I lidh sytë dhe gojën për një “surprizë” gruas, dhe i pret gjithë gishtat e dorës…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një burrë ka vendosur t’i presë gishtat gruas së vet, pse kjo e fundit kishte vendosur të studionte pa lejen e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bangladesh.

Rafiqul Islami i lidhi sytë dhe gojën Hawa Akhter duke i thënë se do ti bënte një surprizë.

Në vend të kësaj, 30-vjeçari i ka prerë të 5-të gishtat.

Një nga të afërmit e tij më pas i ka hedhur gishtat e 21-vjeçares në një kosh për tu siguruar që mjekët nuk do ti gjenin dot.

Rafiqul, cili është një punëtor emigrant në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kishte paralajmëruar gruan e tij se do të kishte ‘pasoja të rënda’ në qoftë se ajo nuk do të heqë dorë nga studimet e saj.

“Kur u kthye në Bangladesh ai tha që donte të fliste me mua,” ka thënë Akhter për “The Times’.

“Papritmas më lidhi sytë dhe dorën, pastaj më preu gishtat.”

30-vjeçari është arrestuar dhe grupet për të drejtat e njeriut kërkojnë dënimin me burg të përjetshëm për të.

Bashkëshortja e tij ndërkohë është shprehur se nuk do të heqë dorë nga studimet dhe tani ka fillur të mësoje se si të shkruajë me dorën e majtë, teksa është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *