Kujdes në timon, njihuni me rregullat e reja që duhet të zbatohen nga shoferët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Drejtuesit e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në akset rrugore të vendit, nuk duhet të habiten nëse në derën e shtëpisë do ti vijë një gjobë nga Policia Rrugore.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka nisur aplikimin e gjobave në banesë për qytetarët të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe janë fiksuar nga radarët.

Skënder Ismaili, shefi i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, thotë se kjo është bëre e mundur në sajë të katër radarëve që kanë mbërritur së fundi në policinë rrugore, të cilët në mënyre automatike përcaktojnë shkeljen e kryer dhe identifikojnë targën e mjetit që ka kryer shkelje.

“Drejtuesit të mjetit edhe pse nuk ndalohet nga një punonjës policie, do ti vijë masa administrative në adresën që ka lënë. Sado që do ta kundërshtojë, gjoba jep orën, vendin, shpejtësinë e tejkaluar, kordinatat ku është vendosur gjoba” tha zoti Ismaili për RTSH.

Në ditët e fundit numri i aksidenteve rrugore me pasojë edhe në jetë njerëzore është shtuar. Skënder Ismaili thotë se faktorët kryesorë të këtyre aksidenteve janë disa, por më kryesorja janë ato njerëzore.

“Regullat e parakalimit të mjeteve, udhëtimet e gjata, bisedat që bëjnë, tërheqin vëmendjen e njëri tjetrit. Kohët e fundit janë shtuar rastet e përdorimit të alkoolit” spjegon shefi i sigurisë rrugore.

Policia rrugore analizon se aksidentet në kohët e fundit më së shumti vijnë si pasojë e paakalimeve të gabuara. zoti Ismaili thotë se nisur nga ky fakt policia ka rritur kontrollet për të penalizuar ata drejues mjetesh që kryejnë këtë shkelje.

Vetëm për zërin e parakalimeve të gabuara kemi arritur mesatarisht 130-140 gjoba në ditë dhe në rastin e përsëritjes së kësaj shkeljeje do të aplikojmë saksione deri në pezullim të lejës së drejtimit”

Por cila janë akset që policia i cilëson më të rrezikshme në qarkullim duke ju bërë thirrje turistëve dhe emigrantëve të bëjnë kujdes?

Rruga Fushë Krujë- Lezhë, Lezhë- Shkodër, Segmenti nga Harku i Bërdicës deri në Velipojë, superstrada Tiranë- Durrës, Maminas-Gjiri i Lalzit, Segmenti i pambaruar i rrugës Levan-Fier”

Sipas INSTAT në periudhen janar-korrik, nga policia janë vendosur 1600 masa administrative ndërsa janë shënuar 925 aksidente nga 956 që ishin gjatë një viti më parë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Kujdes në timon, njihuni me rregullat e reja që duhet të zbatohen nga shoferët”

  1. Shumë e drejte.E kam thanë edhe ne komente te tjera policia rrugore ne Shqipëri nuk duhet te rrijnë statike bile duhet te kontrolloje edhe me makina civile dhe me radarë ne cdo rrugë edhe ne qytet por sidomos jashte qyteteve .Nuk mund te vendoset rregulli ndryshe.Vdekjet ne aksidente bilanc lufte skandal!!!

  2. Tung says:

    Fain e kane emigrantet dhe pikeeee…jane ata(emigrantet) qe nuk dine se cfare pantente duhet te kete nje trakorist…jane ata qe nuk dine se cfare patente duhet te kete nje person me aftesi te kufizuara…jane ata qe nuk dine ti japin ndimen e pare nje te aksidentuari(pavarsisht se me ligj ndalohe,….por kjo s’ka te bej fare)….jane ata qe nuk dine se ku eshte “karanxhata”…jane ata qe nuk dine se tabelat blu duhet apo nuk duhet te jene fosforike…jane ata qe nuk dine se tabelat jane vertikale dhe horizontale…pale te flasim per keta emigrantet e gjermanise qe jane mesuar te ecin ne “karanxhate” me pa-limit shpejtesije…pa pa pa…

    Jane ate qe nuk dine se ne kryqezim nuk ka perparesi nga e djathta…por kush eshte ne rruge te madhe(kjo varet se sa mire i nje emigranti rruget e qytetit)….le qe nuk dine sesi te mjekohen kur i ha gjarperi(po kete ku e shpie).

    Mos u habisni…keto jane pyetje per te marre patenten shqiptare….e jo si ato qe keni mesuar ju emigrantet.
    Ja p.sh…ne nje tabele qe tregon rresik shkembje guresh…a ka mundesi qe te lagen gomat? Pergjigjia….Jo! Perse do thuash ti emigrant qe nuk ka mundesi te laget goma?! Sepse ai qe ka vene tabelen ka mardhenje te drejtperdreja me Zotin dhe i ka thene Zoti se atu nuk ka shans te bier shi kurre!
    Ju mor ju emigrat e kini fain…qe nuk dine se kur kalojne kembesor ne “karanxhat” ….nuk ka nevoj te kete kthyer kebesori koken nga drejtusi i mjetit…por duhet te uli koken mundesisht edhe duke shkruar mesazh ne tel…sepse ketu ka shtet vella…kembesori ul koken dhe ecem me vrap perpara makines…po deshe shtype.
    Ka dhe te tjera qe ju emigrantet nuk i dini…po haset policet rrugor ne rruge dhe ju ndalojne,ju do degjoni policin rrugor tu thote: ne baze te nenit aq e kaq ne ju kemi ndaluar…tani sepse ti emigranti je mesuar qe polici rrugor te ndalon per “kodin rrugor”….mos e ca koken se ketu te ndalon ne baze te ligjit e jo ne baze te kodit rrugor.
    Naten

  3. durresi says:

    gjoba eshte e jashteligjeshme. nuk mjafton ora, targa e vendi. Duhet edhe fotografia qe identifikon mjetin me shpejtesine dhe me e rendesishme me shoferin qe vozit makinen.

    1. vjeshta says:

      Jo po duhet të lexoje edhe letërnjoftimin ne xhep 😂
      Fotografia e mak duhet. Drejtuesin gjeje vetë ti kish ka qenë.
      Kush ka pikë pak ne patentë ne Itali i jep tjetrit 300€ qe ta marrë ai gjobën.
      Kurse i zoti i mak shpëton pikët.

  4. Shoku " Shpati " says:

    Po kur e supertejkalojne shpejtesine e lejuar makinat qeverritare te shpija e kujt do te shkojne gjobat ? E bete policine rrugore si paçavure . Njesoj si banditet qe u benin prite makinave ne rruge ne vitin 1997 . Jepini rrolin e duhur policise , ate te parandalimit te aksidenteve dhe jo ate te gjobvenies si minj qe fshihen pas ferrave . I jane qepur rrypit te sigurimit thua se drejtuesit e mjeteve vetem kete problem kane . Nuk shikojne ne fillim tabelat , vizimet e rrugeve dhe te kryqezimeve por bejne si kriminela policet kur te kapin pa rryp ne qytet me 30 km/ore . Fshataret e zbritur nga mali do edukojne qytetaret . Estrada e Ballshit vazhdon …

  5. Emigranti says:

    Multa con autovelox e nul. Radar in italia incidono psicologicamente per moderare la velocità . Ha chiarito cassazione dopo che un cittadino a aperto la causa per una multa salata perché secondo autovelox viaggiava con 650km/h. Se autista non va fermato e comunicarle la velocità e la multa.a casa non poi mandare niente. Invece se te becchino con la telecamera in zona traffico limitato la multa arriva a casa e va pagata. Grazie

  6. Deti says:

    Ketu ne Montreal ka tre vjet qe jane vene radaret dhe tani pas tre vjetesh doli qe jane te pa ligjshem.Sepse me kete menure gjobitet pronari i makines dhe jo personi qe drejton mjetin ne ate moment.
    Perfundimisht shteti do ti ktheje parat te gjithe personave qe do te ankohen dhe nuk do te kete me gjoba nga radaret.

  7. Tung says:

    “Durresi”
    Po sikur shoferi te jete i martuar dhe ne momentin qe “vozit” me shpejtesi te larte(mbi normat percaktuse) eshte me dashnoren…si i behet? Haaaaa

  8. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Rregulloni njehere rruget vini sinjalistik neper rruge. Mos u tallni me njerezit. Ne hyrje te autostrades tirane -durres sapo kane vene nje tabele me 60 km/h. Ishte 60 para 3 vjetesh e ndryshuan e bene 90. Tani prap 60. Eshte turp te ecesh ne autostrade me 60. Me mire po ecim me karroce ne autostrade.

Lini një Përgjigje te Deti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *