Shtohet lista anti Basha, 177 anëtarë të PD në Durrës peticion kundër tij: Anuloni procesin farsë

14 Korrik 2017, 14:19Politika TEMA

Numri që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të ngrirë Lulzim Basha nga Partia Demokratike sa vjen e rritet dita ditës.

Pas disa degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Korçë e Vlorë edhe dega e Durrësit ka kërkuar anulimin e procesit zgjedhor të nisur, duke e cilësuar farsë.

Janë 177 anëtarë të PD në Durrës që kanë nënshkruar peticionin ku kërkohet edhe pavlefshmëria e akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin.

Kujtojmë se ky peticion vjen dy ditë pas takimit të mbajtur nga përfaqësues të grupit anti-Basha, Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj në Durrës.

“Kërkojm anulimin e procedurës dhe farsës së nisur nga Zoti Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statusin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD-së dhe gjithë farsën që pason”- thuhet në peticion.

Nga ana tjetër Astrit Patozi, kandidati jo zyrtar për kryetar të PD-së, ka bërë të ditur se takimin e dytë me bazën do ta zhvillojë sot në Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje