Eduard Selami: Bëj transparente listat e votuesve zoti Basha!!!

15 Korrik 2017, 19:20Politika TEMA

Rivali ne gare per kryetarin e PD, Eduard Selami i ka bere thirrje publike Lulzim Bashes te deshmoj vullnetin per transparence ne nje gar eqe ai po e kthen ne farse. Ne nje koment te tij Selami deshmon se gara po shkon drejt shkaterrimit dhe Basha nuk pranon te bej publike as listat e viotuesve dhe do te  mbetet pergjegjes per kete.

Selami shkruan:

Nderrimet e lidershipeve te partive jane operacione delikate edhe ne vendet me demokraci te perparuara, prandaj ata kane rregulla loje brenda tyre. Ajo qe eshte per te ardhur keq ne PD eshte se edhe vete zoti Basha po kontribuon ne rremujen e krijuar sepse garen e ka filluar me ngutje dhe jo me nje analize qe do te deshironim qe te gjithe ta bente.

Une i kam kerkuar disa here qe te shtynte daten 22 korrik si daten e zgjedhjeve ne menyre qe gara te jete e barabarte, sepse eshte kohe e pamjaftueshme. T’i linim demokratet te merrnin fryme nga humbja e 25 qershorit, te benin dhe ata nje analize.

I kam kerkuar edhe te dorehiqej, ne menyre qe garen ta fillonim ne kushte te barabarta. Sot ai i ka te gjitha, eskorten, kryesine etj. Ju do thoni, po ti pse u fute ne gare? Sepse mendoj se po mos te futesha, demi qe do i shkaktoja PD do ishte me i madh.

I kam kerkuar gjithashtu qe listat e anetaresise te jene publike. Ne duhet t’i leme qytetaret shqiptare, edhe ata qe s’jane anetare te PD, te shohin se cfare po ndodh ketu sepse ne nuk jemi parti ilegale.

Gara duhet te jete e hapur. Basha me premtoi se do te kishte debat publik mes nesh dhe nuk i la kamerat te ishin prezente. Nese duam te fitojme besimin e shqiptareve, ne duhet te bejme transparence brenda vetes sone.

Z.Basha ka plotesisht te drejte kur thote qe zgjedhjet ne 25 qershor nuk arriten standardet dhe ishin te padrejta. Por si mund ta fitojme te drejten dhe besimin per zgjedhje te ndershme dhe te drejta tek demokratet, tek qytetaret dhe tek komuniteti nderkombetar kur ne vete nuk po bejme zgjedhje te barabarta brenda forces politike…

Duket sikur se me shume se sa per ringritjen dhe bashkimin e PD, Lulzim Basha po mendon per mbajtjen me cdo kusht te postit te kryetarit dhe kjo eshte e gabuar. Une kam besim se ne 22 korrik, demoratet do ta ndeshkojne Lulzim Bashen per kete qendrim te padrejte.”

5 komente në “Eduard Selami: Bëj transparente listat e votuesve zoti Basha!!!”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Listat duhet ti bejne dy n/krytaret,Basha eshte I “ngrire” !
    Listat dhe numeruesit !

  2. Spiro says:

    O Selam, po cik turp nuk ke o burr qe po te perdor Luli si pampers? Ore kalamajt si ke fytyre e i shef o i paburre!

  3. reforma says:

    Ik ore plehre, duhet ta kishe menduar qe oponenca anti Basha mund te demokratizonte PD-ne dhe jo pazari yt i ndyre per te dhene njefare “legjitimiteti”. Tie ke demtuar jo ndihmuar Pd-ne, sot ajo mund te reformohej se eshte 4 vjet larg zgjedhjeve dhe perplasjet nuk e demtojne perkundrazi. Por ti deshtove ne Amerike, po deshton ne shqiperi duke mbeshtur oligarkine per disa therrime. Nuk ke per te marre as 5 % te votave…ti e din kete…po je burre terhiqu e bej nje nder PD-se.

  4. shpresa says:

    Si mund te jete i ngrire Lulezim Basha ne keto dite te korrikut kur po shkrijne dhe akullnajat

  5. gjergj says:

    Spiro me fal po qenke Koqe fare…po fare fare ama e mendoj qe skam asgje per te te thene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje