Patozi rrëfen detajet e takimit me Berishën: Kemi pasur shqetësime të përbashkëta, ja për çfarë diskutuam

15 Korrik 2017, 18:15Politika TEMA

Edhe pse nuk është pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike, Astrit Patozi prej disa ditësh vijon takimet me demokratët në mbarë vendin.

Ai shpreson në ndërprerjen e garës për zgjedhjet brenda PD, pasi i cilëson ato farsë, dhe sipas tij të zhvillohet në tjetër proces ku kandidatët të garojnë në mënyrë të barabartë.

 

Shumë persona brenda PD presin një reagim të ish-kreut të PD-së Sali Berisha për këtë situatë të krijuar brenda partisë.

Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Patozi thotë se nuk beson që çelësin për zgjidhjen e kësaj situate ta ketë vetëm Berisha.

Duke u ndalur tek një takim që ka zhvilluar me të disa ditë më parë, Patozi thotë se kanë bashkëndarë shqetësimin për situatën në PD dhe përçarjen e partisë.

Shumë zëra thonë se kjo bëhet për të marrë një reagim nga Berisha, gjë që nuk ka ndodhur ende. Ju pak ditë më parë keni patur një takim me ish-kryeministrin Berisha. Si dolët nga ky takim? A është Berisha i shqetësuar për situatën në PD apo e sheh si një garë normale?

Nuk është siç e përshkruat ju, se gjithë çfarë po ndodh po kërkon reagim të Berishës. Njerëzit mund ta mendojnë, por nuk është kjo arsyeja e këtij reagimi. Reagimi është spontan, i natyrshëm, është genuin i demokratëve, të cilët sigurisht do ta mirëprisnin një mbështetje të Berishës në aksioni e tyre, apo në atë që ata kërkojnë.

Por ata nuk mund të rrinë varur në dëshirën apo vullneti i një njeriu. Unë kam patur një takim normal me Berishën, kemi patur shqetësime të përbashkëta për çështjet që folëm më lart. E kam parë shumë të shqetësuar për mënyrën sesi e mendon ai atë që ka ndodhur në PD. Jemi ndarë pa keqkuptime, por kaq mund të them.

A ishte ai pro apo kundër kandidimit tuaj?
As ja kam kërkuar, as ma tha, dhe as ka ndonjë rëndësi apo vlerë. Kur unë e kam takuar Berishën, kandidimi im ishte një çështje e kryer nga ana ime. Kisha shprehur gatishmërinë time para 3 mln shqiptarëve. Isha i gatshëm ta sfidoja Bashën me alternativën time për udhëheqjen e PD.

Ndërkohë që Basha dy ditë më vonë mori vendimin e tij, për përjashtimin tim nga gara, dhe futjen e PD në një farsë elektorale. Unë kam folur me Berishën, jo për këtë çështje, por si do ta zgjidhim ne këtë, që PD të qëndrojë e bashkuar dhe si të ringrihet shumë shpejt për të rivalizuar PS dhe Ramën, i cili është në një apogje të pushtetit të tij.

Ju personalisht mendoni se Berisha e ka çelësin në dorë për të zgjidhur këtë situatë? Ndoshta edhe ndërprerjen e garës në PD për ta bërë atë më pas më të hapur.

Unë nuk besoj tek çelsat magjikë, asnjëherë. Dhe nuk besoj se një njeri i vetëm sado i fuqishëm dhe ndikues që të jetë, t’i ketë në dorë të gjitha. Por edhe sikur kjo të ishte e vërtetë, unë nuk do kisha qejf që të ndodhte, që një njeri i vetëm të ketë çdo çelës që kontrollon gjithçka, sepse unë jam kundër kësaj.

PD duhet të dalë nga ky spiral. Sot ne jemi në mëshirën e një “autokratuci” do e thoja, i cili e ka personalizuar vendimmarrjen e PD, duke e kapërcyer disa herë edhe Berishën, i cili ka pasur akuza për të qenit autoritar.

Por nëse ka qenë Berisha autoritar, ky lloj autoritariteti ka qenë në një farë mënyrë i gjithëpranuar nga vetë PD, ka qenë shumë natyral, dhe ka qenë në përshtatje të plotë me kushtet në të cilat është ushtruar.

Basha është në kundërkohë, kundërrjedhë, dhe kundërrymë, me të gjitha zhvillimet botërore, europiane, ballkanike, shqiptare, duke u treguar si një plak në politikë, ndërkohë që duhet të sillej si një europian dhe i ri, për moshën që ka dhe për formimin. Sepse pretendon se vjen nga një shkollim perëndimor.

4 komente në “Patozi rrëfen detajet e takimit me Berishën: Kemi pasur shqetësime të përbashkëta, ja për çfarë diskutuam”

  1. timo says:

    Vetëm Sali Berisha e ka në dorë situatën në PD. Vetëm zhdukja e tij nga politika do të rehatojë PD dhe veç atëherë PD do të fillojë të ripërtrihet.

  2. Une says:

    Se kush eshte Patosi dhe te tjeret ne PD shikoni qendrimin karshi Berishes! Te jene kaq naive,te jene te shitur,korruptuar,te frikesuar apo thjeshte servile apo me tej budallenj?!

  3. Labi 100% says:

    O Patoc. ..me duket se ti paska vene koqet ne big edhe ty psikopati i PD se… Po te gruaja jote ..? Shkon ndonjehere pa i mare leje psikopatit? … Po nje mut jeni ju pa “izrin” e djallit nuk shkoni as ne hale po e beni ne breke.. …merua e ka mik patocin dhe e di qe a’è publikon. .

  4. kleptofagos says:

    Berisha mbetet mjeshter i lojrave “pa top”, sepse topin ja ka lene si zakonisht te tjereve ..
    Deri tani ka dale gjithmone i fituar dhe po ja hodhi kesaj radhe, ikni dhe mos ktheni as koken ..
    Une besoj (qofsha i gabuar) qe ai perseri do t’ja dale, por nuk i kam mundesite per te ikur ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje