Akuza për përdhunim/ Babai i nuses që helmoi vjehrrën mesazh të fortë krushkut: Ke mizën nën kësulë, ndaj….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Familja e Elda Tanushit, nuses 19-vjeçare që tentoi të helmonte vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim ka zgjedhur të heshtë pas lumit të akuzave që janë hedhur në drejtim të vajzës së tyre.

 

Ndërsa dhëndri Donald Stafa dhe familja e tij nga Shijaku e akuzuan këtë të fundit për një lidhje tjetër jashtëmartesore, i ati i Eldës shprehet se do flasë vetëm pasi të vendosë drejtësia dhe kërkon që të mos e shqetësojë njëri në telefon.

Baftjar Tanushi nuk e ka kursyer një mesazh për krushkun e tij, të cilit i thotë prerë “e ka mizën nën kësulë”, prandaj flet pa doganë për vajzën time.

Ai thotë për BalkanWeb se po zbaton me përpikmëri këshillat e prokurorëve të çështjes, që të mos prononcohen pa dhënë drejtësia fjalën e fundit.

Vajza e tij Elda Tanushi u ndalua pak javë më parë nga policia, pas denoncimit të vjehrrës së saj për tentativë vrasje.

Fill pas kësaj babai i Eldës deklaroi se e bija kish dashur t’ja jepte helmin vjehrrit pasi e kishte përdhunuar në kohën që bashkëshorti i saj 20-vjeçar, Donaldi ndodhej në emigrim.

Me tu kthyer Donaldi iu doli në mbrojtje prindërve, dhe deklaroi se kish dashur të ndahej me të, pasi nuk e gjeti të virgjër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Akuza për përdhunim/ Babai i nuses që helmoi vjehrrën mesazh të fortë krushkut: Ke mizën nën kësulë, ndaj….”

  1. koli says:

    Me ate fytyre humbameno qe paska dhendri dashka dhe nuse te virgjer? Nuk krijohet familja kur nuk ke dy grosh ne xhep or qyq. Apo babes tend i kishte vajtur mendja per nuse te re ne shtepi??? Se ne per pune te kemi marre……………

Lini një Përgjigje te koli Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *