Vazhdo vëllau im, shikoni si vepron Edi Rama…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Behgjet Pacolli

Shiqoni si vepron Edi Rama…

Gjithmonë ndjek me vëmendje çfarë ndodh në Shqipëri! Çfarë bën miku ynë Edi Rama!

Vërejeni si vepron lokalisht dhe si mendon globalisht! Me krejt çfarë ka vepruar, ka dalë prej suazës së interesit partiak.

Ka dalë prej suazës së interesit personal, qoftë para fushatës, qoftë pas fushatës në votimet që i fitoi veç ai.

Ka ndarë pushtetin me opozitën, ka ulur tensionin politik. E kjo nuk po ndodh vetëm brenda Shqipërisë: Edi Rama po rrit peshën e vet si politikan, po rrit peshën e Shqipërisë në samitet ndërkombëtare, si ndodhi në samitin e naftës në Turqi, apo në samitin e Triestes të vendeve të Ballkanit.

Vazhdo miku im, vazhdo kështu në këtë linjë, në këtë sjellje, pse krejt çka bën vlen si model për Kosovën. Do të kisha sugjeruar të vazhdoje të ndaje pushtetin me opozitën, të vendosje në krye të institucioneve njerëz të saj.

Ti e kupton mirë çka do të thotë kjo: kjo do të thotë që partitë politike të humbasin vlerën.

Kjo do të thotë që të mos ketë konfliktualitet partiak, shoqëror, por fuqinë ta marrin institucionet e drejtësisë, ndërmarrësia. Kjo do të thotë që institucionet të fuqizohen.

Kjo do të thotë qytetari të marrë fuqinë që meriton. Kjo do të thotë që me u marr më shumë me ekonominë se me fjalë boshe, se me sherre komike.

Vazhdo vëllau im, se çdo gjë që bën ti tash, ne në Kosovë po e ndjekim me vëmendje të madhe.

Me shpresën që dhe politika jonë të kuptojë se ç’duhet të bëjë në këtë moment të veçantë që po kalon Kosova !

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

21 komente në “Vazhdo vëllau im, shikoni si vepron Edi Rama…”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Te lumte z.Pacolli!

  2. DETARI Atllantidhes🌐 says:

    Me ka lene pa fjale ,zoti Pacolli !

    Kurse u ne si shqiptar do te thosha ty ;

    Vazhdo Miku Yne ti ngresh larte punen te Madherishmit Edi Rama ,se keshtu i ngre lart emrin Shqiperise dhe Kosoves!
    Jane te pakte ata qe i perulen djerses se kryeministrit tone !

    Edhe nji here ,Bravo zoti Pacolli !
    🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸🇺🇸

    🔊📣📣📣📣📣📣📣📣📣📣📣📣📣📣

  3. Reli says:

    Pacolli!
    E mire projektin per betonizimin e Divjakes?
    Edhe si gomar te pellase Rama ,ty para ne xhep do fusesh per vete dhe Ramen nga firmat e tije.
    Mbylle kamaren ,se nuk jemi idjote.

  4. Andi says:

    shhhhhh
    you are making too much sense ;))

  5. Faro says:

    Ne vend qe ti thone keto te verteta gazetaret, apo analistet e kazaneve mediatike, i thote Z.Pacolli.
    Te lumte!

  6. Cjapi says:

    Z.Pacolli me pelqen entuziazmi juaj. Analiza juaj eshte shume e sakte, vazhdoni me angazhimin tuaj ne jeten Shqiptare, kam edhe 1 kerkese ”ate projekt gjigant qe keni ne Divjake spostoheni 15 km me ne jug ne Seman, Fier. Jepini frymarrje per zhvillim 1 zone me ponteciale te medha zhvillimi dhe lereni Divjaken dhe lagunen e saj te jete 1 pasuri natyrore e gjith Shqiptarve

  7. Ladi says:

    👏👏👏👏👍🏻👍🏻🇪🇺🇦🇱

  8. LORA says:

    Oj,oj,oj,,,,po n’a sugjeroka Pacolli ndarjen e pushtetit me opoziten dhe vendosjen ne krye te institucioneve te njerzve shqup-sa !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Per mua,ky Pacolli ben mire te deklaroje se kush I dergonte mijra kosovare qe te votonin si qytetare shqiptare kunder Edi Rames ne kohen e qoftelargut ne pushtet.Se me ke duhet te ndaje pushtet Rilindja e ka vendosur vota e shqiptareve te Shqiperise,me te cilen ben mire te mos kruhet Pacoll efendiu.

    1. Lugati says:

      o lora ..qeke me nerva sot ..ca te ka nodh mi shpirt..thuj lugatit tat cfare te shqeteson..ta zgjidh une sikletin vetem fol..se na hallakate..me lavdru KM na xehesh..me ta shajte bohesh jem krejt..cer te bojme na thuj te pakte..ho rrusho mos u xej..se shqetsohem shum kur nevrikosesh

  9. Ylli says:

    Kemi perjetuar kohen e qeverisjes se Berishes.75 % e shtypit televizioneve dhe analisteve kunder tij.
    Debate .,polemika ,kunderishti pa fund.Pretendohej se Berisha ishte autoritar ne kufijte e diktatorit.!?!?!,
    Tani kemi dicka tjeter.Te gjithe me Edin ,televizione gazeta dhe analiste.Vetem Fahriu i shkrete me Salen.Edhe dhendri nuk po i bindet me Sales.Te gjithe me Edin.Cuditerisht ketij palacolleku po i thuhet demokraci !?!?!?.
    Gare palacosh per te hyre ne oborrin e mbretit.Ngelet per te thene…..edhe ti o Begjet do me u bo paloco per mbret.
    Zoti na ruajt.Per moskeqkuptim ,me politiken e Edit jashte kufijve jam 100% dakort.Vetem se po ma shpifin palacot.Dikur i thonin Byroja Politike.Tani i thone Byroja Palacotike.

  10. Koba says:

    Respekte Z.Pacolli.Komenti juaj eshte i sakte per aspektin Nderkombetar.Po per politiken e Brendshme jemi ende te Deshiruar se duam te tregoje FORCE REALE kunder Korrupsionit.Maja e Korrupsionit eshte e Lidhur me emra Pushtetaresh dhe ish pushtetaresh qe kane mbushur xhepat e tyre dhe kane lene ne varferi Miletin e thjeshte.Ia dhame votat serish me gjithe shpirt se duam Drejtesi se Duam rritjen e Mireqenies, se Duam te hyjme ne BE si te Barabarte,.Per kete po presim veprim konkret dhe Efikas te Z.Rama

  11. emigranti says:

    Hahaha i mori ministrat per nje muaj keta nuk ikin me dhe ky i gjati po tall bythen po pret kur te shkrij luli zoti pacolli sugjerimi juaj i sakte sa per divjaken te filloni menjehere te beni nje resort turistik ose e thene ndryshe fshat turistik se na mbyti mushkonja

  12. Plaku Xhuxhumaku says:

    Te fala Ana Oxa-s, te perzuri nga krevati se vije era kembe.

  13. kleptofagos says:

    Levdatat e Pacollit, jane si puna e violines se Nastradinit ..
    PS.
    Vetem per ata qe e dine perrallen ..

  14. Bogonica says:

    “Reli”, me sa di une,projektet e z.Pacolli ne Divake jane diskutuar me komunitetin,dhe ma do mendja se Pacolli nuk mund te bjere ndesh komunitetit te Divakes dhe Qeverise Shqiptare.Ne se komuniteti i Divjakes dhe Qeveria Shqiptare nuk ka eksperte per projektin e z.Pacolli,le te therriten ekspertet te huaj dhe jane te gjitha mundesite, qe ky multimilioner si aset i cmuar kombetar si z.Pacolli, te beje ne Divjake me te miren e mundeshme.

  15. DRENICA E KUQE says:

    A e di Tirana shqiptare qe duke i pasur ne krah “shqiptaret” si Pacolli (Rugova, Mustafa, Hamiti, Ramajli, Kraja…) ka ardhe ne kete gjendje e situate te rende sa nuk po e njeh vetvehten e saj shqiptare dhe as pjeset e saj natyrore te trupit shqiptar…
    Duhet pare hollesisht kush dhe cili te levdon e kush dhe cili te shane!
    Medet, medet, MEDET!…

    DRENICA E KUQE

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    O lugati
    L’ora gjithmone keshtu eshte
    Se merr 2000 lekshin per koment.
    Respekte.

    1. Lugati says:

      kuje mer firak mer te rujte zoti…je bo per moll….ika kap vapa…militantet e ripjelljes me lugatin KM..deshen timonin vete..e moren po i ka ngel ne dore…jane hallakat sdine ca me bo…..hahahajaha

  17. kombi says:

    KOSOVA E NDERTOI SHTETIN W SAJ , DUKE MARRE SHEMULLIN ME NEGATIV TE ANTISHQIPETARIT SALI ,QE KRIJOI NJE RRUMPALLE DHE KORRUPSIN TE PAPARE NE SHQIPERI . KJO ISHTE PASQYRA E KOSVES . TANI KA ARDHUR KOHA E NDRYSHIMIT ,DREJT SHTETIT TE SE DREJTES .

  18. Elca says:

    TUNG!! Z.BEHGJET!👍🏻

  19. sali ahmeti says:

    Ore patriot e rrenc Bexhet Pacolli. po ore i mjere po ti qe bleve per nje cope buke fabriken e tubave ne Ferizaj dhe tani ke bllokua punen e ndertimit te rruges dhe sot eshte bere pengese se ti deshiron qe te fitosh edhe ma shume se qe bleve tere fabriken me ate pjesen qe nuk e liron te ndertohet rruga dhe tthua se nuk prishi rrethojen e fabrikes se e kam blere me pare te mia. More rrenc e dallaverexhi liroi njerzit te perfundojne rrugen e leri ato brockullat e Edit qe mendon se populli nuk njef ty dhe kete birin e komunisti e diktatorit Kristaqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *