Rama: PS e gatshme për koalicionin e madh me...

11 Korrik 2017, 11:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara.

Sipas tij koalicion i madh do të jetë mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes.

Në takimin e radhës me komunitetin e zonës së Vaqarrit, Rama u dha mesazh qytetarëve të jenë solidarë e të raportojnë për cdo problem, shqetësim apo arbitraritet që shohin në jetën e tyre të zakonshme nga persona të ngarkuar të bëjnë detyrën.

“Po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara.

Koalicion i madh mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes.

Kjo për shkak të të shkuarës, por edhe pse është e re, tingëllon si një mënyrë për të komunikuar dhe për të thënë që ne jemi me njerëzit dhe kaq.

Por nuk është kaq, sepse unë besoj shumë se edhe falë teknologjisë së re, përdorimit masiv të internetit, të krijomë bashkëqeverisje reale ku cdo individ që do të jetë pjesë e një trupe të madhe, ministra, deputetë dhe drejtues të PS që do të qeverisë e vetme vendin pa koalicion me parti të tjera dhe vetë njerëzve të jetë trupë që komunikon në kohë reale për problemet, nismat e ndryshme të qeverisë.

Kam shumë besim se nëse do të arrijmë ta thyejmë pengesën e mosbesimit, sikletit që vjen nga mosbesimi që kanë njerëzit e zakonshëm, nëse ata e ndjejnë përgjegjësinë se janë në gjendje të mbrojnë vetveten dhe komunitetin, atëherë trupa që e mbron këtë pacenueshmëri është shumë më e madhe”– tha Rama.

 

25 komente në “Rama: PS e gatshme për koalicionin e madh me…”

  1. Cuni i Tirones says:

    Kjo eshte nje qasje hileqare : Kur gjerat shkojne keq, fajin do ta kene “njerezit e zakonshem te ketij vendi “.
    Po Qeveria ? Qeveria ka pune me Erdoganin …

    1. Xen deledashi says:

      Je shume injorant për të kuptuar

    2. spartaku says:

      Ti o çun i Tirones,aq tru ke dhe aq gjykon.Nuk ke faj.Nuk ka gje me te mire te bashkpunosh me popullin,sepse te gjitha ato qe behen,behen per popullin.Kryeministri Rama,tregon vehten se eshte nje kryeminister i moderuar,vizionar,sepse te gjitha planet e masterplanet do behen nga qeveria,do harmonizohen nga qeveria,dhe mbi te gjitha do realizohen ne bashkpunim me popullin.Eshte pikerisht populli ai,qe do punoje dhe do i realizoi.Nuk do mare vet Edi Rama kazmen ne krahe e te shkoi te punoi arat e fshatareve,apo te beje rruget,ndertimet etj.Prandaj ketu nuk ka as nje hile,por nje bashkpunim i sinqert me sovranin.Kujt i vjen inat le te hidhe perpjet e te shpif sa te doj se nuk e ndalon njeri.E verteta eshte kjo qe po bene Edi Rama,dhe bravo i qofte,eshte nje kryeminister qe do e nxier kete vend nga bataku ku e futi Sali Berisha me partine e tij terroriste,luftenxitese.

      1. Cuni i Tirones says:

        Hajt se folim pas 4 vitesh Spartaku, po qe se nuk ke perfunduar emigrant ne Honolulu …

        1. Daja says:

          Ne Honolulu eshte mire, se eshte ne shtetin e 50 te SHBA, por te perfundosh ne Greqi si punetor sezonal thuaj.
          Administrata eshte e korruptuar ne menyre masive, te rralle jane te pakorruptuarit. Korrupsioni nuk u ndal, thjeshte u rrit cmimi keto 4 vite. Rama donte denoncime me emra konkrete, kam lexuar plot te tille keto dite ne rrjet. C’po behet me keto raste? Hic! C’u be me ate pleren qe hidhte mbetjet spitalore ne Erzen? Policia e ka shpallur ne kerkim me demek por nuk e kapka dot, a thua kane shpallur ne kerkim Jason Burne dhe jo nje baxhelle rrugesh. Ne rastin me te mire Rama eshte i paafte qe nuk zgjedh dot ministra te paster dhe ne rastin me te rende eshte i perlyer dhe vete. Historia perseritet, Berisha beri njelloj, dhe shkoi ne pension, partia e tij ka 4 vjet po shkermoqet, dhe nuk ka te ndalur. Te njejtin fat duket se ka zgjedhur dhe Rama per PS-ne dhe Rilindjen. Koha do ta tregoje..

      2. Lugati says:

        or spartak trimi…qeveritari fundit qe perdori ket parrulle..e degjeneroj ket popull e pushkatoje klasen intelektuale..na la ne mesjete per 45 vjet..pranej thuj lugatit KM kujdes me parrullat

        1. Grigor says:

          Njerezit kane filluar me vrap te mburrin Ramen kur ai nuk ka filluar akoma punen. Deri tani vetem llafe ka bere. Te bukura, por llafe gjithsesi.
          Me kujtohet nje pasazh nga nje drame e teatrit kombetar: “Çfarë degjoj me veshë, i lumi unë, por çfare po shoh me sy, I mjeri unë more”.
          Korrupsioni skandaloz do nje pune titanike sepse shume njerez e kane ne gjak.
          Reforma ne shendetesi deshtoi. Rezultati ishte ‘check up’ dhe koncesionet famekeqe.
          Likja president, gruaja e Likes pi ne dy cica bashkë.
          Une punoj ne Perendim me diploma nga dy universitete dhe e di qe po te vij te kerkoj pune ne Shqiperi do duhet te paguaj ryshfet, edhe pse me experience pune 30 vjeçare.
          Lere mua, por ka djem te rinj qe jane te shkelqyer, por kur kthehen nga studimet be Perendim perplasen me murin e korrupsionit sepse gjejne neper zyra drejtora dhe shefa qe I ka vene Partia qe u thone: ” Avash mor djale. E di ti as kam luftuar une per kete vend pune apo Jo?”
          Dhe Edi Rama pretendon te rrezoje kete mur te madh korrupsioni. Ne I urojmë fat, por zor se luftohet korrupsioni me llafe dhe pa filluar nga Like Floriri, Berishë Katunari dhe ministrat e vete Rames qe e bënë baltë fare.

  2. Trollna says:

    DEMAGOGJI E RALLE.NUK MUND TE BEHESH P.P.SH.QE VERIFIKONTE TE GJITHE LETRAT ANONIME,NUK MUND TA BESH DOT KURREME NE KETE BOTE,SE DUHET TE PRISNI ME SEPATE ATE DEGE KU JENI ULUR JU DHE HAJNAT E TJERE. NUK BESON ME NJERI.PARA DISA DITESH,NGA NJE ANKESE E BERE,PER NJE KORUPSION,ME EMER E ME FAKTE.MINISTRIA PERGJEGJESE,PAS INSISTIMIT TE PERSONIT I KETHEN PERGJIGJE; Te morem per tju sqaruar,por telefoni dilte i pa disponushem”????????,Format e reja per mbulimin e mashtrimeve.
    Mero mos e boto kete se eshte kundet rilindjes.

  3. Trollna says:

    DEMAGOGJI E RALLE.NUK MUND TE BEHESH P.P.SH.QE VERIFIKONTE TE GJITHE LETRAT ANONIME,NUK MUND TA BESH DOT KURREME NE KETE BOTE,SE DUHET TE PRISNI ME SEPATE ATE DEGE KU JENI ULUR JU DHE HAJNAT E TJERE. NUK BESON ME NJERI.PARA DISA DITESH,NGA NJE ANKESE E BERE,PER NJE KORUPSION,ME EMER E ME FAKTE.MINISTRIA PERGJEGJESE,PAS INSISTIMIT TE PERSONIT I KETHEN PERGJIGJE; Te morem per tju sqaruar,por telefoni dilte i pa disponushem”????????,Format e reja per mbulimin e mashtrimeve.
    Mero mos e boto kete se eshte kundet rilindjes.

    E dija se do censurohej.

    1. palla says:

      Cdo inisjative e re fillimisht eshte e pakuptushme nga te gjithe, dhe aq me teper nga injorantet e pd’se. Lum kush te rroje ta shoh Shqiperine zonje.

  4. tirons prej puke says:

    Vete fyllministri nuk e di sa shume po mashtron dhe manipulon me” koalicion te gjere” qe ka vetem nje kuptim: Aleance te perseritur me PD e LSI ndoshta .

    Prape jua punoi piktori

  5. DETARI Atllantidhes? says:

    Kjo eshte fantastike !
    Eshte e papare ndonjihere !
    Pergjegjesi nuk do te kene ata qe nuk do te jene rrogtare te qeverise,por qeveria .

    Kjo quhet transparence ose me mire ,kristalizim i udheheqjes.
    Bravo Edo!
    ??????????????????????????????????????????????????????????

  6. Devolliu nga Bicka says:

    Boll me pordhe. Tani “shtrengo vërrën, te nxjeresh seren” i themi ne ketej nga Devolli.

  7. Koli says:

    Kjo eshte zgjidhja me e bukur prfesor Edi. Personalisht, gjithe votat e PS i keni mare ju i vetem! Ju keni baren ti degjoni ankesat e hallet e popullit, pasi si vlonjat duke i njohur ndoshta me mire se ju te gjithe deputetet e Vlores perjashto Damjan Gjiknurin PS me keto figura deputetesh do te merte numrin 0 te votave. Perqafime profesor!

  8. kleptofagos says:

    Aleance me popullin eshte kur zyrat e shtetit jane te hapura per sherbimet ndaj popullit. Hiqni rojet qe nxjerrin perjashta njerezit e thjeshte e hallexhij, ne shi e ne diell, neper ministri e bashki, polici, prokurori e gjykata, ne te gjitha zyrat e shtetit dhe hiqni sportelet fallco te pritjes ne koridoret e kateve perdhe te institucioneve. Te gjithe zyrtaret qe marrin rrogen nga taksat e popullit, nga me i vogli deri tek i pari shtetit, jane te detyruar te presin, te pergjigjen ne afat dhe te zgjidhin hallet e popullit, sikurse veprohet ne te gjitha zyrat e shteteve te Europes. Beni transparencen e plote te parave qe harxhoni, qe nga pagat e bonuset qe merrni, deri tek cdo investim qe harxhoni me parate e qytetareve. Deri tani keni vjedhur dhe jeni tallur me njerezit, por nuk do te vazhdoje pergjithmone babezia e juaj..

    1. Lili says:

      Best comment of the day

  9. Berti says:

    Po ndenje gjithe diten ne Klup (bar), nuk ka Rame qe te beje derman

  10. Koli says:

    Tema postojini komentet!

  11. Koli says:

    Mos i djeg gje pershendetija ime??!!!

  12. selim rroshi says:

    Popo goxha aleance me popullin nje vend pune 25 mije euro shet Beqja tani jan monopol skan me Lsi dhe kushedi sa e cojn cmimin per nje vend pune. Taksat ne qiell sherbimet ne qiell klima biznesit mbytese, aleanca e ketij eshte sic ju vodha votat tani do ju vjedh dhe xhepat.
    Ikni sa te mundni nga ky vend se sdo keni a buke thate te hani me kete shtet qe hem te rreh hem ste le te qash.

  13. Tralala says:

    Aman se na I bere koken daulle. Deri tani kerkoje qe timonin ta mbaje vetem se te tjeret te prishnin pune. Tani kerkon qe timonin ta ndash me populln duke bere nje koalicion te madh me te, se per kete te ndihmon teknologjia e facebook-ut. Mblidh mendjen o kryeminister, leri njerezit ne jeten e tyre, fushata mbaroi, futu ne zyre, jep detyra e mer vendime, kontrollo ministrat dhe institucionet, largo ministrat qe s’duhet be jene aty e mos u mer me lojra celularesh se po behesh qesharak.

  14. sapa says:

    Vetem ata qe kane lindur ne shqiperi e kuptojne se ky vend ka kapitulluar dhe nuk behet!Ka vetem nje alternative:Jashte shtetit qofte edhe ne Mal te Zi!

  15. Mentari says:

    Timonjeri i Droges,Bixhozit,korrupsionit golopant,deshtimit ekonomik kekon te ndaj pushtetin me Oligarket e tenderave qe si qellim eshte te cfarosi PS dhe zevendesimin e saj me Oligarket e tenderave dhe te bej vehten e tij mbret I dyte I shqiptarve.Demokracia qe kemi 25 vjet qe zvarritemi,te me falni; TE SHKOJ NE TE SAMES vetem Edvin Rama te behet mbret dhe I pasur. Ah…; harrova se zevendes mbret do te bej Olsin qe po pasurohet me parate publike te Bixhozit.Ai Edvini ka zbuluar Eureken shqiptare kur deklaron se do te bej koalicionin (Vjedhjet e thesarit te shtetit shqiptar me Abazat etj.) shume te madh” qe bota do te habitet?

  16. Dushku says:

    PO A NUK E KUPTONI KU ESHTE FJALA ?KRYEMINISTRI THOTE TROC QE NJERZIT CFARE PROBLEMESH KANE DHE CFARE PADREJTESI E KORRUPSION SHIKOJNE ,ESHTE MIRE TE RAPORTOJNE PER PERMIRESIMIN E GJENDJES E PER TE VENE PARA PERGJEGJESISE ATA QE NUK I SHERBEJNE NJEREZVE.FENOMENE TE TILLA KA PASUR PLOTE,POR AI ESHTE ANGAZHUAR QE PS TE MOS E KTHEJE NE PARTI KLIENTEL DMTH QE PUNONJESI ,NEPUNESI I SHTETIT TE MOS JETE NE NJE KARIKE SE ESHTE MILITANT I PARTISE.KY ESHTE KUPTIMI DHE JO SHPERNDARJE PERGJEGJESIE SIC KOMENTOJNE ME SIPER.PERSHENDETJE KRYEMINISTRIT MODERN!

    1. Lugati says:

      o parlamenti DUSHKUT..duhet ti azgjesoje shteti te korruptumit..jo te presi te shkoj ti them une ca bohet..jo une te paguj gjithe detyrimet ndaj shtetit..te boj dhe punen e shtetit duke denoncu problemet..kshu qeveris ene une

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje