RAPORTI/ Rama publikon 100 emrat “negativë” të administratës: Ja se për cilët ankohen shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport në faqen e tij në Facebook ku tregon rezultatet e nxjerra nga Skuadra e Shënimeve, e cila grumbulloi 2068 ankesa të qytetarëve për administratën.

Shefi i qeverisë shprehet se kjo përmbledhje do të shërbejë për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

RAPORT PËR JU

Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit. 😊 🤗

Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Statistika të postit për Eksperiencat negative në Administratë:

Në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat:

310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masen 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve.

702 PERCEPTIME: Grup komentesh që shprehnin një opinion pa iu referuar një përvoje konkrete personale, apo edhe thjesht të dëgjuar.

Në këto perceptime 166 janë pozitive për këtë nisme dhe e mbështesin edhe në ato raste kur shprehet skepticizëm nëse kjo hapësirë për denoncime në FB do e zgjidhë situatën. 235 komentues perceptonin që praktikat negative ekzistojnë në përgjithësi në të gjitha nivelet e administratës ndërsa 301 të tjerë e shprehnin perceptimin e tyre duke vënë gishtin tek disa institucione si më të ‘spikaturat’ ku më shpesh përmenden Hipotekat, Aluzini, Shëndetësia, Arsimi, OSHEE, Policia, dhe Punësimi pa meritë në administratën publike.

343 SUGJERIME: Grup komentesh që nuk shprehin asnjë eksperiencë personale negative por ofrojnë mendimin e tyre lidhur me prioritetet e qeverisjes ku mbizotëron mbështetja për një reformë rrënjësore të administratës ku bashkë me rekrutimin e njerëzve të rinj, të aftë e profesionistë duhen të vendosen paralelisht mekanizma të fortë kontrolli dhe masa të rrepta ndëshkuese.

Vendin e dytë e mbajnë sugjerimet për të vijuar me reformën e drejtësisë si e vetmja zgjidhje për të luftuar korrupsionin e për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së praktikave të këqia në të gjitha nivelet e qeverisjes. Një numër modest komentuesish, rreth 20, sugjeronin ofrimin e një platforme anonime për të denoncuar me emra e fakte konkrete.

713 EKSPERIENCA: Grup komentesh që sillnin një rast konkret përballjeje negative me administratën qendrore e vendore, në nivel personal dhe në nivel njohjeje të një rasti të tillë nga një i afërm apo i njohuri i tyre. Nga këto:

*Bashkitë – 111 raste denoncojnë praktika të keqia në nivel vendor ku vendin e parë e zë shërbimi jashtëzakonisht i dobët në sportelet e gjendjes civile, i ndjekur nga lejet abuzive për ndërtime dhe zvarritja e dosjeve për një leje ndërtimi

*Hipotekat – 98 raste të referuara për korrupsion, padrejtësi, abuzim me pronat, lëshimin e vërtetimeve dhe zvarritjet në dyert e ZRPP-ve

*Shendetesia -78 denoncime te korrupsionit te mjekeve, infermiereve, mungeses se medikamenteve dhe neglizhences apo keqtrajtimit ne dyert e spitaleve apo qendrave shendetesore

*Arsimi -58 raste te lidhura me nivelin e përgatitjes së mësuesve; pushime të padrejta nga puna; transferime abuzive dhe punësime pa meritë.

*ALUIZNI -54 raste që denoncojnë vonesa të qëllimshme të lejeve të legalizimeve; bashkëpunim të punonjësve të ALUIZNI-t me ata të ZRPP për tjetërsim pronash dhe trajtimi i aplikuesve në varësi të pagesës.

*Policia – 48 raste të gjobitjeve padrejtësisht, të komunikimit aspak etik me qytetarët dhe të mos-reagimit në kohë për t’iu ardhur në mbrojtje qytetarëve të gjendur në një rrezik të caktuar.

*KEMP – 44 raste denoncojnë abuzimet në miratimin e KEMP dhe peripecitë e mëdha që këta persona në vështirësi duhet të kalojnë për ta përfituar këtë mbështetje. Një numër i lartë komentuesisht tërheqin vëmendjen për procedurat duke e quajtur të tepërt që një person me invaliditet të pakthyeshëm duhet të paraqitet periodikisht para komisionit për të vijuar me përfitimin e KEMP.

*OSHEE – 41 raste të lidhura me mbifaturim, faturim aforfe apo neglizhencë në përkujdesin ndaj klientit.

181 rastet e tjera ndahen mes AKU, Doganave, Drejtorive të bujqësisë, Tatimeve, Postës, Burgjeve, Drejtorive të Transporteve dhe grupimit të akuzave për padrejtësi në punësim apo pushim nga puna.

Në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative nga të cilat 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.

Qeverisja:

2. Toni, Shef sketori ALUIZNI

3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres

4. Drejtori ALUIZNI Elbasan

5. Fatmir Ejupi Bashkia Durres

6. Kasem Canaj Bashkia Vlore

7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlore

8. Xhevit Dermyshi DAR Gramsh

9. Ramadan Bici DAR Gramsh

10. Shyqyri Pole DAR Gramsh

11. Drejtori DAR Korce

12. Drejtoresha Metani DAR Tirana

13. Sokol Alia Dogana Durres

14. Ylber Karanxha Dogana Durres

15. Artan Sulejmani Dogana Durres

16. Lulezime Dogana Kakavije

17. E.H Dogana Koliposta Kinostudio

18. Andi Xhafa Dogana Tirane

19. Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin

20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP

21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat

22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve

23. Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare

24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane

25. Perin Vogli DSHP Lushnje

26. Drita Lala DSHP Mat

27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene

28. Ani Dermishi Hipoteka Durres

29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan

30. Rezart Elmazi Hipoteka Vlore

31. Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres

32. Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT

33. Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore

34. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce

35. Astrit Hado ISSH

36. Resul Llogo Kelcyre

37. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe

38. Artan Doda KEMP komisioni Lezhe

39. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres

40. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane

41. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan

42. Kryeprokurori Korce

43. Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce

44. Brunilda Gjordeni Lushnje

45. Vojo Bregu Ministria e Bujqesise

46. Josif Dena Mjek Berat

47. Roel Zoga Mjek Fier

48. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan

49. Mentor Petrela Neurokirurgjia

50. Drejtori Policia Bashkiake Tirane

51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane

52. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit

53. Drejtori siguracioneve Porti I Vlores

54. Flora Hoxha QSH njesia 7

55. Ardit Lame QSUT

56. Drejtori shkolles Shkolla “Halit Berzeshta” Perrenjas

57. Vjollca Jahaj Shkolla speciale “3 Dhjetori” Shkoder

58. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj

59. Ediola Braha Spitali Tepelene

60. Erjon Neurolog Spitali Vlore

61. Bruna Mersini Spitali Vlore

62. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster

63. Leke Prela UK Koplik

64. Drejtori Juridik UKT

65. Drejtori I shitjeve UKT

66. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj

67. Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore

68. Ermioni Cekani ZA Kamez

69. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje

70. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster

Sistemi i Drejtësisë

1. Altin Avdiu Gjykates

2. Tereza Lani Gjykates

3. Migena Laska Gjykates

4. Majlinda Demollari Avokate

5. Ardian Dauti Avokate

6. Artur Sulçe Ekspert ne Gjykate

7. Agim Bendo Gjykata e Apelit Tirane

8. Shkelqim Miri Gjykata e Apelit Tirane

9. Fatos Qato Gjykata e Apelit Tirane

10. Arben Vrioni Gjykata Elbasan

11. Gentiana Muco Gjykates

12. Rilinda Selimi Gjykates

13. Gilda Hoxha Gjykatese Bulqize

14. Majlinda Andrea Gjyqtare

15. Esmerilda Habil Gjyqtare Vlore

16. Napolon Vasha Noter

17. Luljeta Cenaj Notere

18. Shkelqim Gjoka Policia Gjyqesore Bulqize

19. Dritan Marku Prokuror

20. Arjan Ndoi Prokuror

21. Sokol Malaj Prokuror

22. Hysni Vata Prokuror Bulqize

23. Hektor Hushi Prokuror Elbasan

24. Tomorr Kullolli Prokuror Elbasan

25. Arjan Mucaj Prokuror Gjirokaster

26. Julian Zonja Prokuror Tirane

27. Aleks Hajdari Punet e Brendshme

28. Jorsida Dervishi Zyra permbarimore STAR

29. Alketa Tanushi Zyra permbarimore STAR

30. Ardenis Cullhaj Zyra permbarimore STAR

REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “RAPORTI/ Rama publikon 100 emrat “negativë” të administratës: Ja se për cilët ankohen shqiptarët”

  1. Alpini, Me falni por keni harruar edhe dy te tjere ,Drejtorin e SSH Tirane Arsim Rama dhedrejtoreshen arsimore Librazhd, Te cilet çer mua jane me korruptuarit,Me veprimet e Arsim Rames ne Tirane ne fushate judo te habiteni ,me menyren e blerjes se votave,

    1. aqif shpartallusi komshiu gimit pallati 174..shkalla 13 says:

      asedhe nji nga sanatoriumi tirones e papame..aty osht vatra e te korruptumeve hahahaha apo jane dora ripjelljes ato?????

      1. Tarasi says:

        Po presidentin me bllok e ke ne list? Mund te kete menyra te ndryshme per te bere shtet. Mbase Edi po perpiqet me te vertet.
        Pyetja ime eshte kjo:
        Kur kryeministri eshte kaq pragmatik sa e zgjedh presidentin me bllok ne dore vetem qe te kapi kryeministrine(mbase me qellime pozitive) perse punojesit ne administrate te mos perdorin edhe ata bllokun? Mbase behen presidenta! Hahaja!
        Lista e mesiperme do kishte kuptim te publikohej mbasi presidenti te dorezonte bllokun ne gjykate e te mbyllej ne qeli edhe pasurit ti dorzoheshin shtetit.

  2. kashi says:

    plasi ne kucove
    do dalin lakrat e palara tani

  3. Ana says:

    Hahaha na bet me qesh…pse vetem 100 jane???

  4. Emiljano says:

    Po like floririn qe e vure president zotrote

  5. xhemal says:

    besoj se kjo nisem te jete sinjali i nje shteti me te drejte neser.per te rritur frymen e mire per cdo qytetar .per tu bere barrikade bashke kunder padrejtesive kudo ne cdo celize te shoqerise per te ndertuar nje te ardhme me dinjitoze per femijet tane. sa me shume te jemi bashke aq me mire do jetojme .qeveria eshte istrumenti per te bere ndryshime rrenjesore te shpejta .besoj se kete radhe kemi zgjedhur gjene e duhur e duhet ta perdorim me efikasitet pa toleruar asnje milimeter kjo mund te jete mundesi e rralle prandaj ta ruajme e mbrojme me pune me dashuri .bashkim me vendosmerii per ta ruajtua nga arroganca vetekenaqja .korrupsioni dembelizmi e propoganda boshe .mendoj se duhet te jemi mbeshtetes te cdo qytetari .i cdo problemi te tij pa e lene asnje vetem ,ne shqipetaret jemi per vllazeri, barazi e drejtesi per cdo qenie njerezore pa dallim

  6. Partizani says:

    Zoti kryeminister!
    Ti boton 100 vete te denoncuar,por ne fakt jane me mijra te tille,por ne nuk dime se ku te ankohemi ne mungese te gjykatave te drejta dhe administrates se shkaterruar!
    1-Kam mbi 10 vjet qe ndjek pa mbarim seancat gjyqesore per pensionin e ushtarakut dhe ne fund gjyqtari Gentian Medaja i Gjykates Administrative te Shkalles se Pare,Tirane,pasi depozitoi 4 Akte ekspertimi per problemin ne fjale dhe me shifra te ndyshme,vendosi qe te me jepet si demshperblim per 23 vjet vetem 200 mije leke,aq sa e llogariti ekspertja e tij Margarita Kalemasi.
    Tre aktet e tjera te meparshme te ekspertimit me jepnin mua shifren e demshperblimit prej 4.5 milion lekesh!.
    Pora nje diference prej 4.3 milion lekesh ne demin tim!
    2-Si mundet qe 4 akte ekspertimi,te perpiluara nga eksperte me licence zyrtare e te njohur nga gjykata,te nxjerrin shifra te tilla me kaq ndryshime kolosale?
    A eshte eksperte me licence Margarita Kalemasi,qe nxjerr nje shifer te tille skandaloze?
    Po gjyqtari Gentian Medja,per cfare arsyesh dhe interesash nuk pranoi shifrat e aktit te pare te ekspertimit,por vendosi pasi depozitoi njeri pas tjetrit 4 akte te tille?
    Mos ka pritur qe une t’i jepja ndonje zarf me pare,qe vendosi per shifren me te ulet?
    Ne se gjyqtari Gentian Medja gjykohet se ka vendosur drejt,atehere i bie qe ekspertet e tjera QE NXORREN SHIFRA SHUME ME TE LARTA DUHET TE DENOHEN PER MASHTRIM!
    Kush e lexon vendimin e Gentian Medjes do te skandalizohet,se jo vetem ka bere interpretime skandaloze,por edhe verteton se ao nuk e nhjeh legjislacionin shqiptar!
    Sikur te mos mjaftonte ky gjyqtar i shkalles se pare,por me skandaloz eshte vendimi i marre nga gjyqtaret e Gjykates Administrative te Apelit Tirane,qe me se shumti kane mbushur faqet e vendimnit duke bere copy paste vendimnin e Gentian Medjes!
    Dhe keta gjyqtare jane:
    -Enkelejda Metaliaj(Softa),Arjan Qafa dhe Alkelina Gazidede!
    Per mua keta te 4 gjyqtare nuk e meritojne te punojne ne sistemin e drejtesise dhe ne se kontrollohen vendimet e marra prej tyre,me siguri,qe duhet t’i drejtohen burgut!
    Mallkuar qofshi,o gjyqtare te padrejtesise!
    Leket e bukes qe me mohuat mua per 23 vjet, befshi ilace per vete dhe femijet tuaj!

    1. Po ça janë këto idiotlliqe o km. Jam një qytetar nga vlora, dhe nga e gjithë gjykata e vlorës ti vete përmend emrin e gjyqtares më të re që ka ardhur. As 3 muaj nuk ka. Esmerilda Habili është gjyqtare e ndershme, pse ja njollosni emrin. Ndërkohë ka të tjerë të njollosur që prej 20 vjetësh marrin miliona në kurriz të qytetarëve. Pffff të keni turp. Turp ! a.b. nga vlora

      1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

        kjo eshte skeme enver hoxhiste..o arber vlora..per te thene shifeni popull sa punojme ne..ene i nxjerr emrat si puna gjykateses qe thu ti sepse nuk eshte e ripjelljes…ky kari ka komplet hipoteken e tirones..kati dyte i numrojne leket me makine aq shume morin..ky kari me nxjerr nja dy emra barbonash

        1. plaku mere vicidoli says:

          Dialekt tipik shqupsash…pa dallim feje e krahine, se idete jane po ato…haxhiqomiliste .

    2. Novruz Limaj says:

      I dashur Partizan! Ti ke te drejte te kritikosh drejtesine per zvarritjet ose vendimet e padrejta per ty. Edhe per korrupsion po e po. Por ne rastin konkret nuk mendoj se ke te drejte per gjyqtarin Gentian Medja. Une kam patur vet nje proces gjyqesor me te ketu ne gjykaten administrative te shkalles se pare Tirane si ekspert dhe me ka lene pershtypjen jo vetem si njeri model thjeshtesie e qytetarie por mbi te gjitha me moral te paster e korrekt me ligjin e te drejtat e paleve paanesi deri ne fund. Edhe pala humbese nuk kish verejtje per gjykimin. Une desheroj qe gjyqtar te tille te kalojne vettingun e te jene drejtesia jone neser, ate qe presim te gjithe.

    3. Novruz says:

      I dashur Partizan! Ti ke te drejte te kritikosh drejtesine per zvarritjet ose vendimet e padrejta per ty. Edhe per korrupsion po e po. Por ne rastin konkret nuk mendoj se ke te drejte per gjyqtarin Gentian Medja. Une kam patur vet nje proces gjyqesor me te ketu ne gjykaten administrative te shkalles se pare Tirane si ekspert dhe me ka lene pershtypjen jo vetem si njeri model thjeshtesie e qytetarie por mbi te gjitha me moral te paster e korrekt me ligjin e te drejtat e paleve paanesi deri ne fund. Edhe pala humbese nuk kish verejtje per gjykimin. Une desheroj qe gjyqtar te tille te kalojne vettingun e te jene drejtesia jone neser, ate qe presim te gjithe.

    4. Oficeri says:

      Ti o partizan qenke pishtar i drejtesise dhe gjithe sistemi qofte i drejtesise qofte ekspertet dhe qofte edhe shoqeria ta paskan me te futur. A nuk mendon se kur te gjitha hallkat dhe te gjithe te kundershtojne mos valle problemin e ke ti?!!!

      1. Partizani says:

        Eh more “oficer” i mjere!
        Ne se behet drejtesia keshtu me lloogjiken tende prej militanti zhurmues,atehere une dhe mijra te tjere do te vuajne per jete sic po ndodh ne fakt!
        Po ty kush te ka futur avokat mbrojtes i kesaj drejtesie te shkaterruar,te korruptruar deri ne palce,kur i gjithe populli dhe nderkombetaret jane kundra saj?
        Me siguri qe do jesh i lidhur me gjyqtarin apo eksperten,se ndryshe duhet te jesh i semure psikik!
        Drejtesine qyetaret e kerkojne nga ligji e jo nga gjyqtari dhe ekspertet!
        Eshte ligji ai qe ndan shapin nga sheqeri,o tuaf i mjere!
        Kush qenkan keta qe jane kundra meje dhe qe ti gjykon se ata paskan te drejte e jo une?
        Po me fjalen “SHOQERI” cilet fut ti,o kodosh,qe sipas rradakes tende qenka kunder meje?
        Shporru qe ketej,ti pplehre e mos u bej avokat i te pa afteve,shkelesve te ligjeve ,te korruptuarve etj!

  7. 006 says:

    Kjo eshte lista me e turpshme….turp per keto publikime…….
    Vendosen emrat e njerezve vetem e vetem pse nje person dixhital publikon emrin e tjetri….mbase dhe te personit qe mund te kete inat, pafilter. ….
    Kjo mund te quhet shume mire Lista Dixhitale e SaliRames.
    Kjo eshte injoranca shqiptare qe do te beje shtet por nuk e kupton.

  8. kleptofagos says:

    Peshku qelbet nga koka ..

  9. marie says:

    prokurori i pergjithshem Llalla,eshte i pari qe duhet largu urgjentisht,ai e shkaterroi drejtesine fare,me themel!

  10. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    95hasane,dervishe e qamila,4 katolike e 1 ortho/xe……………..!

    1. Moni says:

      Ti je klluf vlla. Edhe une ortodoks jam, por po qe se ka lidhje me besimin ky muhabet une skam gje te perbashket me ty…hajvon komplet je

      1. aqif shpartallusi komshiu gimit pallati 174..shkalla 13 says:

        lene mer mon..le te pllasi gjithe diten ..hason knej..gafurr anej ai ate pune ka..ai pos pelliti 15 here ne dite ..sunit nuk e ze gjumi

  11. Mirvjena Shema says:

    Ahahahaha o Mero po lista filloka nga numri 2 apo numri 1 Mirvjena Shema eshte ne strukturat e PS dhe te KM e ka heq. Turp te kete qe ben keshtu i ka nxjerr ti tregoi te gjithe dhe Mirvjenen e tij ahahah

  12. Permetari says:

    Ne Permet kemi nje Drejtore Arsimi qe eshte kampione e korrupsionit dhe per çudi se eshte socialiste nuk ja permendin emrin(Alma Hoxha).Ne Permet e di çdo njeri qe te gjotha emerimet jane bere me lek erdhi emisioni stpo dhe e nxori e pa gjithe shqiperia per shkeljet qe kish bere dhe prape nuk e permendin.Po do drejtesi z. Kryeminister duhet te fillosh pikerisht nga keta drejtor te emruar nga partite dhe jo si produkt i meritokracise.Respekte

  13. populli vlonjat says:

    Po Albana Hodaj dr e DAR Vlore ,shitese shembullore e vendeve te punes,injorante,por qe njeh vetem parane qe ju befshin kancer.Po Ramadan Trocin,kryeprok.i vlores,ka shume borxhe te vlonjatet.Dibranet Jane burra te beses ,ndersa ky i pret ne bese njerezit e pafajshem

    1. Nje njeri qe ju do te miren says:

      Edhe drejtori i DAR Korce eshte shites i vendeve te punes, injorant dhe arogant. Turp per shtetin qe perfaqsohet nga ky Don Kishot, nje palaco qe ka 4 vjet qe lufton me mullinjte e eres. Hiqini keto fytyra te urryera se hane degradim jo vetem per qeverisjen, por edhe nje nenvleresim per qytetarine Korcare. Mos harroje as ky fytyr shtrembri dhe as te tjeret qe paguhen nga taksat tona.

  14. Luani says:

    Ne ministrine e bujqesise ke Mimoza shahini sherben ne menyre te perkushtuar vojo bregut po kesbtu edi drejtor i vetinarise luan bregu mimoza e prokurimeve alketa ekonomi etj

  15. JONA says:

    PO PROFESORIN E DASHUR PER NE KUSH E DENONCOI
    MEKAT
    ESHTE KOHA TI MBROJME ATA PAK KIRURGE ME VLERA QE NESE DO TE NEVOJITEJ MUND TI BESOSH TE OPEROJE NE KOKEN TENDE.
    KUJDES!!!
    ESHTE FAT PER SHQIPTARET QE NJE MENDJE E NDRITUR DHE NJE DORE KIRURGU QE KA KRYER MBI 2000 PROCEDURA TE KOMPLIKUARA ME SUKSES TE LARTE TE PERGOJOSET.
    NEUROKIRURGJIA ESHTE NJE SEGMENT DELIKAT DHE NE NEUROKIRURGJINE TONE PUNOJNE ME DASHURI DHE PERKUSHTIM MJEKE NE SKUADER JANE TE TRAJNUAR DHE TE MREKULLUESHEM.

  16. Koco Koqedhima says:

    Po krye te korruptuarin ish-Rektorin e Universitetit Politeknik Jorgaq Kacani ku e keni? Pale eshte dhe Akademik kur s’ka shkruar nje liber dhe as nje artikull. E degje roi arsimin e larte ky plahra. Mero postoje komentin

  17. Ines says:

    Plasen fleterrufete

  18. Agimli says:

    Kjo eshte mentalitet Komunist. Duhen mare te pandehur ata qe kane bere dhe botuar listen pa fakte .nuk gjukohet njeri. Te ishte nje shtet normal shteti do tju paguante miliona per cenim te reputacjonit. Shtet pe leshi……po kerkohet apje te vendeve te punes per ata qe kontribojne per votime….Me kete mentalitet nuk behet kurre shtet. Bunch of idiots.

  19. D. Didani says:

    Ne qofte se keta emera jane vetem me 1 (1) denoncim….???? Eshte nje budallallek!

  20. Agimli says:

    Kur rriteshe tensioni ne Romen e lashte, Perandori sakrifikonte ca Gladiatore qe luftonin me luane te urritur……dhe turma kenaqeshe. Turp. O Shqipetare shikoni cfare fitoi Shqiperia nga takimi I Triestes ne krahasim me vendet e tjerra te Ballkanit, kjo eshte treguesi I Qeverisjes dhe kjo Qeveri nuk eshte veteme Korruptuar por edhe e pa afte. Sqipetaret moren vetem deklaraten e Merkelit, kur te tjeret fitojne miliarda nga investimet perendimore. Keto lista jane per te kenaqur “TURMAT” dhe terhequr vemendjen nga gjerat me te rendesishme.(PARATE).

  21. Tarrasi says:

    Keto jane “Flete Rrufete” ose dacibaot kineze elektronike

  22. kafe e hidhur says:

    hajde flet rrufe hajde te dhjefsha kohen e enverit–ky po qe e kupton si funksionon shteti..pyetet poplli,poplli flet e ky te demaskon..zoti rama ma shpifet me kete veprim se eshte intelektualisht shume i ulet..nuk behet shteti me thashetheme..moralisht ky demaskimi yt eshte i denushem,ligjerisht eshte nul..pergojoni robt pa fakte..ske faj,shan kazanin behesh dhe ti pjese e tij..turp

  23. Tal says:

    Si vjen zor qe permendin jo peshqit e vegjel por as vezet e peshkut .

  24. Visari says:

    Shumica e ketyre jane te korruptuar dhe duheshin jo vetem larguar por edhe denuar. Por permenden kot disa nepunes apo aparatcike. Ka plot fakte e dokumente qe vertetojne saktesisht se te gjithe drejtoret qw nga digasteret e deri tek ato te nivelit lokal jane te korruptuar,megallomane dhe shperfilles te hallit te qytetarit. E para pune qe duhet te beje kryeministri eshte te heqe e qarkulloje te gjithe drejtuesit dhe ky mandat qeverises te filloje me drejtues administrate te rinj jo ne moshe se ato korruptohen me shpejt, por ne mendime e praktiken e punbes. Sidomos drejtoret e Arsimit,te ambulancave,te agjensive qendrore, dhe drejtoret e bashkise qe per dy vjet u kthyen ne arrogante te pandreqshem

  25. BENI. says:

    Ne emer te popullit ju heq nga puna.
    Enver Enver modeli komunist.
    Po ju jap une nje emer hiqeni nga puna.
    Edi Rama raporti kofidencial i OSBE-se e nxori me 200 milion Euro te investuara ne of shore.

  26. abc says:

    !
    Shpartallo mafien qe ka zaptuar Sigurimet Shoqerore te Shqiperise!
    Aty ka shkelje kolosale dhe korrupsion!
    Juristet e tyre si Migena Toto eshte armike e hapur e ish ushtarakeve!
    Shporrini te gjithe nga ISSH-ja!

  27. Doktor antidota says:

    Hahahahz. Po ben kerdine doktor penicilina me idete e tij si zakonisht gjeniale te malokut dixhital.
    Iu kthy ksaj rradhe ndaj vetes de tij bisturia qe perdor pa teklif kunder gjithe njerezve te ndershem.
    Dhe kur sulet bisturia e doktor penicilines keq puna se e di vet ai shum mire gjithe operacionet qe ka bo me sukses ku ne prrgjithesi pacienti vdes.
    Hahahaha shume e forte.
    O doktor penicilina na jep ca idera te tjera. A ke mo ? Ja psh protestat ne rruge kur ju preken interesat familjare mafioze.
    Populli yt ka per te ta bere ty revolucionin ashtu sic e meriton. Te shkelqyer.

  28. fshatari says:

    Ja nje vjedhje me miliona zoti kryeminister dhe ju personin hajdut ne fjale, ish kryetarin e Komunes Abedin oruçi e graduat ne Kryetar te Keshillit te Qarkut Kukes, sot aktualisht. Ja shikoni fondet qe jane dhene per rruget e Komunes Kolsh ne Kukes dhe urdhero zoti kryeminister dhe shikoje rrugen nese eshte hedhur nje lopate dhe ne te, qe nga koha e komunizmit, shifrat jane te zeza mbi te bardhe ne sistemin e Thesarit, ndersa rruga eshte aty ne gjatesine e saj, pa nje lopate asfalt, çesmat jane vetem me nga nje zorre uji nga pas, e sa ka te tjera nder vite. Denoncoje zoti kryeminister nese ta mban
    Pёrshkrimi I aktiveve Kategoria Vlera neto kontabёl mё Mё 30 qershor 2015
    Studim Projektim Studim Projektim 280,000
    Studim Projektim Riparim Shkolle 410,600
    Studim Projektim Riparim Ujesjellesi 330,000
    Studim Projektim Asfaltim rruga Kolsh 340,000
    Studim Projektim Supervizim kualidim 435,800
    Ujesjellesi Mamez Vepra 7,565,682
    Ujesjellesi Kolsh Vepra 13,270,806
    Rruga Kolsh Vepra 3,618,710
    Rruga Myç Mamez Vepra 1,726,966
    Rruga ismailaj Vepra 979,393
    Rruga Demali Vepra 662,992
    Rruga Varreze Breçan Mamez Vepra 994,500

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *