E rrallë/ Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit

Shkodra, që gjithnjë ka qenë një nga qytetet më arsimdashëse dhe të shquara për kulturën qytetare e artin, ka pasur shkolla që në shekullin XIII.

Dëshmitë e ekzistencës së këtyre shkollave na vijnë nga arkivat e françeskanëve.

Sipas studiuesit Sami Rrepishti, shkollat e para në gjuhën shqipe janë hapur në veri të Shqipërisë nga klerikët katolikë.

Dhe pikërisht në Ulqin në vitin 1258, në Durrës në vitin 1278, në Shkodër në vitin 1345 dhe 1359, në Tivar në vitin 1349, në Pult në vitin 1397, në Drisht 1396 dhe nga shekulli XV deri në shek. XVIII me shkolla të tjera në Shkodër e Lezhë e në shumë qytete të tjera.

Sipas profesorit, kishat katolike shqiptare me françeskanët në vijën e parë i zhvillonin të gjitha ritet në gjuhën tonë, ndaj dhe populli i frekuentonte të gjitha kishat e kuvendet e tyre me dëshirë, duke marrë pjesë masivisht në mesha, katekizëm, krezma, celebrimin e martesave, etj.

Sipas të dhënave që jep profesori Lutfi Alia, shkollat që janë ngritur në Shkodër në vitin 1416 ishin: shkolla “Santa Barbara, shkolla “Sam Mercurio”, “Kryqi i shenjtë” etj.

Shkolla të tilla do të hapeshin më pas dhe në Kurbin, në Pllanë, në Blinisht dhe në Zadrimë.

Në raportet e etërve françeskanë të kohës theksohet roli i madh që kisha katolike i kushton shkollës dhe nevojës së shkollimit të shqiptarëve.

Sigurisht që në këto shkolla kryesisht shkonin djem, por kisha katolike do i kushtonte një vëmendje të veçantë dhe vajzave, duke hapur në vitin 1879 shkollën fillore për vajzat dhe përkatësisht nga motrat stigmatine, ku u edukuan vajzat me kulturën bazë dhe mësoheshin si të bëheshin zonja të mira shtëpie.

Në vitin 1882 françeskanët çelën një kolegj fetar që do shërbente për të gjithë ata nxënës shqiptarë që dëshironin të bëheshin fretër. Mësimet u rregulluan sipas programit të gjimnazit të Austrisë.

Shkollat do të hapen vit pas vitit duke arritur në vitin 1908, kur do të mbahet Kongresi i madh i Manastirit.

Pyetja që është e natyrshme ishte: nga mbaheshin këto shkolla. Sipas profesorit, ato kryesisht financoheshin nga Austro-Hungaria. Dhe në fakt ka të drejtë. Austro-Hungaria ka pasur prej shekujsh një interes të veçantë për Shqipërinë, duke investuar në shkolla, në studimin e gjuhës shqipe, etj.

Pra nga statistikat që disponojnë françeskanët deri në vitin 1911 katolikët kanë hapur 47 shkolla shqipe, ndër to 10 shkolla për vajza. Në vitin 1933, me urdhër të Zogut, u mbyllën 74% e shkollave fetare katolike dhe në 1945 ato u mbyllën plotësisht nga diktatura komuniste.

Faik Konica, në shkrimet e tij, do të lëvdonte punën e madhe të shkollave fetare katolike. Ai do të shkruante: ”Kolegji saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Evropës mund të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për punë dhe krahasohet një me të”.

Dhe pikërisht për këto shkolla kanë dhënë kontribut të veçantë klerikët katolikë, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota, Don Ndoc Nikaj, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci etj.(Konica.al)

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “E rrallë/ Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit”

  1. loku says:

    Po Skenderbeu ka dhene Kontribut?

    1. aristoteli says:

      Relaks, loku. Dhe reflekto në faktet që lexove më sipër. Janë domethënëse!

  2. Kendrevica says:

    Keqardhje per profesor-doktoret. Ato cka ata quajne “shkolla”, jane organizata bamirese me karakter fetar, qe mbanin emrin e nje shenjtori si patron. Zakonisht dalin me emrin “vellazeri”(confraternitas), por ndonjehere edhe “scuola”. Ne Venecie ishte ne shek. XV “scuola degli Albanesi”. Megjithse antaret e saj ishin emigrant shqiptare, aty nuk mesohej shqipja. Antaret e asaj vllazerie qe ishin zejtare, tregtare etj. kryenin rite, kalonin festa sebashku dhe, mbi te gjitha, mbeshtesnin njeri tjetrin, perfaqsoheshin si komunitet tek autoritete dhe ndihmonin reciprokisht me te varferit. Kujtoj se deshira e mire ka shtyre edhe ca prof.dok.te tjere te flasin per ekzistencen e universiteteve ne Shqiperine mesjetare, ne Durres, ne Vlore etj. Ne fakt fjala latine “universitas” ndeshet ne disa dokumente te shek. XIV per keto qytete. Por, ne lat. kjo fjale perkthehet “komunitet”, e ne fakt fjala eshte per komunitetin e qytetareve te Durresit, Vlores. Pra: Eile mit Weile!

  3. millosh kopiliqi says:

    Pse shqiptaret jane sote te prapambetur ? deshtimi kryesore eshte tek gjuha shqipe ,te cilen shqiptaret nuke kane arritur ta ngrisin ne nivelin e duhur. gjate bizantit visete tona morren toponime sllave ,greke……, pastaje vijne osmanlinjet na i nderrojne emrate , kjo ka ndikuare qe shoqeria shqiptare te jete e shkaperderdhur.Shpetimi i shqiptarise eshte ngritja e gjuhese shqipe ne nivele sa me te larte !!!!!!!!!

  4. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    ”………me urdher te Zogut u mbyllen 74% e shkollave shqiptare per te ardhur tek nje tjeter turk sumqir Hoxha me ’45 i cili mbylli teresisht shkollat kristiane ne Shqiperi.
    BEQIRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA te Zike sumes a e kuptoni se soi juaj arab kane luftuar nder shekuj kunder shqiptareve qofshin keta katolike apo orthodhoxe…..!!!!! ptuuuuuuuuuuuu vrromoarapides……………….

    1. Askushi says:

      Ca historiani qe je. Sta merr njeri ne kthese

  5. Mentari says:

    Nuk na tregove se ne cgjuh (shkrim e kendim) mesonin ne ata shkolla te para vitit 1882, se dihet ajo e Korces e 1887.??????????????????????????????????????????? Ishte Alfabeti shqip? ( Me Alfabet kuptojme gjuhen letrare)

  6. Ardi says:

    Shqiperi ne 1258???. Sikur Shqiperia ka lindur ne 1912 . Apo e festojme kot 28 nendorin

    1. Arjan says:

      Shqiperi ka mbi 5000 mije vjet o ardi,mos degjo Pusht TFGS se nuk di cfare thote si gjithe gayreket i urrejne Shqiptaret.Edhe emri yt vjen nga mbreti Ardian 2300 vjet perpara ate kohe TFGS ishte duke u perpunuar ne afrike ne maje te plepit.

  7. pirro says:

    Ja ke fut kot. Shkollat fetare nuk mund te shiten per shkolla te shqipes.

    Nese nuk di te besh dallimin mesoje. Pikerisht per shkak te ketyre shkollave katoliket quheshin papiste, apo te vatikanit.
    Aty mesohej per prifteri dhe murgj s latinisht apo italishtja e vjeter. Nuk kishte kurrfare gjuhe shqipe.
    Si keto shkolla katolike kishte dhe orthodokse ku mesohej bizantinisht ( apo grepiqsht). Kur Arberia dhe Epiri u pushtua nga Osmanet u hapen shkolla ( medrese ) ku mesohej per hoxhe dhe osmanisht. Kurrfare gjuhe shqipe nuk kishte. Kjo eshte aresyeja qe me ne fund u hap nje Shkolle Laike ne gjuhen shqipe ne 1887 ne Korce, dke e marre lejen per kete me shume veshtiresi.

  8. Haleja e Evropës says:

    Si shkruhej e lexohej në këto “shkolla”, me hieroglife kineze… ???!!! Hahahahahahahaaaaaaaaa……., jeni të paparë me idiotësirat që shkruani, ju dhe “historianët” (?!) tanë…! Me këto gomarllëeqe, thjesht gënjeni disa injorantë-idiotë “patriotë”, që edhe sot shqipen e shkruajnë si arabisht…! Dhe një pyetje serioze: Si shpjegohet interesi i veçantë (në shekuj) i Austro-Hungarisë për shqiptarët…?! Do të isha shumë kurioz, të më përgjigjej (ose të paktën të jepte një version historik), një nga “profesorët-historianë” tanë të nderuar…

  9. Kellira says:

    Pirdhni pirdhni se liroheni.
    I pari qe guxoi te shkruante ne gjuhen e tij ishte Martin Luteri ne shekullin e 15-16 ne Gjermani. Dhe beri revolucion.
    Ne paskemi patur shkolla shqip ne shekullin e 13-te!!!

  10. vang says:

    Kisha Katolike hapi shkolla ne shqip????Shkolla per prifterinj po ,por jo shkolla per te mesuar femijet apo te tjere.Cfare alfabeti?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *