Vajza vdiq në spital, rrëfimi rrëqethës i nënës dhe motrës: E sakatuan, nuk foli më, ata neglizhuan.…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas humbjes së vajzës së tyre të dashur Ketjona Ibrahimi, në Spitalin Rajonal të Elbasanit në rrethana ende të paqarta pas operacionit, flasin për herë të parë nëna dhe dy motrat e saj

Nëna Bejaze Ibrahimi:

“Kishte ca të vjella. E nisëm për në Gramsh. Ja bënë serume dhe gjilpëra. Por nuk pati përmirësim. Tha doktori; unë të gjitha ia bëra s’ka përmirësim. Do ta nisim poshtë me ambulancë. E nisëm me oksigjen për në Elbasan. Edhe atje e çuan në urgjencë. I bënë edhe ata ca poçe serum siç i bënë këtu. Më vonë i bënë analiza e eko jo dyshojmë për atë e këtë. Në fillim na thanë për stomakun. Pastaj ka çarë një vezore. Njëherë është mbushur me gjak. Pastaj ka qelb, pastaj ka ujë. I hoqën edhe tëmthin. E futën në operacion. Zgjati katër orë. E sakatuan, nuk fliste më”.

Motrat Alba dhe Brunilda Ibrahimi:

“Na thanë e pastruam nga vezorja për merak kur ajo kishte të vjella dhe dhimbje barku. Pastaj e bënë prap operacion nga tëmthi. U vonua edhe doktoresha dhe motra përkeqësohej. Nuk na thanë asgjë. Unë akoma se kam kuptuar shkakun e vdekjes së motrës sime. Ata neglizhuan”, – shkruan infoelbasani.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *