Nainggolan, takim për rinovimin e kontratës

16 Korrik 2017, 14:11Sport TEMA

Radja Nainggolan është bërë objekt dëshirash për shumë klube italiane dhe europiane, si Interi, Manchester United, Chelsea, etj., por nga ana tjetër, Roma nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij. 

Kështu verdhekuqtë po tentojnë t’i rinovojnë kontratën mesfushorit belg dhe në këtë kuadër kanë zhvilluar një takim me vetë lojtarin dhe menaxherin e tij në Trigoria.

Në dalje, Nainggolan është pyetur nëse e ka firmosur kontratën dhe ëprgjigja e tij ka qenë: “Po qesh”, duke dhënë të kuptohet se takimi ka shkuar mirë.

Në klubin verdhekuq janë optimistë se belgu do të rinovojë kontratën me ta, brenda muajit korrik, por nga ana tjetër janë drejtuesit e Interit, që luten për të kundërtën.

Në rast mosrinovimi, Roma do të ishte e shtrënguar të pranonte ofertat që vijnë për Nainggolan dhe në këtë rast zikaltrit do të tentonin të afronin lojtarin e shumëdëshiruar nga drejtuesit, trajneri dhe tifozët interistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje