OPERACIONI/ Goditet banda e madhe e drogës, pranga 5 korrierëve shqiptarë që modifikonin makinat

12 Korrik 2017, 16:25Kronika TEMA

Një aksion antidrogë i zhvilluar nga Guardia di Finanza italiane çoi në arrestimin e 7 personave, mes tyre 5 shqiptarë. Operacioni, që ka nisur hetimet që në vitin 2016, u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

5 korrierët shqiptarë, sipas mediave italiane, vepronin në provincat e Komos, Milanos e Moza Brianza. Nga operacioni u  sekuestruan rreth 800 kg marijaunë, 3 kg kokainë e dy pistoleta.  Sipas autoriteteve italiane, vlera e drogës së sekuestruar arrinte më shumë se 2 milionë e gjysmë euro përfitim.

Të arrestuarit  janë B.B, shqiptar 36 vjec, banues në Albavilla (CO), V.M., shqiptar di 32 vjec, banues në Inverigo (CO), R.B. di 34 vjec banues në Komo, M.S, italian 38 vjec, banues në Veduggio Con Colzano (MB), X.B., shqiptar 42 vjec, E. R., shqiptar 30 vjec, B. B, nga Mali i zi 27 vjec. Dy prej shqiptarëve janë identifikuar si Bledar Bejleri dhe Bujar Xhezo.

Nga përgjimet e bëra, në një pjesë me pamje, Bledar Bejleri është duke çmontuar një nga makinat e shërbyera për transportimin e drogës i ndihmuar në telefon nga mekaniku që ka modifikuar makinën me një vend fshehtë enkas për të trafikuar lëndën narkotike.

Droga mbërrinte në rrugë detare në brigjet e Lecces në Itali e më pas transportohej me automjete drejt Veriut të Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje