Lëvizja kundër Bashës/ Patozi tregon qëllimet: Lista ishte e gabuar, fushata e gabuar dhe marrëveshja e gabuar, na hoqi se kishte frikë…

12 Korrik 2017, 20:05Politika TEMA

Kritiket e Bashës janë mbledhur sot në pallatin “Aleksandër Moisu” në Durrës për të diskutuar për lëvizjen opozitare brenda PD-së.

Ai  tha se Basha i hoqi nga lista qe ta kishte partine per vete.

“Unë ju falënderoj me shumë mirënjohje që keni ardhur të na dëgjoni sot. Kushtet që PD po kalon sot janë më ekstreme.

Lëvizjen e nisim nga Durrësi, pasi ai është barometri i gjendjes së PD-së në të gjithë Shqipërinë. Ne humbëm për shkak të lidershipit të dobët kautik. Humbëm për vendime që ai nuk i mori kurrë. Humbja e zgjedhjeve lokale u quajt fitore. Nuk bëmë kurrë diferencë me kundërshtarin.

Në rastin më të mirë, ne duhet të ishim e keqja më e vogël. Pastaj erdhi çadra me kauza të drejta, por arsyeja nuk ishte ajo. Lista ishte e gabuar, fushata e gabuar dhe marrëveshja e gabuar.

Çfarë po ndodh sot me partinë tonë? Në kemi edhe precedentin e Berisha, që me 14 mandate la postin dhe u largua.

Basha po i mohon PD-së garën. Unë i kërkova atij që të ikte nga selia. Të iknim të gjithë ne në garë. Lista dhe një datë të përshtatshme. Në vend të garës ai zgjodhi farsën. Një proces në kundërshtim me statutin.

Ai është duke garuar vetëm. Kandidati tjetër thjesht ka regjistruar emrin. Ne nuk mund ta pranojmë këtë.

Basha na hoqi ne nga lista se kishte frike mos e hiqnim ne nga PD-ja”, tha Patozi.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje