Gazetari pranë PD-së, kundër kolegut të tij të TV Klan: E meritoi dajakun, duhej rrahur edhe në punë! Dhe jo me shpulla, por me shkelma…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dhuna ndaj gazetarit të TV Klan, Genci Angjellari, ka shkaktuar shumë debat në rrjet.

Madje, edhe meme të ndryshme, që bëjnë humor.

Por, ndërkohë që shumica dënojnë administratoren Mirela Topulli për dhunën, gazetari pranë PD-së, Telnis Skuqi, që tashmë jeton në azil, thotë se gazetari i “Stop” e meritonte të rrihej.

Madje, sipas tij, ai duhej rrahur edhe në punë

Statusi i Telnis Skuqit:

Personalisht dënoj çdo sulm verbal apo fizik ndaj çdo gazetari, por dajaku i djeshëm ishte i merituar, sepse mënyra se si gazetari kërkonte me forcë një prononcim ishte krejtësisht jashtë kornizave të gazetarisë hulumtuese.

Një gazetar investigativ gjithmonë kërcënohet pas publikimit të investigimit, por kurrë gjatë procesit të investigimit.
Gazetari e ka kërkuar vet dajakun, sepse një investigues i mirë thjeshtë bënë punën e tij dhe pasi e “qep” e publikon, duke paraqitur me fakte dhe prova të gjithë investigimin e tij.

Gazetari është gazetar, nuk është as prokurorë, as avokatë dhe as drejtësia.

Nëse personi i prekur në investigimin e tij nuk dëshiron të prononcohet, një gazetar i mirë investigativ thjeshtë shkruan në fund të raportit të tij: “X person nuk dëshiroj të prononcohet”. 

Kaq!

Pamjet e djeshme ishin vërtetë skandaloze, sepse skandalin e prodhoj vet gazetari, i cili jo vetëm që nuk respektonte profesionin e tij, por i kërkonte llogari personit të prekur: A thuaj vallë që gazetari ishte vet Zeusi (Kryeprokurorë)?!

Nëse unë do të isha drejtuesi i emisionit “Stop”, automatikisht do ta pushoja nga puna këtë gazetar ordiner, madje do t’i jepja edhe një dajak të mirë, jo me shpulla, por me shkelma.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/humor-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/humor.jpg","attachment_id":"724436"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/humor-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/humor-1.jpg","attachment_id":"724437"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/gazetari-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/gazetari.jpg","attachment_id":"724435"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/humor-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/humor-2.jpg","attachment_id":"724443"}]
        
        Loading...
        

12 komente në “Gazetari pranë PD-së, kundër kolegut të tij të TV Klan: E meritoi dajakun, duhej rrahur edhe në punë! Dhe jo me shpulla, por me shkelma…”

  1. zana says:

    Ore ti gazetar prandaj ike ne ekzil.

    1. Aksi says:

      Ky qe po promovon dhunen, me siguri ka ikur vete ne azil me pretendimin e dhunimit te medias se lire ne Shqiperi. Ose te pakten disa gazetare qe njoh une keshtu e kane fituar ate te bekuar azil. Por ta kesh b.. tende rehat e te promovosh dhunen per koleget, eshte e turpshme. Gazetar i thote vetes.

    2. shvejku says:

      Epo t’i kerkoj femra gazetarit seks me dhune nuk kam pare kurre!
      Kaq shume i perdorur paska qene ky gazetari qe nuk i beri qejfin kesaj plakes se shkrete?
      Mire beri pra qe e rrahu!

  2. Mici says:

    Atyre u duket vetja sikur jane perendia… i bejne emisionet per te vene gjoba dhe jo per sesibilizim…kush nuk u shkon pas fijes del ne tv

  3. Shoku Zanes says:

    O Skuqi, ngaqe ta skuqen ty, prandaj ike kerkove azil ti? Ja edhe ky Angjellari ate po pret, t’a heqin nga puna e te kthehet ne nje Engjelltar.

  4. malokeria = qeneria says:

    Me keto gabime drejtshkrimore, te lumte ty kur paska edhe rob si ty qe marrin azil si gazetare. Ti qenke kokrra e injorantit. Sa me pak te shkruani ju idiote, aq me shume mbroni veten sepse nuk e kupton njeri sa injorante jeni. E papare. Dhe te mendosh qe buka e tij paska qene shkrimi. Hapu dhe’ e perpiji keta perbindesha te gjuhes shqipe. Me nder gazetar.

    1. albaniafirst says:

      po pse mik, pret kulture ti nga PD-istat? Si cdo gje ne ate parti te krimit, injoranca dhe dhuna jane mjetet e tyre te “luftes” “demokratike”. Me trego nje intelektual te mirefillte qe militon ne organizaten mafioze te Berishes!

  5. Daja prej Tirone says:

    Jam dakord me Gazetarin e mesiperm,ishte nje bezdisje injorante ndaj nje qytereje kushdoqofte.Por kur merr kurajo me te ashtuquajturit “gazetare” me nje sjellje te dhunshme gjoja “gazetari” me nje sjellje te tille……..Zonja te denoncohet per Krimin qe ka bere deri me nje,ndersa duhet denuar gjesti provokativ i paparacit gazetar.

  6. Mondi says:

    Gazetari prane PD nga Gjirokastra !!!!!!!!! Percaktim pa kuptim,z.Skuqi ka te drejte per momentin kur gazetari i kerkonte prononcim pa tjeter…..pasi me ben te dyshoj se po provokonte se ai e kishte permbushur me kohe detyren (filmimet).Mendoj qe emisioni STOP me origjine italiane eshte nje emision gjobevenes por per mua ka rendesi qe zbulon raste qe demtojne publikun dhe ky ishte nje nder ta.Rasti ishte per tu qare me oiiiiii,ka mbrenda shkelje te renda ligjore me pasoja per shendetin dhe jete njerezish,Min.mjedisit duhet te jape doreheqjen inspektori linjes ne ndjekje penale per ti bere shoqeri administratores qe rrezikon deri 15 vite burg.Kryeinpektori i inspektoriateve ish prokurori apelit Cim Hajdari asgje se eshte miku im dhe as qe e ka idene se cfar ka ndodhur atje se nuk eshte teknik.Do harrohet shpejt dhe kjo por ne nuk do e marrim vesh kurre se perse po vdesin shqiptaret nga semundje te pa sherueshme.

  7. pam says:

    Absolutisht e vertete!! Madje gazetari me menyren e tij arrogante te kerkimit per prononcim vuri ne rrezik jo vetem jeten e zonjes dhe te pasagjerit por edhe te tij, pasi zonja po I jepte makines. Ne nje vend perendimor (sic pretendojme se jemi), veprimi eshte “perndjekje/ngacmim” (harassment) me rrezik te mundshem per jeten. Zonja beri gabimin e humbjes se gjakftohtesise.

    1. mosss! says:

      Mendoj t’i japin nje milion euro demshperblim zonjes per traumen psikologjike qe po kalon. Boll halle ka e shkreta per te menduar se ku do te jete destinacioni i rradhes per derdhjen e plehrave, edhe gazetarin ka manget.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Ajo duhet fut ne Burg 25 vjet
    Ka bere krim
    Kush ja ka dhene azilin ketij m.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *