Zuckerberg, një mld stërlina për Tottenhamin? Por klubi përgënjeshtron

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Merkato verore e futbollistëve dhuron shpesh goditje të fuqishme të skuadrave më në zë dhë futbollistëve më të shquar. Por kjo e këtij sezoni duket se ka dhuruar “bombën” më të zhurmshme, edhe pse aktualisht është në kuadrin e fjalëve.

Mark Zuckerberg duket se synon të blejë ekipin e Tottenhamit dhe të futet në botën e futbollit.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga shtypi britanik, sipas të cilit, drejtuesi i “Facebook”-ut pritet të jetë në krye të një konsorciumi investitorësh amerikanë, ose më saktë shoqërisë “Iconiq Capital”, me seli në San Francisco, që është e gatshme të ofrojë një miliard stërlina.

Sipas “Daily Express”, pronari i “Spurs”-ave, Joe Lewis nuk ka aspak ndërmend të shesë aksionet e tij, pikërisht këtë vit kur Tottenham do të marrë pjesë në edicionin e radhës të Champions League, e për më tepër që po ndërton edhe stadiumin e ri, që do të jetë gati për sezonin 2018-2019. Pikërisht për këtë arsye, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino do të jetë e detyruar t’i zhvillojë ndeshjet si vendase në mitikun “Wembley”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *