Mjeku inekzistent fut në kurth mediat shqiptare me letrën denoncuese për Ramën. Ja cili është ai në të vërtetë

13 Korrik 2017, 10:34Sociale TEMA
Mjeku inekzistent fut në kurth mediat shqiptare me letrën denoncuese

Ditën e hën portalet shqiptare, por edhe media serioze, nxituan të publikojnë letrën e hapur të një “mjeku” shqiptar drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku denonconte zyrtarë të lartë të cilët kërkonin shifra marramendëse, mbi 15 mijë euro, për punësime në mjekësi.

Por pa asnjë verifikim minimal, denoncimi i personit pas profilit fals në Facebook që shtiret si “MJEKU DIAMANT KUKA”, u mor si i vërtetë dhe pushtoi faqet e mediave elektronike, dhe jo vetëm.

Newsbomb.al ka arritur të verifikojë se bëhet fjalë për një sajesë jo vetëm për denoncimin e Diamant Kukës, që shtiret si mjek në Facebook, por edhe për vetë ekzistencën e tij.

Një mjek me emrin Diamant Kuka nuk ekziston në Shqipëri, por mesa duket edhe në mbarë botën.

Ai pretendon në profilin e tij në Facebook, ku e ndjekin jo pak, por mbi 1 mijë persona, se ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, por ajo që e nxjerr zbuluar këtë person, është fakti se ky profil është hapur në vitin 2015, në kulmin e debateve për testimin e mjekëve në Shqipëri.

Në të vërtetë, ky person në foto është një mjek, por jo shqiptar.

Ai përdor abuzivisht forografinë e një mjeku amerikan, i cili quhet Justin Myers, mjek në Karolinën e Veriut në SHBA.

7 komente në “Mjeku inekzistent fut në kurth mediat shqiptare me letrën denoncuese për Ramën. Ja cili është ai në të vërtetë”

  1. TRAPI says:

    EPO GJEJENI,,,DHE BEJANI NENEN…

  2. Fshatari Injorant says:

    O shkencetar! Po kete e tha vete ai! Cfare zbulove ti?

  3. ela says:

    Po cfare rendesi ka si ka dale mjeku, me cfare emri etj etj. E rendesishme eshte qe te gjitha ato qe ai thote jane plotesisht te verteta ne cdo germe qe shkruan. He Mero i more leket nga fondi i ekselences per shkollimin e djalit tend qe te gjithe e njohin si idiot ????

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Me demek ky diamant Kakà paska rrejt
    Dhe s’ eshte e vertete fare qe per tu punesuar duhen dhene leke.
    Ah more shqiptare qe gjithe jeten keni ngrene bar.

  5. BB says:

    Pleherat si keta qe i bejne keto pune, kane filluar te vijne shume ere nga “vapa”. Ligesia dhe poshtersia ska fund.

  6. Maloku qe te shkep says:

    E paska gjet anila se osh interesu per ta pallu, puuh cfar zhgenjimi kshu moj nila edhe nje qe te del iher ne 3 – 4 vjet me profil fallc

  7. doktori says:

    Si mendojne komentusit: Vertet do twee shkruante nje mjek me emerin e vertete te tij? Do ta kishin vrare koleget me metodat me te sdofistikuara.Rendesi nuk ka as emeri as fytyra e “denoncusit” rendesi ka e verteta qe thote apo genjeshtra ne se nuk thote realitetin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje