Trajneri i Legias së Varshavës thur elozhe për Armando Sadikun

16 Korrik 2017, 14:19Sport TEMA

Armando Sadiku bëri një debutim spektakolar me fanellën e tij të re me ekipin polak të Legias së Varshavës.

Bomberi i kombëtares shqiptare shënoi që në ndeshjen e tij të parë në humbjen që Legia mori në transfertë kundër Gornik.

Por, trajneri i skuadrës së tij, Jacik Magiera, pas ndeshjes thuri elozhe për e Sadikut, duke u shprehur se të gjithë lojtarët e tjerë duhet të marrn shembull nga ai.

“Goli i Sadikut ishte një ngushëllim, sigurisht nuk na shpëtoi nga humbja, por tregoi se lojtari ka dëshirë për të dhënë më të mirën e tij në fushë, gjë që mungoi nga pjesa tjetër e skuadrës. Sadiku tregoi se ka qenë një blerje e goditur, të paktën në debutim dhe shpresoj që ai të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë.

Ai luftoi për çdo top dhe në fakt këtë gjë duhet të bëjë dhe skuadra në ndeshjet në vazhdim, sepse vetëm duke punuar shumë mund të arrijmë të fitojmë. Besoj se morëm të gjithë një mësim të mirë”, u shpreh trajneri i ekipit polak.

 

1 komente në “Trajneri i Legias së Varshavës thur elozhe për Armando Sadikun”

  1. uhahahaaa says:

    Bullgaro islamiku Armando Sadikov ka nje fytyre prej budallai,ashtu si gjithe islamiket e tjere ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje