Kritikët e Bashës: Nuk ka të vdekur në peticionin e demokratëve të Vlorës, ata u kërcënuan

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kritikët e Bashës kanë reaguar në lidhje me pretendimin e degës së PD në Vlorë se firmat në peticionin kundër Bashës ishin falsifikuar.

Sipas një deklarate për mediat, demokratët e Vlorës janë kërcënuar nga zyrtarët e lartë të PD-së. Pretendimet se firmat janë të falsifikuara, janë të pavërteta thuhet në deklaratë.

Dy prej tyre me funksione të larta në degë kanë pyetur në telefon çdo anëtar që kishte emrin në listë madje edhe shantazhuar se pse ishin kundra Bashës.

Ky akt i papreçedent që këron të përdorë si mjet presioni autoçensurën dhe të vrasë mendimin e lirë është forma më e keqe e totalitarizmit të cilin shqiptarët e shkatërruan në vitin 1990.

Një nga funksionarët e lartë të degës së Vlorës ka kerkuar personave të listës ti drejtohen prokurorisë”

Sipas kundërshtarëve të Bashës në parti, është abuzuar edhe me emrin e profesorit të vdekur, që në fakt i përket një anëtari partie, lehtësisht i verifikueshëm.

“Ky nënkryetar i degës ka gënjyer familjarët e të ndjerit profesor të nderuar se gjoja emri të ndjerit qenka në lista.

Ka aluduar për një insinuatë të ngjashme, kur emri në listë i përket një djali të ri anëtarësuar së bashku me babain e tij bisnesmen i nderuar në Vlorë në Pd, dega Vlorë në vitin 2014.

Reagimi ka qënë i menjëhershëm i kryetarit të seksionit që i ka anëtarësuar babë e bir.

Farudin Serik Veizaj datelindja 18.6.1957 dhe djali i tij Avdul Farudin Veizaj ditelindja 07.08.1988 jane babe e bir dhe banues ne Vlore ne lagjen 15 Tetori anëtarësuar në pd e degës në vitin 2014.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kritikët e Bashës: Nuk ka të vdekur në peticionin e demokratëve të Vlorës, ata u kërcënuan”

  1. andromeda says:

    Ikni, ore derdimena, nga ajo bandë çeçenësh që ka zaptue PD-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *