FOTOT/ Bashkia liron hapësirat publike të zëna padrejtësisht

11 Korrik 2017, 17:41Sociale TEMA

Janë jo të pakta rastet kur qytetarë të pandërgjegjshëm kanë uzurpuar hapësirat publike duke krijuar jo pak probleme për të gjithë komunitetin përreth.

Ndërtimet pa kriter kanë sjellë vështirësi për shërbimin zjarrfikës, ndihmën mjekësore apo dhe për zvogëlimin e sipërfaqeve ku banorët dhe fëmijët e vegjël të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar disa foto nga aksioni për lirimin e këtyre hapësirave të zëna padrejtësisht. “Po pse o njeri i vë mure e derë rrugës së lagjes? Harxhojmë kaq energji duke çliruar zaptimet, kur mund të bënim punë më të dobishme në Tiranë  ”, shkruan Veliaj.

Kreu i Bashkisë ka kërkuar disa herë mirëkuptimin e qytetarëve që të lirojnë vetë hapësirat e zëna në vite, duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që shkelin ligjin.

7 komente në “FOTOT/ Bashkia liron hapësirat publike të zëna padrejtësisht”

  1. enter"" says:

    Shume bukur.

    O mesohen shqipot me ligj o ska.
    Boll më me Rrumpallën.

  2. uskania says:

    Paska prish diku një mur apo një avlli!Duhen mijëra të tilla, sepse zaptimet dhe bllokimet e rrugëve janë si rrjeta merimange.Mure, dyer në cep të pallatit me dry, kioska kot, garazhe.Dilni e pastroni lagjet e brendshme në “Ali Demi”, mos u merrni me një shembull, sepse populli pret.Për të shkuar te pallati përballë duhet të bësh një km.

    1. LALI ERI says:

      prisni dhe pak..mos u merzisni..eshte vakti fiqve..kur ti maroj koshat..do merem me kto tjerat..

  3. Taras Bulba says:

    Lali Eri kur do vish te veshe dore ne kombinat shume pallate jane te zena me ndetime sinpara anash e mbrapa nuk hyjme dote ne hyrjen tone e jo te vije zjarfiksja apo ambulanca te lutem shume hajde e shikoje vete

  4. Ti o ” Lali Eri”mos na hidh hi syve, sepse ti je ai qe po zapton hapsirat publike. Gjeje kohen dhe hajde shpjegou banoreve te ish uzines enver perse ua prishe lulishten. Je shprehur se do te ngelet lulishte nje siperfaqe prej 15 dylym, atehere hajde dhe hiqe rrethimin qe ka ber firma ndertuese qe mesa dim ne eshte Besua, pronari i tajvanit, Qe te te besojme hajde dhe na e cliro ket siperfaqe. se nuk kemi ku te dalim nga shtepia. Ne se eshte e vertet se do te ngelet kjo siperfaqe perse e ka rrehtuar Besua i PS. Hajde na shpeto nga rete e pluhurit qe ngrihen si nga gryka e vullkanit tek pjesa e ish uzines qe po prishet ne anen jugore te saj, Shkuam ne policine tende bashkiake dhe u be nje vere ne uje. A je ti kryetari jon. Une jam nje nga votuesit e tu. Por na ke zhgenjyer me kete punen ketu, dhe kjo do na kushtoj shume. Kane marre arratine pensionistet e shkrete, plakat, pleqte dhe femijet qe dilinin mbas dite ne kete lulishte.
    Nje keshille ke nga une se deri tani persa i perkete hapsirave publike e ke bere punen si i thone asaj fjales se vjeter “korr e mos lidhe” sepse te gjitha hapsirat publike qe u liruar nga policia jane zaptuar qe te gjitha pa perjashtim, bile edhe me shume se sa kishin zaptuar me par. Dil e shiko nga brryli, tek komuna e parizit, nga varri bamit.
    Kudo jane ngritur cadra dhe konstruksine druri, A beson se te shkretet pleq me 9000 leke pension ne muaj nuk kane ku te ulen. Kush e fotografoi dhe e mori ne dorezim hapsiren e liruar nga policia. me se merren administratoret qe paguhem me leket tona. Duhet vepruar si me kryepleqt e fshatrave per kanabisinos ec vetem perpara, ktheje koken edhe mbrapa. Pune te mbare

  5. rudini says:

    Shko ore pirdhu,genjeshtar.Nuk eshte liruar asnje teritor perkundrazi jane zene edhe ato qe kishin mbetur.Nese do replike ti nis me foto o mashtrus.

  6. S says:

    TE GJITHA SHPENZIMET E DORET E PUNES TI PAGUAJNE KETA ZAPTUSA SUA KA BORXH POPULLI …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje