Spekulimet mbi aksidentin ku u përfshi ish-ministri Arben Ahmetaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Aksidenti i mbrëmshëm në Kumanovë ku u përfshi ish-ministri Arben Ahmetaj (i cili sipas autoriteteve maqedonase u shkaktua nga lagështira e tepër në rrugë) është kthyer në temë dite edhe në Tiranë, ku politika dhe mediat po ‘ziejnë’ rreth tij.

Ish-kryeministri Berisha ka thënë sot se sipas qytetarit të tij dixhital, makina nuk kishte siguracione e karton jeshil. Pra, mjeku dixhital i Berishës ka “vizituar” edhe makinën.

Përpos kësaj, ai i ka bërë një mesazh Berishës me një shqipe perfekte pa asnjë nuancë të dialektit të shqiptarëve në Maqedoni. Por, vërtetësia e atyre që shkruan qytetari dixhital i Berishës dihet tanimë se si është.

Krahas Berishës, disa media duket se kanë rënë pre e lojës politike ose po e bëjnë më qëllim, kur po shkruajnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe jo lagështira.

Por bazuar te ajo që thonë autoritetet maqedonase dhe nga foto e pas aksidentit, mesa duket edhe këto media po gabojnë njëlloj si Berisha, pasi ka ca fakte të thjeshta që rrëzojnë alibinë e shpejtësisë.

Një ekspert rrugor që preferon te ruaj anonimatin shkruan për Lexo.al se ka disa fakte të thjeshta që tregojnë se  nuk ka qenë shpejtësia shkaku i aksidentit.

Shpjegimi i ekspertit:

“Siç e kemi parë edhe nga fotot e pas aksidentit, mjeti në të cilin udhëtontë ish-ministri është ndaluar pak metra larg autobusit me të cilin u karambolua edhe pse është goditur nga nje tjetër veturë nga pas. Nëse mjeti do të ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, nuk do kishte ndaluar dot aq afër nga vendi i përplasjes dhe aq më pak nuk do të ishte goditur nga vetura tjetër nga pas.

Pra, fakti që mjeti i Ahmetajt ka ndaluar plotësisht pak metra larg autobusit, pavarsisht pozicionit në të cilin është ndaluar (që varet nga këndi i goditjes) dhe që është goditur nga pas nga një tjetër mjet, tregon edhe njëherë se shpejtësia nuk ka qenë aq sa ç’aludohet në disa media.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Spekulimet mbi aksidentin ku u përfshi ish-ministri Arben Ahmetaj”

  1. Illi says:

    A na shpjegon dot eksperti se si eshte permbysur makina ne Foto?!

    1. mirel says:

      Nga shpejtesia e ulet.

  2. henry says:

    po c rendesi ka o mere ishte shpejt apo ngadale????
    mbase ka rendesi te dihet e kujt ishte makina dhe kush ishin dy te tjeret ? edhe shpejt nese ka qene ky nuk eshte faji me i madh ne kete histori aq me shume qe ka qene me shofer apo jo?? apo ishte ahmetaj shofer me te tjera brenda ? rendesi ka qe s paska qene me familjen , qe s ka qene i pire dhe qe eshte mire do i madhi zot dhe ai dhe ato qe kane qene me te inshallah.

  3. spartaku says:

    Ooo Berish! Rri ore ne hallin tende qe te ka zene me partin tende mafioze. Epo ç’fare te duhet ty se u godit Ahmetaj apo jo? Nuk perben hall per ty.Halli madhe per ty eshte si do nxieresh gomarin nga balta ku ka ngecur.Por me sa duket ti nuk ke ç’i bene gomarit i bje samarit.I ziu ti,si je katandisur,si mos me keq.Ke futue Lulin ne lluc,dhe po i bje me kamzhik.

  4. ilir says:

    Land roveri eshte makine e latr dhe cdo perplasje snesore mund te shksktoj permbysje, mjafton carja e nje jasteku.
    Mos u beni si doktori. Shpejtesis e larte do ta bente fertele edhe makinen e ish ministrit.

  5. luli says:

    Ben hajduti ka qene duke pire kokaine,se nuk rri dote me shume se 1 ore pa e thithur.Nuk ka djale me servil dhe ordiner.

    1. mirel says:

      Ashtu eshte, po partia thote qe eshte djale i mire, dhe populli i thote shyqyr shendoshe.
      Benin e kemi ideatorin e shume pazareve te pista dhe koncesionist i rafinuar..i duhet Ramiut.

  6. Jimi says:

    Si e ke katandisur veten!? Ish k/minister, ish president, ish lider i partise e cila pretendonte se do te bente mrekullira, je ber per meshire!
    Kur lexoj keto “letrat anonime” te cilat ti me shum pasion i publikon ne media apo internet, se tani ja ke mare doren edhe internetit edhe pse e more vone revanin ne pleqeri, cuditerisht mendja me shkon ne dekadat e kaluara. Aso kohe ndermarrjet e medha si uzina fabrika kombinate, ne turnet e dyta e te treta, ne mungese te nje drejtorit te madh, per ankesat, kerkesat qe vinin nga sektore te casktuar apo individe, per ti zgjidhur ato caktohej nje dispecer i cili me kopetencat e kufizuara mundohej me sa mund ti zgjidhte ato deri sa te gdhihej e te vinte ti raportonte drejtorit per zgjidhjen e tyre. Na kerreve mall o dispecer i “koheve moderne!”

    1. mirel says:

      E i qafsh hallin, prape deputet eshte. Ate qe thote e thote jo se eshte budalla,po pjese e programit.
      Thjesht ben detyren

  7. Avokati says:

    E para fjale qe te vjen ne te tilla raste eshte shyqyr me kaq per cdo person qe ka qene jo vetem ne ate makine por edhe tek te tjerat qe u perfshine ne aksident. Ish-ministri Ahmetaj eshte mire me shendet dhe ky eshte nje lajm per te gjithe Shqiptaret pavaresisht perkatesise politike, te shkuara dhe mirardhshi!

  8. rea says:

    shyqyr qe nuk ka patur te lenduar dhe ti lejme keto ishalla vdes se e meriton se as hasmit nuk i urohet kjo. edhe ai ka nje familje e cila eshte bere merak per te dhe po e pret ne shtepi.

  9. miu says:

    Pirdhni, pirdhni! hajde ekspert, hajde.1) land roveri nuk ka demtime nga mbrapa qe mund te jete goditur nga ndonje makine tjeter. 2) pjesa e perparme eshte shume e demtuar. 3) makina ndodhet ne krahun e kundert tek nje kthese me vije te panderprere. 4) ajo eshte permbys por gomat e rrotave duken qarte qe jane ne kushte te mira teknike udhetimi lageshtire….! per mua ka qene me shpejtesi dhe ka dashur te parakaloje ne nje kthese me vije te panderprere ku eshte fatale per kedo! i uroj sherim te shpejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *