Hapja e negociatave/ Rama: Ne i kemi kryer të gjitha detyrat, BE të mos shpikë të reja

14 Korrik 2017, 13:33Politika TEMA
Hapja e negociatave/ Rama: Ne i kemi kryer të gjitha detyrat, BE të

Kryeminisri  Edi Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar detyrat që Bashkimi Europian i ka dhënë për hapjen e negociatave, tani i duhet Be që të vendosë.

“Shqiperia i ka plotësur që të gjitha ato detyra që na ka caktuar Bashkimi Europian për çeljen e negociatave.

Ata na kërkuan që të bëjmë vettingun dhe ne e bëmë dhe ai ka nisur tashmë. Për sa na takon ne i kemi kryer që të gjitha detyrat që na janë vendosur. Ne kryem zgjedhje me standarte .

Bashkimi Europian duhet që të mbaje fjalën. BE kërkon të shikoj gjishtin ndërkohë që gishti tregon hënën, shpik gjëra të reja. E ka bërë edhe herë të tjera dhe me vende të tjera. Ne jemi gati për hapjen e negociatave, pasi i kemi kryer ato sa na u kërkuan”– tha kreu i qeverisë

Më tej Rama tha se nëse BE kërkon që të shtyjë hapjen e negociatave për Shqipërine ne do të vazhdojmë me këmbëngulje këtë proces.

“Nëse BE do t’i shtyjë përseri kjo nuk do të na pengojë që të vazhdojmë me këmbëngulje procesin, pasi për ne procesi për të shkuar në Bruksel nuk është një udhëtim, por detinacion“- tha Rama.

 

7 komente në “Hapja e negociatave/ Rama: Ne i kemi kryer të gjitha detyrat, BE të mos shpikë të reja”

  1. ToniTR says:

    Cudi si flet keshtu kryeministri mbas gjithe atyre financimeve dhe projekteve qe mori ne Trieste! Duket qarte qe ka nje angazhim per hapjen e negociatave brenda ketij 20-vjecari.

  2. TRAPI says:

    JO MER EDI KE PRAPE PRONAT…..TI E MERR TOKEN NE VUNO UNE SE MARR…TY TA KA LENE GJYSHI MUA MA KA LENE GJYSHJA…

  3. altin vlore says:

    Zoteri po ku jane rezultatet e para te vettingut? A thua u be?

  4. Nacionalist says:

    Degjoni Ramen, negociatat ka vetem nje kusht, vetingun, tani qe po behet dhe vetingu negociatat “jane hapur”, madje jemi anetare me te drejta te plota ne BE!

  5. Zigur Qarri says:

    Di gjë Europa për “Listën e zezë”?
    Me 101 te korruptuar,nuk hyhet ne Europe.
    Me ngadalë Z.Kryeminister,shiko Greqine qe u ngut,shiko ku eshte Gremisur!
    Un thom,nuk jan pjekur akoma kushtet per negociata,le te presim edhe ca.
    Mos u ngut,se Kryeminister do te dalesh ne pencjon,dhe lavdine s’ta merr
    as Berisha dhe as Basha.Nuk do te ishte me mire qe te na lutej Evropi ne qe
    futeshim ne KE?Qe mos te mendojn ata se ne ja kemi me te futur,per interes,
    por te mendojn se ata kan interes me ne,se ata do te dalin me te perfituar.
    Hajt mendoje edhe nje here,pleqeroje edhe me Ahmetajn,Ruçin,Ballen,Braçen
    dhe Milva Ekonomin,se keto çoç i shoshisin me mire keto meselera.

  6. habibi says:

    Vetingu “do bëhet”, zoti Kryeministër, kur të nisë të funksionojë realisht Drejtësia shqiptare, duke “e filluar punën” me kokat e bandave që vodhën, vranë e shkatërruan këtë vënd… Përndryshe, do të jetë akoma një tallje me këtë popullin fukara, që ron me shpresë dhe… me llafe të bukura…! Ajo që deri tani shohim, është se nuk ka lëvizur asnjë karrike dhe nuk është hapur asnjë derë e hekurt (e burgut)… prandaj mos thoni që “i kemi bërë detyrat”, sepse evropianët nuk hanë bar…

  7. kleptofagos says:

    Vetting-u do quhet i filluar kur te shkoje ne burg njeri nga treshja Berisha-Meta-Rama. Si ne Kroaci ..
    Demagogjia dhe megallomania e Rames nuk shkojne ne Bashkimin Europian .. jane per konsum te brendshem ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje