DOSJA/ Prokuroria çon në gjyq Domart Konjarin, “kokën” e organizatës kriminale në Francë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim Domart Konjarin, i cili akuohet për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

HETIMI

I pandehuri akuzohet se ka krijuar organizatë kriminale në Francë, aktiviteti i së cilës ishte trafikimi dhe shitja e lëndës narkotike heroinë. Ky shtetas u arrestua fillimisht në 18 janar 2016 në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në Korçës, pasi iu gjetën dokumenta të fallsifikuara me emrin Arben Lazri dhe, për këtë arsye, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”. Në bazë të veprimeve proceduriale, u identifikua se ky shtetas ishte Domart Konjari, për të cilin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte dënuar me një vendim jo-përfundimtar me 10 vjet burgim. Autoritetet franceze kishin bërë gjithashtu një kërkesë autoriteteve shqiptare që, nëse arrestohej, gjykimi ndaj tij të zhvillohej në Shqipëri.

Duke qenë se vepra për të cilën akuzohej në Francë, “trafik lëndësh narkotike”, ishte në kompetencë të Gjykatës për Krime të Rënda, dosja me arrestimin e tij u kalua nga Gjykata e Korçës për në Tiranë. Në bazë të një vendimi, i cili u kontestua nga ana e Prokurorisë, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, në Shkurt 2016, urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë që Konjari fitoi lirinë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet e saj për veprat e akuzuara në Francë, në bazë të materialeve të mbërritura nga autoritetet zyrtare të Parisit. Në bazë të këtyre hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sërish në Dhjetor 2016 caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Konjarit. Kjo kërkesë u pranua nga ana e Gjykatës, por ndërkohë, ai nuk është gjetur ende nga Policia, pavarësisht se, me vendim gjykate, ai duhej të paraqitej pranë Policisë Gjyqësore në mënyrë periodike.

Bazuar në materialet e hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se i pandehuri Domart Konjari paraqitet si personazhi qendror i rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të kokainës, i përfshirë drejtpërdrejtë në shumë operacione importimi të sasive të mëdha kokaine, në lidhje të drejtpërdrejtë me trafikant të shumtë rajonal.

Rezultoi e provuar se i pandehuri Domart Konjari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në formën e organizatës kriminale, ka kryer trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike të llojit heroinë për në Francë nga Spanja, Italia, Hollanda dhe vende të tjera dhe shpërndarjen e saj kryesisht në qytetin e Marsejes dhe në vende të tjera, ka kryer pastrimin e fitimeve. Nga kjo veprimtari kriminale nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë me qëllim fshehjen ose mbulimin e natyrës së paligjshme të saj duke e ditur se kjo pasuri ëhstë produkt i veprimtarisë kriminale, duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 287/a, 333/1 dhe 334/1 të K.Penal.

Nga hetimet e këtij procedimi penal trezultoi se më datë 04.11.2015, rreth orës 17:40 në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, Korçë, janë paraqitur në hyrje shtetasit Elton Çela, si drejtues mjeti dhe shtetasi me dokumente me identitit Arben Lazri, si pasagjer. Pasi punonjësi i policisë (kontrollori) ka vijuar proceduren e regjistrimit të shtetasve në pikën e kalimit ka evidentuar se me të njëjtin identitet, Arben Lazri me numer personal të njëjtë por me fotografi tjetër, është i regjistruar ne tims dhe një shtetas tjetërt. Po ashtu punonjësi i policisë ka enidentuar se po i njëjti i asaj dite, shtetasi Arben Lazri kishte dalje për në Greqi në orën 17:11, ku i intervistuar për këtë fakt, shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri i ka prezantuar faktin se pasi ka dalë në piken e kalimit në territorin Grek nga punonjësit e kësaj pike është kthyer pasi i kërkonin disa dokumente të tjerë.

Në këto rrethana, shtetasi i paraqitur me këtë identitet ka kaluar për një kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe ndërkohë që shoqërohej nga punonjësi i policisë për në zyrën përkatëse shtetasi i paraqitur si Arben Lazri, i ka premtuar punonjësit të policisë për ti dhënë 50 euro, me qëllim që të mos e vonin në procedurat e verifikimit, veprim të cilin e ka kundërshtuar punonjësi i policisë dhe e ka bërë prezent si fakt, tek eprorët e tij. Gjatë një verifikimi të hollësishëm të pasaportave lëshuar të njetit identitet dhe nga një verifikim i gjurmëvë të gishtave të këtij shtetasi është evidentuar se shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri, ka paraqitur identitet të rrëmë pasi ky shtetas i përket identitetit të të pandehurit Domjart(Domart) Konjari, i datëlindjes 11.07.1973. Policia gjyqësore ka vijuar kryerjen e veprimeve të para hetimore, duke kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Domart Konjari për veprat penale të “Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar nga nenet 189 dhe 244 të K.Penal.

Po ashtu, gjithashtu rezultoi e provuar se i pandehuri Domart Konjari me një letërnjoftim të fallsifikuar ka tentuar të kalojë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë për në Greqi dhe në momentin kur policia po kryente procedurat e kontrrollit i ka premtuar punonjësit të policisë për ti dhënë 50 euro duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të “Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”parashikuar nga nenet 189 dhe 244 të K.Penal.

Gjykata për Krime të Rënda me vendimin nr. 440 datë 30/12/2016 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për të pandehurin Domart Konjari. Duke qënë se nuk u bë i mundur ekzekutimi i këtij vendimi kjo Gjykatë me vendimin nr. 315 datë 23/06/2017 ka vendosur deklarimin e ikjes së të pandehurit Domart Konjari.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *