Cikalleshi nuk do të vazhdojë me Akhisar

11 Korrik 2017, 17:02Sport TEMA

Sokol Cikalleshi do të rikthehet te Istambul Basaksehir përkohësisht për të mësuar të ardhmen e tij. Bomberi shqiptar që gjatë pjesës së dytë të sezonit u huazua te Akhisar Belediyespor, nuk do ta vazhdojë aventurën te kjo skuadër.

Pavarësisht tentativave të presidentit të Akhisar, Hussein Com për ta mbajtur sulmuesin në skuadrën e tij, mesa duket bisedimet me klubin kryeqytetas kanë dështuar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke që konfirmojnë mbylljen e bashkëpunimit mes Cikalleshit dhe Akhisarit.

Në këtë mënyrë, klubi që siguroi mbijetesën mes më të mirëve të Turqisë edhe falë kontributit të lojtarit shqiptar, ka nisur kërkimet për të afruar një sulmues tjetër. Në këtë mënyrë, 26-vjeçari shqiptar që në 14 ndeshje shënoi 7 gola, do të bashkohet me Istambul.

Gjatë ditëve të ardhshme, klubi kryeqytetas do të vendosë për të ardhmen e tij, por nuk përjashtohet mundësia që bomberit nga Kavaja t’i jepet një mundësi për të synuar vendin në formacionin e parë të Istambul Basaksehir që e mbylli sezonin e fundit në vendin e dytë të klasifikimit./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje