: Ja si mu vodhën 18 vota në Tiranë

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka denoncuar sot vjedhjen e 18 votave të partisë së tij në dy kuti për qarkun e Tiranës.

Përmes një statusi në facebook Blushi thotë se ka qindra raste të tilla manipullimi.

Më tej ai shprehet se do të “padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re”.

STATUSI I PLOTË I BLUSHIT

JA PROVA SI U VODHËN VOTAT.DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA. SIPAS KQZ ZERO.

Më poshtë po postoj nje pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë.

Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit.

Ka qindra raste si këto te cilat do tja coj KQZ dhe natyrisht Gjykatës.

Do padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re.

A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetem dy kuti në Tiranë?

Po në gjithë Shqipërinë?

Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrveshja.Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38.

8 komente në “Blushi nuk dorëzohet: Ja si mu vodhën 18 vota në Tiranë”

  1. ZHULI says:

    HAHAHAHAAAAA HAHAHAAAAAAAA O SA KOM QESH

  2. kashi says:

    ik ore blushi mbushu

  3. Fredi says:

    Ku i ke provat o kaqol. Aty eshte vetem nje flete format A4 ku ke shkrujatur cke dashur. I merr njerzit per budallenj palaco.

  4. Alpini, Ore ju gazetar nuk keni me se ta mbushni faqet e gazetave dhe nje e dz Ben Blushit i paskan vjedh votat,Merruni me ndonje gje tjeter me aktuale per vendin tone,

  5. PPE says:

    Po ti bre Blush… sa poshte paske rene.

  6. Tralala says:

    Ben, perse s’u bere deputet, per ato vota? Perse duhet ajo parti o Ben, ktheje ne OJQ. Burre delenxhi.

  7. Labi Vlorë says:

    ??????????????

  8. Theo says:

    Ku qenka idiot fare, nga monitorimi filmik ai ka kuptue qe i kan vjedh 18 vota, idiotsi, qe te mbushet mendja o Beno, bej nje votim me kater antaret e familjes tende per te votuar per parti politike te ndryshme, ti te jesh tek kutia tek shtepia jote dhe do ti numerosh votat do te dalin 3 kunder teje dhe 1 pro. Kaq uri ke ti per tendera , sa qe ja kalon dhe Ilir Metes., Do te duhen edhe 8 vjet te pastohen plehra te tilla nga Shqiperia si Berishian, Bashian, Blushian dhe Metian. Rrofte vettingu per te cilin qartesoi popullin tone kush eshte shapi dhe kusht eshte sheqeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje