Monika Kryemadhi i del në krah PDIU-së: 25 qershori ishte dita e deformimit të votes, beteja jonë ndaj Ramës sa ka nisur

Monika Kryemadhi i ka dalë në krah PDIU-së, parti e cila pretendon se iu vodhën votat në Tiranë, çka la jashtë parlamentit Shpëtim Idrizin.

Kryetarja e LSI-së thotë se në fakt, 25 qershori ishte dita e deformimit masiv të votës.

“Këto ditë të nxehta të korrikut doja të ndaja me ju atë që të gjitha partitë po denoncojnë me fakte konkrete, blerjen dhe deformimin e votës së 25 qershorit.

Farsën elektorale të drejtuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga rilindasit e tij, arrogancën dhe pafytyrësinë e tyre për tjetërsimin e votës së shqiptarëve.

Unë jam e bindur që kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që ka ndodhur vërtet në 25 qershor, sikunder jam e sigurt se beteja jonë për të rikthyer legjitimitetin e votës së shqiptarëve sapo ka nisur.

LSI tashmë është e qartë dhe e vendosur, e fortë dhe e bindur në luftën e saj për të rikthyer të drejtën themeltare të demokracisë, votën e lirë.

Ndaj për këtë do të jemi çdo ditë pranë qytetarëve, do të dëgjojmë dhe mbledhim çdo dëshmi manipulimi, do të hartojmë dhe ndërtojmë politikat tona për të dëshmuar këtë farsë elektorale, për të vërtetuar edhe njëherë para të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që duan të dëgjojnë të vërtetën, se 25 qershori ishte dita e deformimit të votës.

Beteja jonë sapo ka nisur dhe bashkë me ne është shumica e shqiptarëve, ajo që paratë e drogës dhe krimit nuk arriten ta blejnë”, shprehet Kryemadhi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...