Barcelona zyrtarizon blerjen e Nelson Semedos nga Benfica

14 Korrik 2017, 15:35Sport TEMA

Barcelona zyrtarizon blerjen e Nelson Semedos nga Benfica për 35 milionë euro në një operacion blic.

Në mënyrë surprizë drejtuesit e klubit “blaugrana”, në pamundësi për të marrë shërbimet e njërit mes dy spanjollëve që luajnë në Premier League, Hector Bellerin dhe Cesar Azpilicueta, u hodhën në sulm për 23-vjeçari portugez.

Pas një operacioni blic, Barça arriti marrëveshjen me Benfican dhe Nelson Semedo është mbrojtësi i djathtë më i ri i klubit katalanas.

35 milionë euro ishte shuma me të cilën Barcelona bindi Benfican për të marrë shërbimet e Semedos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje