Dega mohon revoltën e demokratëve të Korçës ndaj Bashës: Lajm i rremë! Se ka firmosur asnjë peticionin

11 Korrik 2017, 18:18Politika TEMA

Partia Demokratike e Korçës ka mohuar se anëtarët e saj kanë firmosur peticion për anulimin e garës së 22 korrikut dhe zbatimin e statutit për mënyrën se si do të mbahen zgjedhjet.

 

Pavarsisht dokumentit të publikuar në media i cili është nënëshkruar nga mjaft individë, PD Korçë mohon se ka pasur ndonjë iniciativë të tillë.

Sipas tyre 2500 anëtarët janë kontaktuar dhe kanë mohuar se kanë firmosur peticion për anulimin e zgjedhjeve.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë dhe peticionin e nënëshkruar.

DEKLARATA E PLOTË

Me shume keqardhje por ne respekt te atyre 2500 anetareve dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer, me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik, qe tashme eshte bere mode e shemtuar e demokracise.

Dje, nepermjet portaleve dhe mediave, PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion i strukturave te kesaj dege!

Lajm totalisht i rreme! Strukturat e kesaj dege, nga seksioni deri ne kryesi, shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni.

PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri i tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexur asnje resht te shkruar. Ka gjithashtu edhe raste kur emri, mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare, pra nje fake nees i vertete! (fenomen)

Per keto arsye, Partia Demokratike Dega Korce, distancohet nga cdo peticion, fletushke apo trakt i tipit komunist, i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.

Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce, me vendimin e saj te dates 09/07/2017, mori persiper pergjegjesine e organizimit te ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor.

Vendimi i Kryesise te Deges u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr. 1 dt 4 Korrik 2017, Udhezimit nr. 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr. 61 date 07 Korrik 2017 te PDSH-se!

1 komente në “Dega mohon revoltën e demokratëve të Korçës ndaj Bashës: Lajm i rremë! Se ka firmosur asnjë peticionin”

  1. spartaku says:

    Mortja qe nuk i hengri keta te pd-ke.Parti qe ne perberjen e saj ka ujqer te terbuar.Mbajeni.T’ju rroj Basha e t’a kini me shendet.Ai di ja leroi nene kesaj partie.Do e kuptoni,por do jete vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje