Rama: PS e gatshme për koalicionin e madh me…

Kryeministri Edi Rama tha se po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara.

Sipas tij koalicion i madh do të jetë mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes.

Në takimin e radhës me komunitetin e zonës së Vaqarrit, Rama u dha mesazh qytetarëve të jenë solidarë e të raportojnë për cdo problem, shqetësim apo arbitraritet që shohin në jetën e tyre të zakonshme nga persona të ngarkuar të bëjnë detyrën.

“Po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara.

Koalicion i madh mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes.

Kjo për shkak të të shkuarës, por edhe pse është e re, tingëllon si një mënyrë për të komunikuar dhe për të thënë që ne jemi me njerëzit dhe kaq.

Por nuk është kaq, sepse unë besoj shumë se edhe falë teknologjisë së re, përdorimit masiv të internetit, të krijomë bashkëqeverisje reale ku cdo individ që do të jetë pjesë e një trupe të madhe, ministra, deputetë dhe drejtues të PS që do të qeverisë e vetme vendin pa koalicion me parti të tjera dhe vetë njerëzve të jetë trupë që komunikon në kohë reale për problemet, nismat e ndryshme të qeverisë.

Kam shumë besim se nëse do të arrijmë ta thyejmë pengesën e mosbesimit, sikletit që vjen nga mosbesimi që kanë njerëzit e zakonshëm, nëse ata e ndjejnë përgjegjësinë se janë në gjendje të mbrojnë vetveten dhe komunitetin, atëherë trupa që e mbron këtë pacenueshmëri është shumë më e madhe”– tha Rama.

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...