Bomberi shqiptar, Armando Sadiku, sezonin e ardhshëm do të luajë në kampionatin polak me skuadrën e Legias së Varshavës.
Ai ka vendosur të transferohet nga Zyrihu i Zvicrës drejt kampionëve të Polonisë, duke shuar përfundimisht zërat që e shihnin te Panathinaikos dhe Makaibi Haifa.
Sadiku ndodhet aktualisht në klinikën “Enel Sport” duke kryer vizitat mjekësore për të vazhduar më pas me firmosjen e kontratës.
Ende nuk dihen shifrat e këtij transferimi, por fakti që Sadiku do të luajë me Legian tashmë është i konfirmuar.
Në sezonin e fundit Sadiku ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje.