Deputeti i PS tallet rëndë: Ministrat teknikë të PD janë bërë si plakat që të vijnë në shtëpi për kafe dhe harrojnë të ikin...!

14 Korrik 2017, 22:07Politika TEMA

Nuk rresht ironia e socialistëve me ministrat teknikë të PD që erdhën në kuadër të marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës si garanci për zgjedhje të lira dhe të barabarta më 25 qershor, por që nuk dinë të ikin tashmë.

Deputeti socialist i rikonfirmuar tashmë dhe në qarkun e Lezhës Pjerin Ndreu tallet rëndë, teksa thotë se këta ministra teknikë janë bërë si plakat e motit, që vijnë në shtëpi thjeshtë për të pirë një kafe por harrojnë të ikin, duke bërë muhabet.

Një perifrazim tepër i hollë ironik i deputetit Ndreu, për zvarritjen e largimit të ministrave teknikë të PD, pa përjashtuar këtu dhe ata të LSI që kanë “shumë punë për të kryer deri në shtator”, sikurse e kanë argumentuar ata qëndrimin në poste.

“Keta ministrat teknike te PD jane bere si ata plakat qe te vijne ne shpi per kafe dhe harrojne me ike duke bere muhabet!”, shkruan deputeti socialist Ndreu në rrjetin social.

4 komente në “Deputeti i PS tallet rëndë: Ministrat teknikë të PD janë bërë si plakat që të vijnë në shtëpi për kafe dhe harrojnë të ikin…!”

  1. qim peka says:

    Ata jane bere si plakat, qe s’ikin, ju jeni bere si lolo qe si perzinii……

  2. Kashnieti says:

    Edhe ministrat e PD jan ba si kapa than nji plak ne Kashniet ma ka dera o gjergj se nau gjete dreq

  3. spartaku says:

    Shume bukur.Nje krahasim brilant,Une do thosha,ata ministra te pd-ke jane me keq se plakat.

  4. Drini says:

    Shume e bukur kjo gjetje Pjerin. Pd jo vetem qe po i plelqen pushteti qyl por i ka ikur dhe kujtesa sic duket.Se kujt do ja bejne opoziten nuk merret vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje