INTERVISTA/ Selami zbardh lidhjen "sekrete" të Bashës me Sorosin: Basha u tregua i ngrohtë me të, ja çfarë i tha kur e takuam bashkë

10 Korrik 2017, 17:00Politika TEMA

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami,  i ka bërë thirrje rivalit në garë, Lulzim Basha që të hapë partinë duke shembur murin e autoritarizmit.

Selami shprehet në një intervistë për Report TV, se ka edhe mbështetjen e Sali Berishës në garën brenda partisë.

Më tej ai tregon edhe arsyet se pse zgjodhi të kandidojë, ku kërkon gjykimin e anëtarësisë për vendimin e tij.

Ai ka sjellë për opinionin publik edhe disa detaje të reja lidhur me marrëdhëniet e Bashës me Sorosin.

Ka pasur një debat në PD me Bashën me dyer të mbyllura, çfarë ndodhi në Korcë?

Dëshira ime ishte për debat për të paraqitur platformat.

Kjo ishte përballja e parë?

Basha nuk pranoi debatet e hapura?

U befasova, pasi ne ramë dakord që të ishin të hapura debatet

Cfarë ka ndodhur, debati për lidhjet tuaja me Soros?

Ishte një pyetje për lidhjet personale, u përgjigja unë i pari. Është fondacion që ka vlera, i respektuar që do të forcojë demokracinë në vendet si Shqipëria.

Keni pasur komunikimin me Soros?

Jo e kam ndjekur nga larg. Nuk është në preferencën time, pasi është dicka e majtë. Ka dhënë edhe disa bursa. Ka pasur edhe disa sulme nga autokratët.

Një nga autokratët është edhe Berisha?

Kjo është dicka tjetër. Unë nuk kam hyrë në këto debatet e vjetra. Ky fonacion ka 20 vite në Shqipëri. Koha provoi që ata kishin të drejtë në forcimin e autoritarizmit në PD, por nuk kam kontakte të drejtpërdrejta. Bashkëshortja ime, Ilva Tare është në këtë fondacion, tani është kryetare e bordit, këtu filluan thashethemet.

Ju keni thënë që edhe Basha ka lidhje?

Kur Basha foli e portretizoi me ngjyrat më të errëta, por nuk tha që kishte marrë bursë. Unë për herë të parë Sorors e takova me Bashën para një viti, bashkë me Grida Dumën dhe Basha u tregua i ngrohtë me Soros dhe i shprehu shqetësimet për atë po ndodhte në Shqipëri. Aty dha edhe unë jam një njeri që kam përfituar nga bursa juaj. Dhe unë i them në takim, meqë ne duam të jemi të hapur thuaje edhe këtu që ke marrë një bursë, pasi sot është në krye të PD edhe falë asaj burse, por Basha e mohoi këtë gjë se unë isha aty.  Unë nuk jam pjesë e kësaj propagande, i thash bëre mirë që e falënderove.

Ndoshta ngaqë bëri foto me Trump?

Politika e jashtme amerikane nuk lëviz për Shqipërinë dhe në Shqipëri, nuk është se do të jesh ose me Trump ose me Soros, ato bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Debati ishte me dyer të mbyllura?

Unë nuk e dija, e dija se ishte me dyer të hapura. Unë jap dorëheqje dhe nga gara nëse nuk e ke thënë ti këtë, që e ke përfituar bursën dhe e ke falënderuar. Unë këtë standard kam edhe në jetën personale. Në rastin konkret Basha nuk është i vërtetë për rastin konkret, pasi e falënderoi Sorosin për bursën dhe në Korcë e mohoi.

Si e shikoni garën, a është e ndershme?

Është për të ardhur keq, që një garë kaq pozitive bëhet me refleksionet e kaluara. Zoti Basha hape garën, unë këto biseda që i bëj këtu i bëj kudo. Gara nuk është e barabarta. Unë ofroj vizionin  e ri. Basha e pati shansin e humbi, shqiptarët e humbën. Unë jam futur në këtë garë, por nuk dua ta thellojmë krizën.

Kritikët e Bashës mund të kishin ofruar edhe një kandidat. Pse u bëtë pjesë e garës kur iu duket e pa barabartë?

Sepse nuk është e përsosur, por le të gjykojë anëtarësia. Unë nuk bëj kritikë, por kur më sulmojnë iu them jeni të mirëpritur. Zoti Patozi ishte i mirëpritur në garë. Jam në të drejtën time për të shpalosur vizionin tim, pasi i sjell fitoren PD në zgjedhjet e ardhshme. Kam propozuar edhe një nen që nëse PD nuk del forcë e parë kandidati jep dorëheqjen.

Në këto vite iu kemi parë shumë pak, përveç reformës në drejtësi, por nuk ishit kur u votua Vettingu, ju keni qene shumë i tërhequr?

Kam qenë aktiv, kam bërë kritikë. Pas humbjes së PD në zgjedhjet lokale kam kërkuar analizë.
Edhe në 2013 Basha është përgjegjës, pasi drejtoi Tiranën. Kërkova mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por më është refuzuar. Kam qenë kritik në grup parlamentar. Edhe në OSBE kam pasur një përplasje me Serbinë për Kosovën. Kam bërë një debat me Dacic, por nuk kam qenë aktiv për gjërat e tjera, pasi kam pasur rezervat e mia. Kam folur për integrimin, kam kërkuar ndjesë për pronat. Fyerje nuk kam bërë, ndërsa në grup kam qenë aktiv. Reforma në drejtësi, kam qenë një nga arsyet që nga një bllok total shkoi në 140 vota.

Cfarë i vlerësoni zotit Basha?

Me reformë në drejtësi na dëmtoi, kjo ndikoi edhe te zgjedhjet. Basha ka bërë punë të mira, ishte lider që pata shpresë që do ta ngrejë PD, ka fituar edhe disa beteja, por ka dy humbje në faturimin e ti, në 2013 dhe 2017, humbje shprese dhe besimi.

Ju thashë që shqiptarët zgjodhën të keqen më të vogël në zgjedhje?

Marrja e drejtimit të PD nuk është qenie në vetvete. Përmbysëm diktaturën dhe e futëm në rrugën e integrimit Shqipërinë, por tani koha e ka lënë pas, po e nxjerr në një parti periferike. Unë jam besim se PD ditët më të mira i ka përpara, duhet të kthehemi te shtresat që i kemi braktisur. Qytetarët zgjodhën kundërshtarin tonë, nuk e quaj një alternativë të mirë, por duhet t’i përulemi vertiktit. Opozita e Bashës është e vjetruar. Unë dua tu them shqiptarëve që kam një mënyrë më të mirë, që është PD. Ramës do i kërkoj vetëm premtimet që ka thënë para 4 viteve për 8 vjet, unë do i tregoj edhe alternativë më të mirë. Debat me rininë dhe median dhe jo duke u fshehur me kasetë të gatshme. Hajde të diskutojmë cfarë frike keni? Gara është e pabarabartë. Vizioni i Bashës është i lënë pas, unë sjell vizionin perëndimor.

Basha ka thënë të mblidhemi të gjithë?

Por është më e përcarë se kurrë, por unë mund ta bashkoj mbi bazën e CDU gjermane, apo Republikanëve britanikë. Si mund të hapësh luftë civile brenda partisë tre javë para zgjedhjeve? Basha mban përgjegjësi që nuk arriti të mbledhë as Kryesinë dhe as Këshillin. Ku ke të drejtë të heqësh Topallin, mirë Selami që nuk paska qenë aktiv. Praktikisht e ka këshilli kombëtar, por të paktën nga ana njerëzore merre në tel dhe sqaroje. Kjo nuk ka frymë perëndimore. Hajde të ulemi u them kritikëve që ta bëjmë PD më të mirë. Mua më ra goja, por nuk e mblodha këshillin.

Si i keni parë qëndrimet e kritikëve të Bashës para dhe pas zgjedhjeve?

Unë them ndaj një pjesë të shqetësimeve të tyre, si për Bashën që duhet të jepte dorëheqjen. Është dicka gati gati krijon doza humori. Kur u mblodh kryesia, ky proces filloi të vinte edhe përfaqësuesi i tyre, unë mendova ta vazhdoj garën.

A keni komunikuar me kritikët e Bashës?

Po, patjetër. E ftova për një drekë dhe ndamë shqetësimet, por nuk iu përgjigja ftesës së tij për të mos kandiduar. Nuk ke pse më paragjykon, unë nuk po të paragjykoj ty. Gara është e pabarabartë, por ne do të dalim më të forta, po vendos gishtin në plagë, nuk asnjë armiqësi. Këtu nuk ka tradhtar, unë mendoj që të gjithë kanë vend, kur të jem kryetar do i afroj të gjithë me program vlerash dhe jo me vende pune.
Lista del nga xhepi i kryetarit, ky është fundi në një demokraci.

Mendoni se humbja erdhi edhe për elementë të tjerë të qeverisjes përpos problemeve në PD?

Unë mendoj që Shqipëria akoma nuk është në gjendje të bëjë zgjedhje me standarde. Zgjedhjet lënë për të dëshiruar, por nuk është justifikim për të lënë problemet tona. E pabarbartë ka qenë edhe në 1991 dhe nuk ka qenë para, por plumbat, por ne fituam. Unë nuk dorëzohem, të vij në krye të PD dhe vijojmë në pushtet që herën e parë, nëse nuk vij iki, është statuti aty.

Keni takuar Berishën, cfarë keni biseduar?

Jam takuar shpesh në këto vite. Ishte takim i iniciuar nga Berisha dhe ndamë këto shqetësime.

Iu mbështet?

Po patjetër që më mbështet. Bëri thirrje për bashkim dhe unë jam dakord. Ka vend për të gjithë.

A e keni listën e anëtarëve që do të votojnë?

Akoma jo, po punojmë.

Ju e dini sa anëtarë ka PD?

Nuk e kam kërkush nuk e ka. Unë nuk ngre dyshimin që në partinë time po vidhen zgjedhjet. Komisioni po punon. Unë kam përfaqësuesin tim, është një jurist i ri, Riza Gjura. Unë propozova ta bëjmë fushatë anëtarësimesh të reja, nuk e di pse mbahen të mbyllura. Mediat nuk i lënë, listat të mbyllura. Duhet të hapemi. Por unë vazhdoj, hajde ta bëjmë më të mirë.

Me fituesin do të kemi shtrëngim duarsh?

Ka qenë propozimi im, kushdo që futet në garë nëse nuk fiton të mbështesë tjetrin. Ia kam ëkrkuar Bashës për të vijuar betejën për të fituar zgjedhjet e ardhshme, uroj ta mbajë.

Keni komunikuar me Bashën në fushatë?

Po patjetër. Hape zoti Basha, shembe murin e “Berlinit” të autoritarizmit në PD, që të fitojë më i miri.

Faleminderit dhe iu uroj suksese..

Faleminderit do të shihemi si kryetar i PD…

2 komente në “INTERVISTA/ Selami zbardh lidhjen “sekrete” të Bashës me Sorosin: Basha u tregua i ngrohtë me të, ja çfarë i tha kur e takuam bashkë”

  1. Flamur Ndoka says:

    Po mire Patozi,Basha,Rama,Sala,Jozi,dhe analistet famoze albanistanas,bejne gjoja analiza,pse humbi,pse fitoi,etj etj?Keta keshtu i takon te flasin,se ushqehen me kete pune,por nje gje qe edhe politikanet dhe analistet e dine,kjo eshte pune amerikane.Gjithçka ishte film me ngjyra,qellimi ishte Lsi te shkoje tek drute,Sales pak presion dhe te rrij urte,as gëk as mëk,sic po rrin,Rama fiton bindshem dhe kaq.Lulin nuk e llogarisin fare,flasin me Salen.Me nje fjale,rrini te qete,Luli fiton ne Pd,por Pd-ja behet si karroca Dylit,Lsi-ja çmontohet komplet,kaq,jeta vazhdon.

  2. Niko Shpiragu says:

    Shume fjale por asgje. Ky, nga eto qe thote, eshte peme pa kokra. S’paska vision fare. Flet si babaxhan dhe nuk thote asgje se cfare do te beje ndryshe . E cuditeshme, komplet analfabet. Turp ne menyre te vecante per gazetarin qe ka humbur kohen me te. O zot ( edhe pse nuk besoj tek ty) si ka mundesi qe njerez si ky me emrin Eduard kerkojne te drejtojne Opziten kryesore shqiptare dhe hedhin tymnaja se do te fitojne zgjedhjet e ardheshme. Mendoja se Majko ishte fare pa bagazh, por tani zbulova nje tjeter qe eshte shume me i paditur se ai. Eh sa te tille mund te kete dhe ne nuk i njohim. Fjalet e tij per te rrethuar Skraparin e te tjera krahina me tela me gjemba i kam marre si lapsus te tij. por tani jam i bindur se ato kan qene bindje te tijat, mbasi vetem njerez si ky mund t’i thone ato. Duke i degjuar, te gjithe drejtuesit e PD jane te te njejtit kallep me kete, me perjashtim te Berishes qe per hir te se vertetes eshte politikani me i afte ne Shqiperi. Sikur Berisha te ishte per se mbari, edhe Shqiperia do te ishte mire, por c’e do se ai eshte gatuar perseprapthi. Jemi pa fat se edhe pse vendi yne ka shume intelektual te mire, ne politike kane shkuar te gjithe gjysem injorante, me perjashtim te Berishes, Por sic e them me lart, ai edhe pse esht i ditur, nuk eshte per ne. Shikoni tek partite e tjera ju lutem dhe me kundershtoni: Iliri, ose i ashtuquajturi Like Floriri eshte vetem nje pazarexhi dhe asgje tjeter dhe nuk besoj se ai mund te kete lexuar te pakten nje faqe libri gjithe jeten e tij. Tek PS jane mbledhur disa politikane qe i bejne fresk vetem te parit te tyre, kaq dhe asgje tjeter. I pari i tyre eshte gjysma gjel,gjysma njeri. Ai perfiton nga elektorati i majte qe gjthmone ka qene dhe eshte shumica dermuese ne vend. Ky elektorat per hir te vertetes eshte paqesor dhe kete e shfrytezon me se miri ky i pari per ti varur dhe tundur kembet per qejf ne qafen e tyre. Krijon vete teza te majta dhe te djathta dhe i bashkon ato sipas rradakes se tij, ua servir atyre qi i bejne fresk dhe ata i miratojne pa bere ze fare, bile me duartrokitje. Keta derezinjte e kane edhe nga halli , por edhe nga qejfi: nga halli se ai eshte arrogant me ta dhe nga qejfi se keshtu mund te mbajne ofiqet e tyre. Sic te gjithe ata qe jane arrogante me vartesit dhe njerezit e tyre, edhe ky eshte servil me ata qe s’jane me te (d.m.th qe s’ja varin) dhe sidomos me ata qe vijne nga jashte, te cilet i ka si perendi. Mund te vazhdojme edhe me te tjere, por c’na duhet kur ata jane te te njejtit lloj me keta qe permendem. Megjithate kjo interviste ne kete gazete beri efektin e saj: bylmezi e tregon vehten e tij nje dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje