Paralajmërimi i ministrit grek Kotzias: Nuk do lejojmë sjellje të papërshtatshme ndaj nesh, Evropa të edukojë liderat në Shkup

17 Korrik 2017, 17:10Rajoni TEMA

Gjatë një interviste për “EurActiv”, ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka deklaruar se qeveria e re në Maqedoni ka qetësuar retorikën dhe ka një komunikim më korrekt, por asgjë nuk ka ndryshuar ende në marrëdhëniet me Athinën rreth çështjes së emrit.

Ai thotë se gjatë vizitës së tij në Shkup në gusht, do të bisedojë me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, për çështjet që nuk kanë qenë të hapura në takimin e Athinës, në mes të cilave, me siguri se do të jetë edhe çështja e mosmarrëveshjeve rreth emrit.

“Problemi me Shkupin nuk është se ajo ka këtë apo atë qëndrim. Problemi është diçka që edhe vetë Evropa duhet që ta kuptojë. Evropa duhet që në një mëmyrë të qartë dhe të mirë t’i edukojë liderët në Shkup për konceptin e kompromisit politik dhe për kulturën e koncenzusit politik. Kur u emërova ministër i punëve të jashtme, u thashë të gjithëve se që në një farë mënyre nuk duhet t’i lejojmë, sepse sjelljen e papërshtatshme ndaj nesh, do ta zbatojnë në politikën e brendshme. Ne të gjithë e pamë se si Gruevski aplikoi të njëjtin koncept në vendin e vet” – thotë Kotzias.

Ai gjithashtu ka theksuar se ai miqve të tij në BE u ka thënë që të mos krijojnë “Gruevski të dytë”, sepse Zaev i ka të gjitha kushtet për të kuptuar dhe për t’u hapur drejt një zgjidhje reale.

“Ne do të punojmë për këtë zgjidhje dhe unë shpresoj se do të marrim përgjigje pozitive dhe do të shmanget përzerja e palëve të treta, të cilat do ta rëndonin edhe më shumë qasjen në këtë problem”, thotë Kotzias.

3 komente në “Paralajmërimi i ministrit grek Kotzias: Nuk do lejojmë sjellje të papërshtatshme ndaj nesh, Evropa të edukojë liderat në Shkup”

  1. Leka i Math says:

    Makedhonia eshte shqiptare,as greke as bullgare!

  2. .......!!!!!? says:

    O buf kenete a te hahet muti ?

  3. lelegu says:

    Ky Kocia ngjan si derr i majme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje