Rama vlerëson Ballën nga Librazhdi: Punë rraskapitëse për një rezultat historik

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot nga Librazhdi punën e drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Taulant Balla gjatë një takimi me qytetarët e Librazhdit në kuadër të  dëgjesave publike.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Rama u shpreh:

“Taulanti dhe stafi i tij janë rraskapitur në një fushatë shumë të gjatë dhe shumë të lodhshme për të angazhuar kaq shumë forca dhe për të dalë me rezultatin më të mirë historik në këtë zonë. Edhe tani pas zgjedhjeve po bëjnë të njëjtën gjë.

Më tej kryeministri dëgjoi dhe hallet e problematikat e njerëzve dhe tha se kjo qeveri në të ardhmen do të qeverisë së bashku me qytetarët.

Tregues mjaft i mirë këtij zotimi janë janë edhe këto takime post fushatë që po zhvillohen në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë që rezultati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 qershorit ishte tepër pozitiv. Në këtë qark Partia Socialiste mori 7 deputetë kundrejt 3 deputetëve që mori forca më e madhe opozitare, Partia Demokratike.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama vlerëson Ballën nga Librazhdi: Punë rraskapitëse për një rezultat historik”

  1. Timonjer says:

    Mos se e bone xheloz Bracen…..apo Rucin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *