“Lista e zezë”/ Rama: Lulet mos më prek nuk kanë parë gjë akoma, i pret “ferri”

14 Korrik 2017, 14:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe një herë se listën me 101 emra nuk e ka hatuar ai, por  ndjekësit e tij në fb të cilët kanë denoncuar aty zyrtarët e korruptuar.

Në konferencën që mbajti për Samitin e Triestes Rama paralajmëroi “lulet mos më prek” siç i quan ai se nuk kanë parë gjë akoma.

Më tej Rama tha që… “Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe në vend që tu shërbejnë, i grabisin ose i poshtërojnë”.

“Nuk ka asnjë listë të publikuar nga unë. Nuk ekziston.

Emrat që janë publikuar në atë përmbledhje janë pjesë e një raporti të bërë nga skuadra e Shënimeve në mënyrë mekanike për ndjekësit e postimeve në faqen time.

Është vetëm përmbledhja besnike e komenteve të bëra në të njëjtën faqe.

Gjithë këtë peshë që realisht nuk e ka, ia keni dhënë ju dhe ata që duan të bëjnë politikë opozitare.

Përsa më takon kjo është e gjitha dokrra. Lulet mos më prek nuk do të preken fare, sepse nuk kanë parë gjë akoma.

Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe në vend që tu shërbejnë, i grabisin ose i poshtërojnë.

Ky mekanizëm do të jetë ligjor, demokratik dhe transparent.

Ne në katër vitet e ardhshme opozita janë parazitët në zyrat e shtetit. Opozita në Parlament ka punën e saj” –tha Rama.

 

4 komente në ““Lista e zezë”/ Rama: Lulet mos më prek nuk kanë parë gjë akoma, i pret “ferri””

  1. kleptofagos says:

    Ne Durres, K/ministri deklaroi se nuk i mjaftojne votat qe i dhame, por i duhet dhe mbeshtetja popullore ..
    .. qe te vazhdoje te komandoje me ministra dhe deputete kartoni .. dhe te justifikohet perseri pas kater viteve ..

  2. Angjelini says:

    Ke perkrahjen e qdo shqiptari te ndershem nese kete e rralizon. Te shofim.

  3. mikel says:

    e ta bofte zoti hallall ,bjeri se kshu i do mushka drute ,jo po enveri jo diktatura te pastrojme mire mbeturinat qe i thithen gjakun ktit vendi ,masajne flasim si evropo e gjyteterume ,tashi per tashi e vetmja gjuhe qe bon efekte eshte kjo ,qe do te thote ta keshe timonin vetem

  4. Tema says:

    Jemi i vetmi vend ne bote qe tondim koken per pohim kur eshte e kunderta. Ka keqkuptim me listen e zeze.Lista e zeze eshte afrimitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje