Kundërshtarët e Bashës priten me entuziasëm në Vlorë, në sallën që përzuri Bashën

14 Korrik 2017, 20:46Politika TEMA

Kandidati i përjashtuar nga gara për kryetar të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, Astrit Patozi, ndodhet sot në qytetin e Vlorës, ku po zhvillon një takim me demokratët. AI shoqerohet nga ish Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj, Sekretari i Pergjithsem i Forumit RInor te PD, dhe dy keshilltare te Bashkise se Tiranes.

Ish-ministri i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj tha nga Vlora se Partia Demokratike është parti e intelektualëve dhe të rinjve. Sipas tij, në themel të kësaj partie duhet të jetë gara.

“Kur themeluam PD kishim pak a shumë moshën e këtyre, tani fëmijët tanë duan një forcë poltike të djathtë, që të ketë në themel garën. Këtu në sallë ka shumë intelektual dhe ne jemi themeluesit e një partie intelektualësh dhe të rinjsh”, tha Mustafaj

Ne takim ishte dhe gazetari Bledian Koka,.

Koka tha gjatë fjalës së tij para demokratëve se e ka mbështetur opozitën dhe Lulzim Bashën, por se ky i fundit sot nuk është një kryetar legjitim.

Më tej, ai tha se si gazetar, PD shihet sot si pronë private dhe për këtë demokratët nuk duhet të bëjnë sehir.

“Basha nuk është sot një kryetar legjitim. Basha refuzon të bëjë analizën, refuzon të kuptojë ku është problemi dhe çfarë kërkojnë demokratët. PD sot nuk është ajo që ne duam të jetë. Sot nuk ka platformë, kështu që ju nuk keni çfarë të votoni më 22 korrik. Si gazetar ju them që PD sot shihet si një pronë private, mos bëni sehir. Duhet të ushtroni presion, mos u ndalni”, tha Koka

Astrit Patozi është pritur me duartrokitje të shumta dhe ka ngritur sallën në këmbë, teksa ka marrë fjalën.

Patozi tha se kreu aktuali PD nuk është më i fortë dhe as më i zoti se Sali Berisha, i cili katër vite më parë dha dorëheqjen, pas humbjes në zgjedhje.

“Askush nuk mendon se Basha është më i fortë dhe më i zoti se Berisha, i cili mori vendimin para 4 vitesh. Unë e kam shumë të vështirë ta kuptojë se si ky njeri ka ardhur në fushatë dhe iu ka thënë se “iu çoj drejt fitores” dhe pastaj erdhi sërish e tha “s’ka problem pse humbëm”. Takimet e Bashës në këtë fushatë bëhen me dyer të mbyllura, por ju duhet ta dini se njerëzit janë të paktë në këto takime. A do mbajë dikush përgjegjësi për një paaftësi? Ne sot po kërkojmë që PD me këtë humbje katastrofike të ketë mundësi të reflektojë për humb jen, një garë të drejtë mes demokratësh, ku të fitojë alternativa më e mirë, me shpresën për ta ringritur partinë. PD nuk mund të jetë kurrë biznes personal i një njeriu të vetëm, qoftë ky dhe kryetari, deklaroi Patozi.

Ai po zhvillon takim me demokratët kundër Bashës në po të njëjtë sallën ku ishte ky i fundit pak ditë më parë, në takimin e tij të fushatës për kreun e PD, por që u prit me protesta dhe me thirrje të ashpra

1 komente në “Kundërshtarët e Bashës priten me entuziasëm në Vlorë, në sallën që përzuri Bashën”

  1. hajdut says:

    PD parti e ‘intelektualeve’ hajdut do je te thoje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje