FOTOT/ I vetngriri Basha nuk mbledh as gjysmën e demokratëve që mblodhi Patozi në Durrës

14 Korrik 2017, 15:44Politika TEMA
FOTOT/ I vetngriri Basha nuk mbledh as gjysmën e demokratëve që

Kryetari i ngrirë i Partisë Demokartike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve për zgjedhjet brenda PD në qytetin e Durrësit.

Në këtë takim Basha është braktisur nga anëtarët e PD të qyetetit bregdetar.

I vetngriri Basha nuk ka mundur që të mbledhë as gjysmën e demokratëve që mblodhi Astrit Patozi pak ditë më parë  po në të njëtin vend.

Fotot e mëposhtme e dëshmojnë këtë fakt.

Bojkotimi i takimit nga demokratët e Durrësit, ku Partia Demokratike ka anëtarësinë më të madhe, pas Tiranës, tregon kundërshtinë masive të garës së hapur nga kryetari i vetngrirë në kundërshtim me ato çka diktojnë rregullat e brendëshme dhe statuti i PD-së.

Fotoja e parë që do të shikoni në galerinë tonë vituale është nga takimi i sotëm i Bashës ndërsa fotot e tjera ku salla është e mbushur plot janë nga takimi që Patozi zhvilloi me demokratët.

Shihini dhe bëni vetë diferencën.

2 komente në “FOTOT/ I vetngriri Basha nuk mbledh as gjysmën e demokratëve që mblodhi Patozi në Durrës”

  1. Geri NYC says:

    Fotoja e pare eshte pjesa larte,(e Bashes) po foton larte te (Patozit) ku i keni? Fotot poshte jane te Patozit po ato te Bashes ku jane?

    Syte ne balle i kemi ,budallenj nuk jemi. Shpifarake te ulet.

  2. safiu says:

    Mos tentoni te na mashtroni kot I madhi Lulush nuk e ka problem te mbushi sallat kur mbush dhe breket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje