Patozi thirrje demokratëve: T'i dalim zot PD-së, bashkimi dhe ringritja janë misioni ynë

16 Korrik 2017, 12:21Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, u ka bërë thirrje demokratëve të Korçës që t’i bashkëngjiten takimit të ditës së sotme.

Patozi shkruan në rrjetin social Facebook se duhet që bashkërisht “t’i dalim zot Partisë Demokratike dhe ta nxjerrim atë nga kriza.”

“BASHKËBISEDIM ME DEMOKRATËT E KORÇËS. Ju mirëpresim, më 17 korrik, në orën 19 00, në sallën e Kinema Imperial Majestic të Korçës.

T’i dalim zot Partisë Demokratike dhe ta nxjerrim atë nga kriza. 
Bashkimi dhe ringritja e saj janë misioni ynë.

ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR,” shkruan Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje