Panathinaikosi pranë blerjes së Armando Sadiku

11 Korrik 2017, 14:22Sport TEMA
Panathinaikosi pranë blerjes së Armando Sadiku

Sadiku me shumë mundësi do t’i thotë lamtumirë Zyrihut gjatë kësaj vere, teksa është në pritje të ofertës së duhur. Është folur shumë për një ofertë të Maccabi Haifës, por izraelitët mësa duket janë tërhequr nga gara për transferimin e tij.

Së fundmi në Greqi shkruhet se është skuadra e Panathinaikosit po mendon për Sadikun. Sipas portalit “Gazzeta.gr”, ekipi i njohur kërkon të zëvendësojë Markus Berg, sulmuesin e larguar këtë verë nga skuadra kryeqytetase.

Shuma që duhet të paguhet është 3 milionë euro, që duket e vështirë të paguhet edhe nga grekët, por mbetet të shihet deri në fund të mërkatos nëse mund të arrihet ndonjë akord me zviceranët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje