Sela shton presionin mbi Zaev për ligjin e gjuhës shqipe në Maqedoni

13 Korrik 2017, 18:01Rajoni TEMA

Partia PDSH – Lëvizja për Reformat po kërcënon me tërheqje nga koalicioni qeveritar në Maqedoni nëse nuk miratohet ligji që zgjeron përdorimin e shqipes zyrtare.

Qeveria e re reformatore e Maqedonisë po përballet me testin e parë të madh pasi partneri i saj në koalicion, PDSH- Lëvizja për Reformat, tha se do të largohej nga qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët nëse kjo nuk arrin të miratojë ligjin që zgjat përdorimin zyrtar të shqipes deri në fillim të shtatorit.

“Kjo është një kërkesë që është me prioritet maksimal për shqiptarët dhe për partinë tonë. Nëse ligji nuk miratohet brenda një kohe të arsyeshme, do të rishikojmë pjesëmarrjen tonë në qeveri,” tha partia të mërkurën, duke konfirmuar atë që lideri i saj, Zijadin Sela, njoftoi më herët të dielën.

PDSH – Lëvizja për Reformat është pjesë e një koalicioni të tre partive etnike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, e cila mori tre nga 120 vendet në parlamentin maqedonas në zgjedhjet e përgjithshme të 11 dhjetorit.

Nëse vetëm dy prej këtyre deputetëve largohen nga koalicioni qeverisës, atëherë LSDM nuk do të ketë shumicën parlamentare me 62 deputetë.

Partneri në koalicion i Selës, Vesel Memedi, kreu i Rilindjes Kombëtare Demokratike, RKD, tha se nuk kishte të njëjtin opinion me Selën për largimin nga qeveria. Por deputeti i tretë në koalicion, Surija Rashid, shihet si shumë afër Selës.

Zv. Kryeministri i Maqedonisë për Çështjet Europiane, Bujar Osmani, tha se të gjitha partitë partnere të qeverisë po punonin fort për ligjin e ri të gjuhës, që tashmë është vendosur në listën e prioriteteve të qeverisë për miratim në tre muajt e ardhshëm.

Por partia kryesore në pushtet, Social Demokratët dhe partia më e madhe etnike shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, këmbëngulin se projektligji duhet së pari të kontrollohet nga Komisioni Europian për Demokraci përmes Ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias.

Osmani këmbënguli që dërgimi i projektit në Komisionin e Venecias nuk do të vononte miratimin e ligjit, të cilin ai tha se mund të dërgohej në parlament shumë shpejt.

“Ndërsa bëhet diskutimi parlamentar, do të marrim mendimin nga Komisioni i Venecias”, tha Osmani për portalin e lajmeve Makfax.

Ndërkohë, disa media kanë sugjeruar se një parti e vogël opozitare, Bashkimi Demokratik për Shqiptarët, PDSH, që fitoi dy vende në zgjedhje, mund të zëvendësojë partinë e Selës nëse ajo largohet. Megjithatë, PDSH nuk dha koment mbi këtë raport të mërkurën.

Spekulime të tilla janë ushqyer nga fakti se udhëheqësi i PDSH Menduh Thaçi ka takuar kryeministrin socialdemokrat Zoran Zaev dhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti gjatë dy javëve të fundit.

Zyrtarisht u njoftua se krerët e partive diskutuan politikën aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në zgjedhjet e ardhshme lokale të kësaj vjeshte.

Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit prej 2.1 milionë banorësh – dhe kanë qenë prej kohësh të pakënaqur nga ajo që ata e shohin si statusin e tyre të klasit të dytë në vend.

Ligji i aktual për gjuhën e përkufizon shqipen si gjuhë zyrtare – por ajo e ka statusin vetëm në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë.

Në veri dhe perëndim të vendit, ku shqiptarët përbëjnë shumica në shumë zona, kjo nuk është një çështje shqetësuese. Megjithatë, në shumë zona të tjera të vendit, përqindja e shqiptarëve shpesh është më e ulët se 20 për qind.

Në marrëveshjen e arritur më herët këtë vit me partitë shqiptare, Zaev premtoi një ligj të ri që do të zgjeronte përdorimin zyrtar të shqipes në të gjithë vendin.birn

 

10 komente në “Sela shton presionin mbi Zaev për ligjin e gjuhës shqipe në Maqedoni”

  1. Zara says:

    Bravo Sela je nje politikan i pergjegjshem dhe patriot.
    Gjuha shqipe eshte shume e rendesishme per shqiptaret e Maqedonise.

    1. Leka i Math says:

      Gjuha shqipe eshte gjuha e makedhonasve te lashte! Ate duhet ta dine te gjithe banoret e Makedhonise,edhe ata vendalinj edhe ata te ardhur (ne shek VI-VII apo XV-XVI). Eshte nje nder per te gjithe, te dine gjuhen e lashte te Makedhonise se Lashte ?

  2. Poli says:

    E habitshme të dëgjosh nga këta të maqedonise ngulmimin për gjuhen shqipe kur më shumë se gjysma e tyre dinë me mire arabishten

    1. undefined says:

      Ata te pakten ngulmojn per gjuhen shqipe megjithese flasin me mire “arabishten” kurse kurvat arvanitasve jo qe e mohojn por edhe e luftojn gjuhen shqipe imagjinoje ku kemi arritur “arabet” mbrojn shqipen kurse shqiptaret e Greqise shkerdhehen nga jevgjitet e Anadollit ne tokat e tyre autoktone dhe dalin hapur kunder gjakut te tyre me pjella te poshtra e bastarde nuk ka ku te shkoj

      1. kuc he dreq says:

        Ku e ke degjuar kete per arvanitet ti mor DEBIL ?
        Apo ta ka treguar tfgs PTSOGLENDI ?

        1. aqif shpartallusi komshiu gimit pallati 174..shkalla 13 says:

          ti perhere mas kocave qe hudhin te tjeret mer kone…kuc he dreq

          1. kuc he dreq says:

            Ne fakt jam gjithmone pas BUCEVE si puna jote, qe hapen bythesh or Pisogledi ? ? ?

        2. albaniafirst says:

          Dhe themi pastaj se nuk ka modernizem ne Shqiperi! Tek ne internetin e perdorin edhe … qente
          Alvanitasit e Greqise e quajne veten me kete emer qe te dallohen nga shqiptaret. Tani na thuaj zotrote ne se “undefined” ka te drejte apo jo.

          1. Uush he dreq says:

            Ti RROT CARI mos harro se ke dy gjysher ? ? ?
            Po te lexosh ndonje liber per ceshtjen qe thua, te pakten do dalesh para pasqyres dhe do peshtysh idiotin qe do shoheshh perballe ?
            Sipas konceptit tend, arbareshet e Italise e quajne veten keshtu qe te dallohet nga shqiptaret e Shqiperise!!! Arbanasit e Kroacise e quajne veten keshtu qe te dallohen nga shqiptaret e Shqiperise!!! Arnavutet e Turqise e quajne veten keshtu qe te dallohen nga shqiptaret e Shqiperise!!!
            DHE PASTAJ THEMI SE NUK KA MODERNIZEM NE SHQIPERI! TEK NE INTERNETIN E PERDORIN EDHE …GOMERET!!!

      2. Poli says:

        Ne maqedoni vetem skenderbeu ka ngelur shqiptar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje