Rama darkë me Trupin Diplomatik në Durrës, ambasadori i Kosovës zbulon detaje nga takimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasadori i Kosovës në vendi tonë Sylë Ukshini, me anë të një statusi në ‘Facebook”, ka bërë të ditur se kryeministri Edi Rama me datë 13 korrik 2017, ka shtruar një darkë për Trupin Diplomatik të akreditur në Tiranë.

 Sipas ambasadorit të Kosovës, Rama gjatë fjalës së tij ka folur lidhur me zhvillimet politike pas fitores së PS-së, dhe është shprehur se qeveria e re do të jetë më e vogël.

Statusi i plotë i ambasadorit te Kosoves ne Tirane:

Takimi i Trupit Diplomatik me kryeministrin Edi Rama

Durrës, 13 korrik 2017. Kryeministri shqiptar Edi Rama shtroi darkë për Trupin Diplomatik të akreditur në Tiranë. Ai së bashku me ministrin e Jashtëm Ditmir Busahtin zhvilluan një bashkëbisedim me ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u ndal kryesisht për zhvillimet politike pas fitores së PS-së me 25 qershor, sfidat dhe platformën e qeverisë së re, që do të formohet në shtator.

Në këtë kontekst, Rama theksoi se qeveria e re do të jetë më e vogël dhe duhet të ketë kapacitetin që të garantojë bashkëqeverisjen me njerëzit. Më tej ai foli edhe për Samitin për Ballkanin Perëndimor të Triestës, ku më me 12 korrik gjashtë kryeministrat e e Ballkanit Perëndimor firmosën Planin për Zonën Rajonale Ekonomike.

Me këtë rast, gjeta rastin t’i transmetoja kryeministrit Rama këndvështrimin dhe opinionet që mbretërojnë aktualisht në Kosovë lidhur me qëllimet dhe pritjet nga firmosja e marrëveshjes ekonomike, e cila do t’i hapë rrugën krijimit të një tregu të përbashkët në rajon.

Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë takimit të nivelit të lartë të Triestes, i zhvilluar në vazhdën e procesit të Berlinit, një iniciativë kjo e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *