Ish ylli i Milanit Clarence Seedorf, vijon të mbetet më i pëlqyeri nga FSHF-ja për të drejtuar kombëtaren shqiptare

Nga Fatjon Baze

Korriku është muaji vendimtar kur do të vendoset për pasardhësin e Gianni De Biasit, në krye të kombëtares shqiptare.

Në skenë për të udhëhequr kuqezinjtë kanë dalë mjaft emra të njohur trajnerësh, ndërsa vetë presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka thënë që në fillim se preferenca e tij është që sërish kombëtaren ta drejtojë një trajner Italian.

Por, kandidati më i avantazhuar mbetet ai i ish yllit të skuadrës së Milanit, Clarence Seedorf.

Burime për “TemA” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmuan se 41-vjeçari – Clarence Seedorf, mbetet emri më i konsiderueshëm dhe më i pëlqyeri nga pjesa më e madhe drejtuese e Federatës Shqiptare të Futbollit për të drejtuar ekipin kombëtarë.

Clarence Seedorf karrierën e tij si trajner e ka nisur tek skuadra ku ai bëri emër dhe si lojtar tek Milani.

Në krye të klubit të Milanit, Holandezi u caktua në vitin 2014 duke e drejtuar këtë skuadër deri në fund të sezonit, dhe më pas u largua duke qenë se nuk arriti dot rezultatet që kërkoheshin nga presidenti Silvio Berluskoni.

Më pas në vitin 2016 ai u largua në drejtim të Kinës, ku mori drejtimin e ekipit kinez Shenzhen FC.

Në rast se Seedorf do të marrë drejtimin  e kombëtares shqiptare, për të do të jetë hera e parë që do të drejtojë një ekip kombëtare në karrierën e tij si trajner.

Megjithatë, emrat e tjerë të mundshëm për tu venë në krye të stolit të shqipërisë mbeten dhe Cristian Panucci, Luigi de Canio dhe Walter Zenga.

Shqipëria mbeti pa trajner që pas fitores së arritur në transfertë kundër kombëtares së Izraelit me rezultatin e pastër 3-0 për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, ku Gianni De Biasi vendosi që të largohej.

Italiani është një nga trajnerët më të sukseshëm që ka drejtuar deri më tani kombëtaren shqiptare, pasi për herë të parë në histori arriti që të kualifikojë kuqezinjtë në një kompeticion ndërkombëtar – siç është kampionati europian.

3 komente në “Ish ylli i Milanit Clarence Seedorf, vijon të mbetet më i pëlqyeri nga FSHF-ja për të drejtuar kombëtaren shqiptare”

  1. Stela says:

    O trap gazetar ca karriere ka sedorf une preferoj trainer italiian

  2. Para Laci says:

    Midis Panuccit dhe Seedorfit do zgjidhja Panuccin sepse ai do i jepte me shum zemer shqiptareve.

  3. montenegro says:

    Mos ju afro Shqiperise se do ta nxine jeten ashtu si lekuren. Do te te shajne mengjes, dreke e darke zezak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *