Humbja në zgjedhje, deputeti i PD: Përgjegjës direkt Basha. Heshtja e Berishës kthim pas për PD, Selami të mos tregohet naiv

17 Korrik 2017, 23:05Politika TEMA

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ish-deputeti Igli Cara shprehet se zgjedhjet per Kreun e PD janë një farsë, duke vendosur gishtin tek Lulzim Basha për humbjen e PD në zgjedhje.

Ai i bëri thirrje Eduart Selamit se po tregohet shumë naiv në një garë e cila sipas tij nuk është aspak e ndershme. Sipas tij demokratët që munguan në zgjedhjet e 25 qershorit kanë refuzuar oferëtn e Bashës.

Sipas tij në PD mungoi debati konstruktiv dhe koordinimi. Sipas Carës, Basha u bë mbështetës që Rama të ishte për 4 vitet e ardhshme sërish kryeministër i vendit.

“Kam pasur disa takime me zotin Basha, por nuk ishin konstruktive bisedat mes nesh.Cfare nuk shkoj me cadren, patem 3 muaj me deklarata te forta, ndodhi që nuk patëm mundësi dhe koordinimi dhe vendimet kolegjiale munguan. Këto shërbimet me ministritë teknike nuk dhanë asnjë ndihmese në zgjedhjet dhe rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh Cara.

Si ishin zgjedhjet?

Zgjedhjet sado që të thuash se janë të manipuluara, për aq kohë sa nuk kemi fakte nuk mund të flasim hapur se ka patur raste korruptive në zgjedhjet e 25 qershorit.

Votat për Partinë Demokratike patën një rënie të madhe, dhe kjo është bashkëfajtorësi dhe e Bashës.Ne nuk po luanin për forcën e parë politike, por me vendin e tretë, konkretisht me

LSI.Por ne harruam parësoren, harruam kundërshtarin tonë politik prej 27 vitesh, kjo nuk u konsiderua nga Partia Demokratike.

Sipas ish deputetit fajtore për humbjen e PS nuk ishte lista por i gjithë aksioni ishte një dështim. Sipas tij lideri i dobët nuk mban përgjegjësi dhe Basha e ka bërë këtë.

“Zoti Basha nuk arriti të krijonte një ekip të tij, që të sillte frymë ndryshe. Fajtore nuk është lista, por i gjithë aksioni ishte një dështim, pra Basha dështoj së bashku me grupin e tij.Zoti Berisha i la një parti të bashkuar?

Ka dy momente kur humbëm, këtu e mori faturën Berisha. I ndjeri Olldashi i pranoj zgjedhjet për hirë të bashkimit të Partisë Demokratike në 2011.

Lideri i fortë dhe lideri i dobët, Olldashi pranoi humbjen për ndër të partisë sonë. Lideri i dobët nuk mbanë përgjegjësi dhe Zoti Basha e ka bërë këtë, të paktën të kishte dhënë dorëheqje për një muaj nga drejtimi i partisë”, u shpreh Cara.

Kush humbi zgjedhjet Basha apo Berisha?

Zoti Berisha ka thënë shumë herë që nuk jam më kryetari i partisë, por vetëm një deputet i thjeshtë i zgjedhur nga zgjedhësit dhe votuesit. Heshtja e Berishës e dëmton PD, por le të flas dhe mos të japë asnjë përkrahje, zëri i Berishës e ndihmon PD, heshtja është kthim pas për PD.

Sa i përket Eduart Selamit ai u shpreh se nuk duhet të tregohet naiv përballë një gare false. “Selami nuk duhet të luaj rolin e farsës. Selami të ketë parasyshë rregullin e lojës dhe mos të jetë kaq naiv.

Ne nuk jemi përcarës, jemi me PD. Duam të respektohet statuti dhe të lejohen fraksionet, CDU e ka zërin kritik”, tha ai.

Cara në fund të intevistës u shpreh se nuk i ka humbur shpresat dhe pret që Basha të reflektojë. “Nuk i kam humbur shpresat, por shpresoj se edhe Basha të refletoj dhe te japë atë që duhet.

Kokëfortësia e tij është demtuese për anëtarësinë e PD, ndërsa jeten e vet ai e ka të rregulluar. Alternativa ime e pare eshte vetem PD, dua që partia të jetë e shëndetshme dhe të kenë shpresë mbështetësit e saj”, përfundoi Cara.

6 komente në “Humbja në zgjedhje, deputeti i PD: Përgjegjës direkt Basha. Heshtja e Berishës kthim pas për PD, Selami të mos tregohet naiv”

  1. Edkari says:

    Do u them vetem nje gje per kete Igli Caren i biri i Tixhes dhe Tifit.
    Ne vitin 2005 PD dhe Igli fituan,Tixhja kishte 2 vite qe kishte dalur
    ne pension dhe menjehere sapo demokratet fituan Tixhja
    u kthye ne pune e jo me si edukatore kopshti femijesh po si
    mesuese dhe qendroj ne ate pune derisa u bo histori e doli boja.

  2. Visar says:

    O deputet i ndritur i PD,
    Flet keshtu nga frika se te ndeshkon Berisha, te le pa buke? apo kaq te shkurter e ke trurin?!
    Ju ishit te gjithe te paafte, te gjithe me nje ze, unanime, c’thoshte Berisha qe e shkaterroi Pd dhe Shqiperine, duke filluar 27 vjet me pare, njelloj si ne diktaturen e Hoxhes.
    Gabimi i [pafalshem, me i madhi ne Shqiperi, eshte qe deputetet zgjidhen nga kryetari i partise, dhe jo nga masa, kjo i ben deputetet te varur nga kryetari, pa asnje inisiative personale, krejt te demshem per Shqiperine.
    Deputetet duhet te propozohen dhe te zgjidhen nga baza, direkt nga anetaret e parise, ndyshe Shqiperia eshte plotesisdht nje neodiktature por e nje lloji tjeter, ku diktatoret jane kryetaret e partive e sidomos ay i qendres, sic eshte shoku Berisha.
    Prandaj Shqiperia numeron ne vend, e nuk ecen perpara.

  3. LOM DEMOKRATIKASI says:

    HAHAHAHA YPPPP IGLI HAHAHA QENKA MERZITUR SE NUK ESHTE ME DEPUTET I GJORI HAHAHA…IKU BASHKE ME PD-ne E ME TOSUM BAC (SALI BERISHEN)…BEJNE ANALIZA…BEJNE PO CFARE NUK BEJNE DHE ASNJE NUK KA BYTHE TE THOTE TE VERTETEN QE PD, SHPK E FAMILJES KRIMINELE TE SALIUT PO TRETET SEPSE KOMANDOHET AKOMA NGA KRIMINELI SALI BERISHA HAHAHA…EDHE KY I RI ME MENDJE PLAKU BASHKE ME GJTHE TE TJERET SI JOZI, PATOZI E KOMPANI DHJESIN NE BREKE NGA KRIMINELI SALI. HANI MUT DHE RRINI URTE…HERES TJETER DO TE JENI SI PARTIA E ATIJ DITEZIUT….BEN BLUSHIT…PARTI VETURE HAHAHA!

  4. xhulio says:

    As i skuqet, as i nxihet fytyra ketij shpartalluesi te deges se PD ne Durres si antar i klanit te Olldashit, nipit te dy sekretareve te pare te PPSH neper rrethe, krimineleve te asaj kohe.Ky klan erdhi ne krye te deges me 2005 dhe e coi ne renie te vazhdueshme PD e Durresit duke i deshperuar demokratet e vertete.Tani na e paska fajin Basha…Hahaha Igelli eshte i lare. Ai do te kujtohet ne qytet e me gjere si ish sekrataret e PPSH Shefki Hoxha e Miro Xhunga qe mendjen e kishin vetem te pjeshka.S eshte cudi qe neser do t i dalin kopilat t i kerkojne kompensim te punes se tej e te grupit neper motele.Ku jane tani, perse jane fshehur. Ku eshte Juka i fshehur tashme me nje post te miku dhe bashkpuntori Duka ne partine Agrare, ku eshte Sami Gjergji i fshehur ne postin e nen kryetarit te Bashkise, ka shkuar ne fis per te ruajtur pasurine e glasave te pulave dhe parate per dashnoret, ku eshte Flori Bajrami i fshehur pas injorances se tij, Ferdi Xhaferri ku eshte ?Do te mbese ne historine Gines shquiptare me deklarimin e mencur per Ismail Qemalin.E mbante veten edhe per vlonjat.A e kuptoni ku kishin rene.Po Telitin ku ta gjejme qe gjithecka e fsheh me punen ne dogane.E keni pyetur sa e ka blere ish dyqanin e pionierit? Po Dokleati ku eshte fshehur? Atje te zyra ne plazh me dixh alben? Ku e ka Zamir Ramadanin nga rrethi i ngushte i Alise, ne Porto privat i sukseshem, po Ed ndreun i fshehur ne shtepi per bemat me portin, po ish pprefektin injorant qe bredh tere diten me kallupe buke ne krahe.Moe te flasim per bomben e arsimit, histori me vete.Nje dite do t i numerohen bukuroshet qe pa nje dite pune i beri drejtoresha institucionesh? Ky eshte nje grup horrash te babezitur qe u prishi endrrat demokrateve durrsake e te ardhur. Ah harruam Gorrene, njeriun me te urryer ne Durres. Basha eshte njeri nga ju.Me 2013 minister tre here humbes me shume se te tjeret Keshtu eshte kur mirret neper kembe historia e deges.Ta mbani me shendet, vec mbyllni gojen se durrsaket ju quajne palaco.

  5. bianka says:

    Merruni me prinderit e Iglit, (ju shplafte mortja) nuk ju ben pershtypje qe pd po kthehet ne fast food.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje