Mediat greke: Kryeministri shqiptar me pushime në Parga, shoqërohet nga bashkëshortja (Çamëri)

16 Korrik 2017, 15:00Politika TEMA
Mediat greke: Kryeministri shqiptar me pushime në Parga, shoqërohet

Kryeministri shqiptar Edi Rama zakonisht zgjedh bregdetin e jugut të Shqipërisë për të kaluar pushimet, por këtë herë me sa duket ka preferuar të kalojë kufirin dhe disa kilometra.

Mediat greke kanë shkruar se kryeministri ka mbërritur më 15 korrik në Parga për të bërë një pushim të shkurtër.

Megjithëse sipas, mediave greke, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Mësohet se kryeministri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe njerëzit e sigurisë personale. Mediat helene shkruajnë se Rama do të kalojë një pushim të shkurtër në Pargën e bukur, siç bëjnë edhe disa zyrtarë e politikanë të Shqipërisë.

4 komente në “Mediat greke: Kryeministri shqiptar me pushime në Parga, shoqërohet nga bashkëshortja (Çamëri)”

  1. Meta ik says:

    Rama e konfirmoj se nuk eshte ne Greqi, plehrat greke po mbushin gazetat per te mashtruar edhe popullin e tyre. Pune plehrash ky muhabet haha ?

    1. .. says:

      Shyqyr o Zot qe nuk lemi edhe ne ne Shqiperi Medja dhe Politikan Mashtrues sic ka Greqia…..o Zot sa me Fat qe jemi.
      Sa per info “Star gr” eshte portali me “live styl” dhe me “thashemexhesh” qe ka Greqia, dhee gjithe ate ky portal thote “as e konfirmon as e pergenjeshtron”, ka me qart se kaq.

  2. Real says:

    E ngatrojne me Meten, se ai eshte me pushime jo ne Parga por ne Sivoda bashke me te shoqen..

  3. Bogonica says:

    Nuk eshte mekat qe Kryeministri te shkoje ne Greqi,e kudo.E rendesishme per nje kryeminister eshte ato qe ai thote dhe ato qe ai ben per vendin e tij.Ne raport me fqinjet kryeministri yne eshte luajal,i drjeteperdrejte,eshte per paritet,Por sic eshte zakon ne Ballkan, fqinjet “gemushen” me njeri tjeterin,kush e kush te tregoje vlera me teper se tjetri, apo duke i ngarkuar tjetrit antivlera,shpesh keto qendrime te njerezve te thjeshte percillen dhe tek pushtetaret.C’ti besh jemi ne Ballkan !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje