Gazetari i njohur "shpërthen" ndaj Dakos: Logjikë idiote e kryetarit, kosovarë bojkotoni Durrësin

18 Korrik 2017, 18:58Politika TEMA

Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi, i ka bërë thirrje pushuesve nga Kosova që të bojkotojnë qytetin e Durrësit.

Shkak për këtë thirrje, është bërë një vendim i  kryebashkiakut Vangjush Dako i cili ka pezulluar autobusët e ardhur nga Kosova të futen në qytet për shkak të trafikut që shkaktojnë duke paralizuar qarkullimin.

Postimi i plotë:

Logjika idiote e këtij kryetarit të Durrësit:

Turistë nga Kosova ka shumë për këtë arsye autobusët nga Kosova duhet të mos lejohen në rrugën afër plazhit, kurse turistë të tjerë ka pak, për këtë arsye të gjithë autobusët me targa jokosovare do të lejohen!

Le t’i tregojë dikush këtij hajgarexhiu se ky vendim përveç se është diskriminim “racist” është edhe absurditet ekonomik.

Derisa të kthjellet ky farë kryetari, kosovarët mund t’i zgjedhin vendet e tjera nëpër bregdetin e Shqipërisë dhe t’ia bojkotojnë e lëjnë krejtësisht Durrësin atij për vete, e ai mund të kënaqet me pakicën – “turistët e huaj”.

S’ka pse turistët nga Kosova t’ia marrin inat gjithë bregdetit të Shqipërisë për shkak se në krye të Durrësit paska qëlluar një kryetar trupeshk (po i përshtatet kjo “trupeshk” meqë po flasim për det ?)!

6 komente në “Gazetari i njohur “shpërthen” ndaj Dakos: Logjikë idiote e kryetarit, kosovarë bojkotoni Durrësin”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    Une e dija qe ky Dako ishte idiot por jo deri ne kete pike

    1. Pushuesi says:

      Dako krimineli mafioz e la Durresin dhe plazhet e ti si ato te Eritrese dhe Etiopise.Mjere Rama kend ka Kryetar Bashkie ne qytetin e Durresit dhe Vlores.

  2. All all says:

    Dako, o injorant, o debil. Na fike me kte qe bere. Nqs kosovaret degjojne kete gazetarin, i bie te vijne te gjithe ktej nga jugu. Po ne ku do pushojm pstj jqj.

  3. maxi says:

    Dako eshte vegel e grekofileve dhe bene c’eshte e mundur qe turistet ti largoe nga DurresI drejte jugut dhe greqise.Ky eshte sabotuesi me i madhe i Durresit,antishiptare i heshtur qe punon perfundi rrogozit….

  4. Arjan says:

    Si eshte e mundur llumi dhe idiotizmi po mbyt shoqerine Shqiptare ,si eshte e mundur te zgjidhen keta kryekara te tille ,o te gjithe o asnje ligji per te gjithe.

  5. ilir says:

    Po mire more zoterinje, keta vellezrit tane kosovar, per te pare Durrsin vin, apo per plzh. Per plazh, per plazh vin, nuk kane pune ne Durres. Gjith bregdetin e kane ne dispozicion. mor qorrea, Dhe ti o gazetar i panjohur, duhet te kesh maman serbe. Edhe sikur te kesh te drejt, nuk veprohet keshtu. Per inat te simevjerre do fle me mullixhiun, Turp Palo gazetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje